BREAKING NEWS

Ervin Bushati i jep mesazhin e fortë Bashës dhe Kryemadhit: Pas gabimit të pafalshëm që...

Ervin Bushati i jep mesazhin e fortë Bashës dhe Kryemadhit: Pas
x

Sport

La Liga, Barcelona fiton xhiron e fundit, Mesi thyen rekordin e Ksavit pas 11 vjetësh

La Liga, Barcelona fiton xhiron e fundit, Mesi thyen rekordin e Ksavit pas 11

Spanja i dha fund kampionatit ditën e djeshme, pasi mbylli javën e 38-të dhe të fundit të saj, duke dhënë edhe verdiktet përfundimtare. Padyshim, Reali i Madridit është kampion në La Liga, titull që e siguroi matematikisht që në xhiron e parafundit. Mbrëmë madrilenët u përballën me Leganesh, ndërkohë që pasdite vonë, Barcelona luajti ndeshjen e saj të fundit për këtë sezon kundër Alaveshit, në transfertë, të cilën e fitoi 5-0, por kjo ndeshje pati vlerë vetëm për rekordet e Lionel Mesit e aspak për suksesin e Barcelonës si skuadër, e cila nuk fitoi asgjë nga ky edicion në La Liga spanjolle. Sa i takon argjentinasit, padyshim që ai konfirmohet si një prej lojtarëve më të mëdhenj në historinë e kësaj loje, teksa fiksoi rekordet e radhës, edhe pse rezultatet e tij me numrin e golave dhe trofeve këtë edicion nuk e bëjnë sezonin e tij kaq të suksesshëm. Një këpucë e artë, një rekord asistesh dhe golashënuesi më i mirë, janë sukseset e vetme të “pleshtit” argjentinas këtë edicion me fanellën e Barcelonës. Sa i takon ndeshjes së luajtur, Barcelona e mbyll kështu La Ligan me një fitore me goleadë ndaj Alaveshit, që me titullin të fituar tashmë nga Reali i vlejti Lionel Mesit në garën për golashënuesin më të mirë të kampionatit. Argjentinasi realizoi 2 nga 5 golat e “blaugranave” (0-5) në këtë transfertë, madje asistoi Ansu Fatin te rrjeta që zhbllokoi sfidën, duke thyer rekordin e Ksavi Hernandezit si asistuesi më i mirë në historinë e elitës së futbollit spanjoll brenda një sezoni (21). Mesi e mbyll kështu kampionatin me 25 gola e 21 asiste, por mund ta humbë betejën e golashënuesit më të mirë të La Ligas në këtë sezon, (për herë të shtatë në karrierë) nëse Benzema realizon 5 gola në fushën e Leganesh. Përveç Mesit dhe Ansu Fatit, emrin në listën e golashënuesve të Barçës më këtë takim të fundin e shënuan edhe Luiz Suarez, që realizoi golin e 3-0, si dhe Semedo për rezultatin 4-0. Kjo humbje e thellë kishte vetëm vlerë statistikore për Alavesin, që e kishte siguruar matematikisht qëndrimin në La Liga me fitoren 1-2 në fushën e Betisit. Lionel Mesi, si një kapiten, ka lavdëruar shokët për qëndrimin në fitoren 5-0 kundër Alavesh, në ndeshjen e fundit në La Liga. Barça tani do t’i ketë disa ditë pushim dhe më pas do të nisë përgatitjet për ndeshjen me Napolin në Ligën e Kampionëve. “Tashmë e kemi thënë atë që është dashur ta themi, kemi kritikuar vetveten në të gjitha aspektet. Nuk kemi më për çfarë të flasim vetëm të dëshmojmë ndryshimin”, u shpreh Leo pas ndeshjes. Ai e pranoi se Barcelona nuk ka bërë një sezon të mirë. Ndër të tjera, Leo tha se është i kënaqur me reagimin që tregoi ekipi kundër Alavesh një sinjal se kundër Napolit në Champions League, mund të marrin rezultatin që e duan. Sa i përket “Pichichit”, ai tha se nuk u interesojnë çmimet individuale, por nëse në fund ato vijnë vetvetiu, mirë se vijnë. Mesi tani ka një shans për trofe të madh vetëm në Champions League nëse ia del me Barçën e tij të shkojë deri në finale e ta fitojë trofeun me “veshë të mëdhenj”.