Sport

Kylian Mbappe merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij

Kylian Mbappe merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij

Kylian Mbappe duket se nuk ka dyshime për të ardhmen e tij. "Ylli francez" ka dëshpëruar tifozët e Real Madridit pasi nuk dëshiron të largohet nga klubi i PSG-së dhe do ta vazhdojë karrierën aty.

“Jam këtu. Unë jam pjesë e projektit të klubit. Viti i 50-të i klubit është një vit shumë i rëndësishëm për tifozët dhe për të gjithë. Kështu që unë do të jem këtu. Do të tentoj t’i sjell trofetë këtu, bashkë me skuadrën, dhe do ta jap më të mirën nga vetja”, tha ai.