BREAKING NEWS

Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin Patric HO që i hapi ekspozitë dhe pazaret Duçka-McGonigal me biznesmenin e goditur nga SHBA

Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin
x
BREAKING NEWS

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për tradhtinë ndaj Kosovës dhe lojërat me serbët, lëvizja kundër Albin Kurtit e dyshimtë, kërkojnë mbështetje për kryeministrin kosovar

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për
x
BREAKING NEWS

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur KFOR në Veri të Kosovës dhe për të nxjerrë jashtë loje shtetin kosovar, skenar për ndërrimin e territoreve

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur
x
BREAKING NEWS

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për të fundosur Shkëlzenin, ja informacionet “përvëluese”  që ka për djalin e Berishës që e implikojnë në aferën e “Gërdecit”, nga takimi në zyrë me një mafioz, tek gabimi i madh që i kushtoi jetën Kosta Treb...

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për
x
BREAKING NEWS

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër ministër, ja pse Sali Berisha sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe kush është politikani që pritet të zëvendësojë Edi Ramën në krye të PS

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër
x
BREAKING NEWS

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që
x
BREAKING NEWS

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më
x
BREAKING NEWS

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King
x

Sport

Laçi luan “tenis” përballë Teutës, fitore me gjashtë gola për t’i ikur krizës

Laçi luan “tenis” përballë Teutës, fitore me

Java e tretë e Kategorisë Superiore u mbyll ditën e djeshme, me takimin e fundit të saj, atë ndërmjet laçit e Teutës. Ishte një sfidë që kishte tërhequr vëmendje të madhe, pasi të dyja skuadrat ishin shndërruar në kantiere ku punohej për të përtërirë grupet, por duket se merkato po i jep të drejtë Laçit, që dje korri një fitore të madhe e më të thellën deri më tani për këtë sezon, e që me trepikëshin e arritur shpëton veten nga kriza, por i jep drejtim edhe karrierës së trajnerit Skerdi Bejzade.

“Tenis” kurbinas

Laçi argëtohet dhe bind në shtëpi ndaj Teutës, me kurbinasit të cilët shijuan fitoren e parë sezonale në javën e tretë të kampionatit. Skuadra e Bejzades triumfoi 6-1 ndaj të besuarve të Diego Longo-s, në një ndeshje të dominuar nga “bardhezinjtë”. Durrsakët rezistuan vetëm nëntë minuta, me Sobovale që kaloi në avantazh Laçin. Vendasit e shfrytëzuan në maksimum momentin e mirë dhe në minutën e 24-të dyfishuan me mesfushorin Ujka. Teuta bëri pak në fraksionin e parë për të ndryshuar panoramën e sfidës, ndërsa kurbinasit i shkuan pranë golit të tretë, madje duke gjetur edhe traversën në minutën e 31-të. 2-0 dhe kështu u mbyll pjesa e parë, ndërsa në 45 minutat e dyta, Laçi tregoi sërish forcën dhe realizoi edhe katër herë të tjera. Pas dhjetë minutash lojë, Uilliam çoi rezultatin në 3-0, ndërsa në minutën e 61-të, vendasit festuan përsëri, këtë herë golin e katërt të realizuar nga Bajramaj. “Poker” i Laçit dhe Teuta u dorëzua pa kushte dhe “bardhezinjtë” shkundën përsëri rrjetën e durrsakëve, me Ujkën që shënoi golin e pestë për kurbinasit dhe të dytin personal. Në kohën shtesë, skuadra e Longo-s shënoi golin e “nderit” me Gjatën që realizoi një gol mjaft të bukur, por në fund shërbeu vetëm në aspektin personal. Teksa ndeshja u vulos nga Myrta në minutën e 90+2′, që shënoi golin e gjashtë për Laçin. Në fund 6-1, fitorja e parë e Laçit dhe një sinjal i fortë nga skuadra e Bejzades që shkon kështu në kuotën e 4 pikëve në vendin e gjashtë, ndërsa Teuta pëson humbjen e parë sezonale dhe në dy ndeshjet e luajtura krenohet me vetëm një pikë duke zbritur në vendin e nëntë.

Longo: Kështu s’mund të vazhdohet

Trajneri i Teutës, Longo, jo vetëm shfaqi pakënaqësi për ekipin e tij, por e quajti të papranueshëm lojën dhe rezultatin për ekipin durrsak. “Sot gjithçka ishte e pabesueshme, humbëm çdo gjë që mund të humbnim. Gjumsi ishte vetëm 20 minuta sulmues, por pastaj ndryshuam, ne u munduam por nuk kemi bërë atë që kemi provuar. Kemi pasur probleme me disa lojtarë, ndaj ndryshuam. Por nuk është problem i Gjumsit, apo Jazxhi, apo Beqjes, por i të gjithëve, si skuadër, si staf e të tjerë. Jam i mërzitur pasi nuk luajtëm, ndaj jam i mërzitur. Jam i mërzitur edhe për tre pikët, por ato nuk janë gjë në krahasim me mënyrën se si skuadra nuk luajti sot mbi atë që punojmë. Jam më i mërzitur me veten se ekipin se përgjegjësia është e imja”, tha Longo. Rivali i tij, trajneri i Laçit, Skerdi Bejzade, u shfaq i lumtur për fitoren dhe ishte një start shumë i mirë i tij në krye të ekipit kurbinas.

 

Superiore, java 3

Të mërkurën

Egnatia-Erzeni                        4-3

Dinamo-Kukësi           2-1

Të enjten

Tirana-Skënderbeu      3-1

Vllaznia-Partizani        0-0

Të premten

Laçi-Teuta                   6-1

 

Renditja

Nr.Ekipi         Pikë

1.Tirana           7

2.Skënderbeu  6

3.Egnatia         6

4.Vllaznia        5

5.Partizani       4

6.Laçi              4

7.Dinamo        3

8.Erzeni           2

9.Teuta            1

10.Kukësi        0