BREAKING NEWS

Ish-prokurori reagon për hetimin e iceneratorëve: SPAK thotë që s’di pronarin, shteti vijon të paguajë

Ish-prokurori reagon për hetimin e iceneratorëve: SPAK thotë
x
BREAKING NEWS

“Gëlltita brisqe”/ I dënuari i rrezikshëm në burgun e Drenovës alarmon policinë

“Gëlltita brisqe”/ I dënuari i rrezikshëm në
x
BREAKING NEWS

Gazetari i njohur zbulon informacionin e bujshëm: Ka ardhur një telefonatë me zërin e Vis Martinajt nga jashtë

Gazetari i njohur zbulon informacionin e bujshëm: Ka ardhur një
x
BREAKING NEWS

Avokati zbulon zhvillimet e fundit për hetimet e Ahmetajt

Avokati zbulon zhvillimet e fundit për hetimet e Ahmetajt
x
BREAKING NEWS

Ish-prokurori: Ja çfarë ka sjell veçimi i Ahmetaj nga çështja e inceneratorit

Ish-prokurori: Ja çfarë ka sjell veçimi i Ahmetaj nga
x
BREAKING NEWS

A do të arrstohet Ahmetaj? Ish-prokurori plas 'bombën': Ja faktet

A do të arrstohet Ahmetaj? Ish-prokurori plas 'bombën': Ja
x
BREAKING NEWS

Gazetari del me deklaratën e fortë: Ja me cilin post drejtues kanë lidhje grupet kriminale

Gazetari del me deklaratën e fortë: Ja me cilin post drejtues
x
BREAKING NEWS

Bonus shtesë për pensionistët, publikohet VENDIMI i minutës së fundit

Bonus shtesë për pensionistët, publikohet VENDIMI i minutës
x

Sport

Laçi me probleme para Partizanit, Tirana ndien peshën e largimeve në janar

Laçi me probleme para Partizanit, Tirana ndien peshën e largimeve

Kampionati do të rikthehet në fushë këtë të hënë, me disa prej ndeshjeve të javës së 20-të të tij, ndërkohë që dy skuadrat e kryeqytetit, Partizani e Tirana, po bëjnë çmos që të mbajnë në harmoni grupin pas largimeve të rëndësishme në merkaton e janarit. Për Partizanin synimi është që të bëjë kthesën e madhe, për shkak se në javët e fundit ka munguar rezultati dhe ekipi ka humbur shijen e fitores. Për këtë arsye i duhet të bëjë kthesë urgjente. Edhe Tiranës i duhet të sakrifikohet në fushë, pasi grupi është dobësuar nga largimi i disa titullarëve. Pra situata pritet me interes dhe këto ndeshje të xhiros së 20-të kanë rëndësi për vazhdimësinë e garës.

Laçi me mungesa, Partizani shpreson kthesën e fortë

Laçi vijon përgatitjet për ndeshjen e së hënës ndaj Partizanit në stadiumin e këtij të fundit, në orën 19:00. Kurbinasit vijnë pas dy rezultateve shumë të mira në kampionat dhe kualifikimit në Kupë ndaj Tomorit të Beratit, teksa ndaj “demave” do të kërkojnë fitoren e tretë radhazi në Kategorinë Superiore, me qëllim afrimin sa më të madh me kreun dhe synimin për t’u kualifikuar në Ligën e Konferencës. Gjithsesi, misioni nuk do të jetë aspak i lehtë, pasi gjatë javës trajnerit Gentian Mezani i janë shfaqur disa telashe dhe alarmi më i madh është në mesfushë. Një nga lojtarët kryesorë të skuadrës, Majkëll Babatunde, do të mungojë në këtë ndeshje për shkak të pezullimit më kartonë. Ai ishte një nga lojtarët më në formë te kurbinasit në javët e fundit. Të sigurt në mesfushë janë Ukja dhe Manellari, teksa një alternativë për të zëvendësuar Babatunden është Manellari. Nga ana tjetër Giundo është në garë me kohën për të qenë gati për këtë sfidë.

Tirana e dobësuar nga largimet, e pranon trajneri Shehi

Janari e bëri Tiranën skuadër më të dobët, pasi u larguan disa titullarë. Këtë gjë e ka pranuar hapur trajneri Orges Shehi, i cili thotë se pjesa e mbetur e grupit duhet të ruajë ekuilibrat dhe të përballojë sfidat që vijnë. “Sigurisht që në këtë merkato që ne kaluam, me tranzicionin në gusht, tani kemi përsëri një tranzicion tjetër se u larguan shumë lojtarë. Nuk e di sa do të ndikojë, do të bëjmë maksimumin për të qenë kompetitiv. Në disa situata do të kenë luhatje kaq të mëdha, por klubi i peshon dhe merr vendimet duket qenë të ndërgjegjshëm që duhet të arrihen objektivat. Në futboll kur hyn çështja financiare dhe menaxhimi i situatave, atëherë hyrje-daljet ekonomike dhe sportive i vlerëson dhe i vendos klubi. Mua dhe stafit më mbetet të bëjmë më të mirën tonë që edhe tranzicioni në këto muaj të mos ndjehet shumë se nuk është pak që të ketë dy periudha kështu”, tha Shehi. Më tej ai foli për emra të veçantë dhe situatën e grupit aktualisht. “Përveç dëmtimit të Kristal Abazajt, pjesa tjetër e skuadrës është e gatshme. Çdo ndeshje e analizojmë dhe marrim të mirat dhe të këqijat. Ajo ndaj Kukësit ka pasur më shumë të mira se të këqija. Do të përqendrohemi te elementët që nuk ishin të duhurit, por të mos harrojmë që nuk kemi lojtarë si Geci e Abazaj. Mendoj se janë mungesa të rëndësishme, sigurisht që me atë që ishim në krahasim me atë që jemi, jemi pak deficit. Shpresojmë që Abazaj të kthehet sa më shpejt”, nënvizoi më tej ai.