BREAKING NEWS

Pas publikimit të dosjes, Sali Berisha konfirmon moskandidimin e Ilir Metës për kryetar të Bashkisë të Tiranës, pasi është spiun i ish-Sigurimit të Shtetit

Pas publikimit të dosjes, Sali Berisha konfirmon moskandidimin e Ilir
x
BREAKING NEWS

Shqipëria dorëzon zyrtarisht rezolutën kundër raportit të Dick Martyt për krime nga UÇK, e cilëson të pabazë dhe kërkon të hartohet një i ri, tërbohen serbët

Shqipëria dorëzon zyrtarisht rezolutën kundër raportit
x
BREAKING NEWS

Përmbyset gjithçka, Vladimir Putin merr goditjen më të madhe që nga fillimi i luftës në Ukrainë, Kievi po tenton të marrë Krimenë

Përmbyset gjithçka, Vladimir Putin merr goditjen më të
x
BREAKING NEWS

Zbardhet skema, ja sa do të rriten pensionet për të moshuarit, kategoritë që përfitojnë dhe fondet e vëna në dispozicion nga buxheti

Zbardhet skema, ja sa do të rriten pensionet për të moshuarit,
x
BREAKING NEWS

Vuçiç refuzon emërtimin “Putin i vogël” mes frikës së ndërhyrjes ruse, analiza e “New York Times”: A po e përdor Kremlini Serbinë për të nxitur luftën në Ballkan?

Vuçiç refuzon emërtimin “Putin i vogël” mes
x
BREAKING NEWS

Eksperti i ekonomisë jep alarmin: Kompania arabe do të jetë aksioneri i mazhorancës, ja pazari i Portit të Durrësit që qeveria nuk na e tregon

Eksperti i ekonomisë jep alarmin: Kompania arabe do të jetë
x
BREAKING NEWS

Dështon skenari rus për konflikt të armatosur në rajon, si po shkon drejt paqes situata mes Beogradit dhe Prishtinës, ja lëvizja e ndërkombëtarëve për t’i shkatërruar planin Vuçiçit

Dështon skenari rus për konflikt të armatosur në rajon, si
x
BREAKING NEWS

Çupi paralajmëron “tërmet” në politikën shqiptare në shtator: Grupi i Berishës do të konsiderohet ‘armatë terroriste’, nuk mund të ketë qeveri teknike për hallet e Metës

Çupi paralajmëron “tërmet” në politikën
x

Sport

Laçi me përforcime cilësore në Europë, kurbinasit marrin edhe portierin e Tiranës

Laçi me përforcime cilësore në Europë, kurbinasit

Ekipet tona që kanë siguruar pjesëmarrjen në Europë vijojnë përgatitjet për ndeshjet e tyre dhe tani u ka ardhur momenti të tregojnë vlerat në fushë, por njëherësh edhe të shpalosin cilësinë e merkatos që kanë bërë në këto 5 javë të para të saj. Tirana është e para që do të zbresë në fushë, pasi përballet sot në mbrëmje me Dudelanzhin e Luksemburgut, në transfertë, ndërkohë që ekipet e tjera do të luajnë ditën e enjte, në kuadër të Ligës së Konferencës. Në këtë aktivitet të fundit luan këtë edicion edhe Laçi, skuadër që ka bërë progres vitet e fundit dhe ka krijuar një traditë të bukur të pjesëmarrjes në Europë, pra një qëndrueshmëri për t’u admiruar. Por kurbinasit kërkojnë më shumë këtë herë, duan të kalojnë më shumë se një raund dhe janë “mprehur” të tregojnë forcë e dinjitet në duelin me rivalët e tyre. Shorti këtë edicion ka qenë i pranueshëm për Laçin, prandaj skuadra e trajnerit Shpëtim Duro do të bëjë më të mirën e saj.

Situata me ekipin kurbinas

Sikurse raportohet e informohet edhe nga vetë klubi kurbinas, Laçi po përgatitet për dy takimet që do të luajë ndaj Iskras në raundin e parë kualifikues të Conference Legue. Në media është mësuar lista e futbollistëve të kurbinasve për dy takimet me malazezët, ku bie në sy përfshirja e disa emrave të rinj. Mario Barjamaj, Mishel Babatunde, Segerso Geci dhe Ortelio Biba janë emrat e bashkuar me skuadrën e Shpëtim Duros. Barjamaj transferohet nga Tomori dhe luan si mesfushor qendre. Në edicionin e fundit luajti 23 ndeshje, duke shënuar dhe 3 gola. Nigeriani Mishel Babatunde ka një CV të pasur, teksa ka qenë pjesë e kombëtares së tij në dy botëroret e fundit. 29-vjeçari ka luajtur në Ukrainë, Katar dhe Marok së fundmi. Segerso Geci do në sezonin e fundit ishte pjesë e Korabit, ndërsa Ortelio Biba ka qenë pjesë e Internacionalit si dhe luan me Shqipërinë U-18. Pjesë e listës është dhe Luka Cucin, i cili është prezantuar nga klubi kurbinasit, ndërsa është rikthyer nga huazimi dhe Fatmir Prengaj, që ishte pjesë e Erzenit. Laçi do të luajë ndeshjen e parë në “Elbasan Arena”, të enjten, në orën 21:00, ndërsa do të diskutojë kualifikimin një javë më vonë në shtetin fqinj.

Laçi merr një portier të Tiranës

Në kuadër të merkatos Laçi ka lëvizur me pikatore, por mjaftueshëm për ta forcuar grupin. Pra goditjet e kurbinasve kanë qenë të studiuara. Së fundmi kanë sjellë një prurje jo të panjohur nga kryeqyteti për portën. Klubi kurbinas ka arritur marrëveshjen me portierin 32-vjeçar, Klajdi Kuka, që është bashkuar menjëherë me skuadrën. Gardiani kryeqytetas nuk do të jetë në dispozicion të Laçit për dy sfidat e para eliminatore ndaj malazezëve të Iskra Danilovgrad, pasi nuk është federuar në kohë, megjithatë do të nisë përgatitjet për tët qenë sa më shpejt në dispozicion të trajnerit Duro. Klajdi Kuka ka një karrierë të pasur, kryesisht në Kategorinë e Parë, ku ka veshur fanellën e skuadrave si Tomori, Kastrioti, Vora, Turbina, Dinamo, Besa e Tërbuni, teksa pikërisht pjesë e pukjanëve ishte edhe në sezonin që lamë pas.