BREAKING NEWS

KQZ del me njoftimin e rëndësishëm/ Kush janë dy emrat e njohur që bënë shumë zhurmë që pritet të marrin mandatin e deputetit në seancën e radhës (NJOFTMI I PLOTË)

KQZ del me njoftimin e rëndësishëm/ Kush janë dy emrat e
x
BREAKING NEWS

"Joe Biden e ka bërë të qartë se SPAK..."/ Spartak Ngjela komenton deklaratat e Yuri Kim dhe Arben Krajës: Berisha është hetuar para se të shpallej non grata, ndërsa Meta po hetohet për...

"Joe Biden e ka bërë të qartë se SPAK..."/
x
BREAKING NEWS

Thellohet përçarja në PD/ Nga Mallakastra në Krujë, zbardhen 7 kandidatët e grupit të Alibeajt për zgjedhjet lokale. Kush janë emrat e njohur

Thellohet përçarja në PD/ Nga Mallakastra në Krujë,
x
BREAKING NEWS

“Tërmet” tek opozita në dhjetor, nga rikthimi i Lulzim Bashës në krye të PD, tek përjashtimi i Berishës dhe Metës nga Parlamenti, ja prapaskenat

“Tërmet” tek opozita në dhjetor, nga rikthimi i Lulzim
x
BREAKING NEWS

Joe Biden fut në ankth politikën shqiptare, pushtetarët e lartë të korruptuar “në rrethin e ferrit” nga kushtet evropiane, si do të plotësohen me materiale shtesë nga amerikanët dosjet “përvëluese” në SPAK

Joe Biden fut në ankth politikën shqiptare, pushtetarët e
x
BREAKING NEWS

Muharrem Xhafa: Ja kush ka qenë njeriu i besuar i CIA në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe çfarë i ka shkruar në një raport Uashingtonit në shtator 1944 për shqiptarët

Muharrem Xhafa: Ja kush ka qenë njeriu i besuar i CIA në Shqipëri
x
BREAKING NEWS

Shqipëria do pushtohet nga dimri i acartë, ja çfarë ka rezervuar moti për ditët e para të Dhjetorit (TABELAT)

Shqipëria do pushtohet nga dimri i acartë, ja çfarë ka
x
BREAKING NEWS

“Gropa ruse” në zemër të Evropës, Suedia tronditet nga një skandal spiunazhi si nëpër filma, zbulohet një ndërtesë plot me oficerë të inteligjencës sekrete të Kremlinit

“Gropa ruse” në zemër të Evropës, Suedia
x

Sport

Laçi, Kukësi e Teuta, nga pretendentë në luftë për mbijetesë, fundtabela ka krizë

Laçi, Kukësi e Teuta, nga pretendentë në luftë

Disa skuadra po zhgënjejnë në Superligë sepse nga ekipe që pretendonin titullin ndodhen në fundtabelë e në luftë për mbijetesë, në ato pozicione që prodhojnë krizë. Kështu, Laçi, Teuta dhe Kukësi janë tre ekipet që në vitet e fundit i kemi parë gjithnjë në nivele të larta në “Abissnet Superiore”, duke qenë pretendentë për vendet e para në renditje, apo konkurrues dhe në Kupën e Shqipërisë, megjithatë ky edicion ka nisur në mënyrë shumë negative, teksa të tria ndodhen në vendet e fundit të renditjes. Laçi është skuadër që mbyll klasifikimin teksa ndaj Kukësit mori humbjen e pestë radhazi dhe duke përjashtuar fitoren e javës së parë ka zhgënjyer ndeshje pas ndeshje si në rezultat dhe në lojë. Kurbinasit, të cilët zotërojnë statuset si nënkampion dhe finalist të Kupës së Shqipërisë nuk po arrijnë që të kthehen në “shinat e duhura”, ndërsa do të provojnë ndaj Tiranës që të arrijnë një fitore që do u vlente më shumë se tre pikë, mbi të gjitha në aspektin moral. Teuta është ekipi i vetëm që këtë edicion ende nuk e ka provuar shijen e fitores, duke marrë vetëm 4 barazime e 2 humbje. Skuadra e Bledi Shkëmbit nuk po gjen dot ekuilibrat, duke mos patur atë agresivitet që kemi parë edicionin e shkuar, e duke zhgënjyer. Ndryshimet e shumta duket se duan ende kohë, teksa ekipi ka marrë një tjetër fytyrë nga edicioni i kaluar. Kukësi më në fund arriti që të marrë fitoren e parë për këtë edicion, teksa mundi minimalisht Laçin. Trajneri Enkeleid Dobi shijoi suksesin e parë, por e regjistroi ndaj ekipit që sot është në vendin e fundit e mbetet për t’u parë nëse verilindorët do të kenë stabilitet, teksa në tre javët e ardhshme do të luajnë me Bylisin, Erzenin dhe Egnatian. Në 10 vitet e fundit, asnjëherë më pare nuk i kishim parë Teutën, Laçin dhe Kukësin që të ishin në pozita të tilla, ku po afron fundi i fazës së parë, edhe pse deri në fund ka shumë javë dhe vështirë se do të “lundrojnë” dhe për shumë gjatë në të tilla ujëra.