BREAKING NEWS

Fatmir Mediu zbulon nëse është thirrur nga ambasada e SHBA pas shpalljes non grata të Berishës: U vendos të kishim një qëndrim të përbashkët

Fatmir Mediu zbulon nëse është thirrur nga ambasada e SHBA pas
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha nxjerr prapaskenat “bombë: Basha do të futej në burg nëse nuk i bindej këtij ultimatumi! Ja pse për disa kohë nuk mund të shkonte dot në SHBA

Sali Berisha nxjerr prapaskenat “bombë: Basha do të futej
x
BREAKING NEWS

E papritur! Blendi Fevziu nervozohet keq në mes të emisionit me regjinë: Më çmendët

E papritur! Blendi Fevziu nervozohet keq në mes të emisionit me
x
BREAKING NEWS

Rama bën reagimin e papritur: Do të jetë e pabesueshme, do ta dëgjoni shumë shpejt...

Rama bën reagimin e papritur: Do të jetë e pabesueshme, do ta
x
BREAKING NEWS

Çfarë do të bëni nëse qytetarët nuk janë dakord për ‘Ballkanin e Hapur”? Ja çfarë thotë kryeministri Rama: Politika nuk është spektakël si Big Brother që të zihen njerëzit për brava

Çfarë do të bëni nëse qytetarët nuk janë
x
BREAKING NEWS

Pse nuk krijoni një parti të re? Përgjigjet Sali Berisha

Pse nuk krijoni një parti të re? Përgjigjet Sali Berisha
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha paralajmëron zhvillime të reja, zbulon se çfarë do të ndodhë të dielën

Sali Berisha paralajmëron zhvillime të reja, zbulon se
x
BREAKING NEWS

Çfarë ndodh nëse Sali Berisha merr Partinë Demokratike? Escobar: Biden dhe Blinken kanë qenë të qartë

Çfarë ndodh nëse Sali Berisha merr Partinë Demokratike?
x

Sport

Laçi poshtëron Dinamon dhe kërcënon kryesuesit e garës

Laçi poshtëron Dinamon dhe kërcënon kryesuesit e

Java e 11-të e Kategorisë Superiore ka nisur në mënyrë spektakolare, ku Dinamo po kalon një krizë e shprehur në lojën e në rezultate, kurse Laçi fiton e vijon të ngjitet, duke kërcënuar kështu pretendentët për titull në Superiore. Kryendeshja e javës, ajo mes Teutës e Vllaznisë, nuk prodhon fitues, e mbyllet në barazim, duke i lënë të dy kampet të pakënaqur.

Arapi e nis me barazim në krye të Teutës, Vllaznia me 10 vetë merr 1 pikë

Kryendeshja e javës, ajo mes Teutës e Vllaznisë, luajtur në stadiumin “Elbasan Arena”, përfundoi në barazim 1-1. Pra ka nisur me barazim aventura e Renato Arapit si trajner, me Teutën që kishte ndryshuar pak ose aspak nga ajo e Edi Martinit dhe që bëri shumë pak për të marrë fitoren, ndonëse pati epërsi numerike përreth 2/3-at e ndeshjes. Sfida për shkodranët u komplikua shpejt, pasi sulmuesi kroat Ante Aralica kreu një faull naiv dhe të panevojshëm në mesfushë, duke u ndëshkuar me karton të kuq pas ndërhyrjes së VAR-it dhe duke lënë të tijtë me 10 futbollistë për më shumë se një orë lojë. Por ndonëse me një lojtar më pak, ishin pikërisht kuqeblutë u mbajtën mirë në pjesën e parë, duke shkuar një dhomat e zhveshjes me rezultatin 0-0. Teuta e nisi vrullshëm pjesën e dytë dhe gjeti golin me Georgiev në minutën e 55-të. Më pas kontrollin e lojës e morën shkodranët, që pasi “flirtuan” dy herë me golin, fillimisht me Da Silvën e më pas me Hoxhajn, gjetën golin e barazimit me Latifin në minutën e 70’, nëpërmjet një aksioni model, ku morën pjesë disa lojtarë. Deri në fund pati shumë pak mundësi shënimi dhe vërshëllima finale e Laver Allës la në fuqi barazimin 1-1, me dy skuadrat që ndajnë nga një pikë, por që duket si fitore për shkodranët, duke qenë se luajtën për minuta të tëra me një lojtar më pak.

Laçi poshtëron Dinamon, kurbinasit 5 gola në portën e bluve

Laçi ka poshtëruar dje pasdite Dinamon, duke e mundur me shifrat e thella 5-0, në një takim ku pritshmëritë ishin ndryshe për “nëndetësen blu”. Ndërkohë, suksesi i sotëm ka ngjitur ekipin kurbinas përkohësisht në vend të katërt me 15 pikë, ndërsa Dinamo numëron dy pikë më pak. Vendasit e nisën mirë takimin dhe kaluan në avantazh në minutën e gjashtë me anë të Saliou Guindo, i cili shfrytëzoi një top të goditur keq me kokë nga Imami dhe kaloi Laçin në avantazh pasi dribloi Edvan Bakajn. Dinamo reagoi dhe iu afrua barazimit me anë të Agim Ibraimit në minutën e 13-të, por sallakja e bukur e kapiteni u ndal nga traversa. Laçiu reagoi dhe iu afrua golit të dytë dy herë me anë të Mentor Mazrekajt, por gjuajtjet ishin të pasakta. Redon Mihana pati një mundësi të mirë për Dinamon në minutën e 39-të, por lojtari kurbinas gjuajti keq. Kaq për pjesën e parë, teksa fraksioni i dytë i ndeshjes u dominua plotësisht nga Laçi. Vendasit dyfishuan në minutën e 54-t. Asist i Mazrekajt dhe gol i Dejan Zarubica. Katër minuta më vonë, Samakeh “flirtoi” me golin, por largoi me kokë në vijën fatale Renato Malota. Laçi rinisi sulmet dhe nuk u ndal më. Minuta e 60-të solli golin me kokë të Julian Shehut, Mentor Mazrekaj u ndal nga shtylla, teksa më pas erdhën edhe rrjetat e Guindo (73’), i cili gjeti golin e dytë personal pas asistit të Zarubica, ndërsa dy minuta më vonë pati festë edhe për Regi Lushkjen, i cili vulosi triumfin me “manita” të skuadrës së Mirel Josës.