Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

La Liga del nga Spanja, Barça kërkon "të lëvizë" në 4 kontinente

Postuar: 12/02/2019 - 20:09

Skuadra e Barcelonës do të synojë të zgjerojë ndikimin e kampionatit spanjoll të futbollit në vende të tjera të botës, duke ushtruar presion për zhvillimin e ndeshjeve në 4 kontinente.

Fillimisht u planifikua një përballje e katalanasve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por përplasjet e krijuara e cënuan këtë ide që në lindje.

Tani, presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu mendon se zgjerimi i markës në nivel global duhet t’iu japë mundësi atyre që të paktën 3 ndeshje t’i luajnë jashtë Europës.

“Për të promovuar markën duhet të luhen 3 ndeshje jashtë vendit çdo vit, një në Amerikën e Veriut, një në Lindjen e Mesme dhe një në Azi. Ne duhet të shkojmë atje dhe të afrohemi me tifozët. Çdo verë ne bëjmë turne për t’u afruar më shumë me ata, e kjo është një mënyrë për të përcjellë respekt. Nëse duam që La Liga të forcohet, duhet të veprojmë kështu”, tha Josep Maria Bartomeu.

La Liga ka firmosur për të luajtur një ndeshje sezoni në SHBA, si pjesë e një marrëveshjeje 15-vjeçare me kompaninë mediatike “Relevent”. Dy skuadrat katalanase, Girona dhe Barcelona janë të parat që këmbëngulin të luhet jashtë, e për këtë kanë dhënë shembull finalen e Superkupës të zhvilluar në Tangier në Marok.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/02/2019 - 20:42

Janë publikuar pak çaste më parë formacionet zyrtare të ndeshjes Liverpul-Bajern i Mynihut, sfidë e cila do të nisë në orën 21:00 në stadiumin “Anfield Road” të Liverpulit.

Postuar: 19/02/2019 - 18:16

Jose Mourinho vijon të jetë ende pa një skuadër në të cilën të impenjohet, edhe pse spekulimet e

Postuar: 19/02/2019 - 07:18

Franca është përfshirë javët e fundit nga protesta të forta e të zgjatura të grupimit të ashtuqua

Postuar: 19/02/2019 - 07:17

Kukësi ka lënë pas krizën dhe po mendon për të ardhmen.

Postuar: 19/02/2019 - 07:15

Nga Superliga zvicerane vjen një lajm shumë i mirë për Panuçin, pasi Armando Sadiku rigjeti golin

Postuar: 18/02/2019 - 21:01

Francezi Zinedine Zidane që drejtoi me mjaft sukses skuadrën e Realit të Madridit, duket se është

Postuar: 18/02/2019 - 18:08

Futbollisti i Manchester United, Maks Tajer ka marrë një lajm të tmerrshëm.