BREAKING NEWS

Nuk e fituan dot betejën/ Katër pacientë humbin jetën në Infektiv orët e fundit, ministria jep detajet zyrtare

Nuk e fituan dot betejën/ Katër pacientë humbin jetën
x

Sport

Laçi me hap Europe, thyen Kukësin dhe i jep “një dorë” për titull edhe Tiranës

Laçi me hap Europe, thyen Kukësin dhe i jep “një

Kategoria Superiore mbylli dje javën e 30-të të saj, me rezultate që priteshin, por njëherësh domethënëse për renditjen e skuadrave. Mbeten dhe 6xhiro deri në fund, gara është e hapur, por fitorja e djeshme e Laçit përballë Kukësit, ndaj një rivali direkt, dëshmon se kurbinasit kanë bërë një hap përpara për në zonën e Europa League, ndërkohë që me këtë fitore, jo vetëm e la Kukësin në vend-numëro, por i jep “një dorë” edhe Tiranës në rrugëtimin për titull. Në të vërtetë kjo javë e ka komplikuar më tej situatën në garën për një vend në Ligën e Europës. Ndërsa ka favorizuar Tiranën në rrugën për titull, ka sjellë afrimin e skuadrave në pozicionet midis 2 dhe 7, duke e lënë të hapur deri në fund këtë garë. Natyrisht, edhe pse humbi, Kukësi është në pozita më të mira për të mbajtur vendin e dytë, që të çon direkt në Europë. Prandaj dueli midis Laçit, Skënderbeut, Teutës, Partizanit dhe Bylisit do të jetë për vendin e tretë në klasifikim, pozicion që gjithashtu të siguron pjesëmarrjen në Ligën e Europës.

Ndeshja/ Laçi gati për Europën, i jep një “dorë” edhe Tiranës

Laçi mori një fitore të madhe (2-0) ndaj Kukësit për objektivin Europë e njëkohësisht i bëri një shërbim të madh Tiranës në luftën për titullin kampion, pasi diferenca mes bardhebluve dhe verilindorëve mbetet 9 pikë, një hendek ky shumë i madh për t’u rikuperuar nga skuadra e drejtuar nga Orges Shehi në gjashtë javët e mbetura të kampionatit. Një sukses i merituar nga kurbinasit, falë “armës” që i karakterizon në ndeshjet shtëpiake, pikërisht grinta. Regi Lushkja i dha epërsinë Laçit në minutën e 35-të, pasi u shërbye nga Deliu, ndërsa golin që i dha goditjen përfundimtare Kukësit e shënoi 19-vjeçari Selmani në minutën e 71-të, një finalizim ky që ngriti peshë stolin vendës. Asgjë nuk ndryshoi në minutat e mbetura, përtej rasteve të krijuara në të dyja portat (në dy momente kundërsulmi bën mrekullinë Xhika), me kurbinasit që me këtë fitore ngjit në vendin e tretë (49 pikë) dhe i kërcënojnë madje pozicionin e dytë Kukësit (53).

Suksesi/ Teuta me marsh të 5-të, rrit pretendimet për Europa League

Ndërsa në Kurbin Laçi përmbushi misionin e vet për fitore, këtë detyrë bëri edhe Teuta në transfertë, duke mundur në Gjirokastër Luftëtarin, në një duel ku dominimi i durrsakëve nuk vihej në diskutim, qoftë kjo dhe për shkak të situatës që mbretëron tek “shqiponjat” gjirokastrite. Pra, Teuta i përmbushi pritshmëritë në transfertë me Luftëtarin, ku fitoi me rezultatin e thellë 1-5. Sigurisht që përballë një skuadre të rënë nga kategoria dhe me lojtarë të rinj “Djemve të Detit” nuk iu desh shumë impenjim për të marrë fitoren. Për skuadrën e drejtuar nga Edi Martini e hapi serinë e golave Hebaj, për ta vijuar me dy golat e njëpasnjëshëm të Kallaku, finalizimin e Avdylit dhe në fund sërish me Kallakun, që sigloi tregolësh në këtë takim. Golin e vetëm për gjirokastritët, atë të rezultatit të përkohshëm 1-1, e realizoi Haxhiu.

Përmbysja/ Bylis fitore në sekondën e fundit ndaj Skënderbeut

Një trepikësh me mjaft vlera ka korrur dje edhe skuadra ballshiotë, e cila jo vetëm i ikën përfundimisht vendeve të fundit, por me fitoren e djeshme i rriten shanset për të rivalizuar deri në fund për një vend në Europa League. Mund të pranohet se ishte një fitore “in extremis” e Bylisit përballë Skënderbeut në “Adush Muça”. Golin e vetëm të këtij takimi e realizoi Isli Hidi me 11-metërsh në minutën e tretë shtesë. Një fitore që merr shumë vlera për ballshiotët, të cilën krijojnë një diferencë prej katër pikësh me Vllazninë, e cila me renditjen aktuale do të luante në “play-out”. Ndeshjet e javëve të mbetura janë vendimtare, por padyshim që përcaktuese për objektivat e këtyre ekipeve do të jenë duelet direkte mes tyre.