BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Sport

Laçi kthen në pankinë “stekën e vjetër”, kurbinasit do t’i drejtojë Stavri Nica

Laçi kthen në pankinë “stekën e vjetër”,

Pankinat e disa skuadrave të Kategorisë Superiore kanë nisur të tronditen, si pasojë e rezultateve të munguara. Nga ana tjetër, dy ndryshimet e para kanë ndodhur, pasi Tirana dhe Laçi, ku në katër javët e para të garës nuk kanë ecurinë e duhur, kanë shkarkuar trajnerët dhe kanë sjellë teknikët e rinj. Tirana emëroi në krye të grupit Nevil Deden, ish-lojtar e teknik i mëparshëm i kampionëve në fuqi të Superiores, kurse Laçi largoi Armando Cungun pas humbjes me Kukësin dhe po ideon kthimin në krye të grupit të “stekës së vjetër”, ish-trajnerin e mëparshëm të kësaj skuadre, Stavri Nicën. Ky i fundit ka eksperiencë të gjatë me skuadrat e kampionatit tonë, i sprovuar dhe mjaft efikas ndaj ekipeve që konsiderohen problematike. Nica besohet se do të marrë komandën e kurbinasve nisur dhe nga njohja e tij e vjetër me presidentin e Laçit, Pash Laska. Jo vetëm kaq, por ai i njeh disa prej futbollistëve dhe njeh mirë mentalitetin e kampionatit. Mbetet të shihet se në çfarë rrethanash kontraktuale do ta vijojë ai marrëdhënien me klubin kurbinas.

Nica, “dashuri e vjetër” në radhët e Laçit

Laçi është një prej skuadrave më cilësore në Superiore, gjithmonë nëse marim parasysh kualitetin e grupit. Kurbinasit kanë disa vite që luajnë në nivele të larta, duke mundësua madje dhe pjesëmarrjen në Ligën e Europës. kanë mundur të kenë një grup të harmonizuar mirë dhe shpesh shesin lojtarë cilësorë në Kroaci. Prandaj në Laç kërkohet medoemos rezultat. Për këtë arsye edhe ndodhën ndryshime në pankinë. Kështu, me largimin e Armando Cungut, Laçi ka mbetur pa trajner, por në takimin e kësaj fundjave ndaj Apolonisë, kurbinasit do të drejtohen nga një njohje e vjetër, pikërisht nga Stavri Nica, aktualisht trajner i skuadrës U-21 të Laçit. Presidenti Pashk Laska i cili gëzon një respekt maksimal për Nicën e ka vendosur përkohësisht në krye të skuadrës 66-vjeçarin korçar në pritje për të gjetur një trajner të ri që do të zëvendësojë Armando Cungun. Një emërim i përkohshëm i trajnerit i cili rreth një dekadë më pare mori Laçin si një skuadër që vinte nga Kategoria e Parë dhe e ktheu në një ekip me ambicie që siguroi edhe Europën dhe arriti rezultate shumë të rëndësishme me kurbinasit. Nuk do të ishte çudi që nëse skuadra bind në ndeshjen ndaj Apolonisë Nica të zgjidhjes si trajneri i përhershëm i Laçit duke firmosur dhe një kontratë afatgjatë. Por kjo mbetet për t’u parë në ditët në vijim.

Nuabueze në gjurmët e Kobinah, e dëshirojnë në Egjipt

Ndërkohë që kampionati ka një rregullore të re që njihet këtë edicion, atë të shtimit të numrit të lojtarëve të huaj në formacion, nga 4 deri në 5 të tillë, duket se për kurbinasit kjo nuk vlen, pasi sulmuesi kryesor, Kirnian Nuabueze po mendon largimin dhe një kalim në kontinentin afrikan. Kështu, sipas raportimeve të medieve sportive online, pas Uinful Kobinah, klubi i Superligës egjiptiane, Kleopatra kërkon të firmosë me një tjetër yll të Kategorisë Superiore. “Panorama Sport” zbulon se në radarët e drejtuesve të Kleopatra ka përfunduar kryegolashënuesi i edicionit të kaluar në kampionatin shqiptar sulmuesi i Laçit Kirian Nuabueze, i cili nuk e ka nisur mirë këtë sezon të ri me kurbinasit dhe një faktor kryesor për këtë është se bomberi nigerian me pasaportë amerikane kërkon largimin nga Laçi pasi është joshur nga një kontratë në terma më të mirë financiarë. Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë gjatë ditëve në vazhdim por duhet theksuar se momentalisht merkato në Egjipt është e hapur dhe largimi i Nuabuezes është mëse i mundshëm.