BREAKING NEWS

Arrestimi i Vangjush Dakos, zbulohet kur del para gjykatës ish-kryebashkiaku

Arrestimi i Vangjush Dakos, zbulohet kur del para gjykatës
x
BREAKING NEWS

Arti në zi/ Ndahet nga jeta piktorja e njohur (Emri)

Arti në zi/ Ndahet nga jeta piktorja e njohur (Emri)
x
BREAKING NEWS

Zbulohen 12 emrat e propozuar nga qeveria për ambasadorë (Lista)

Zbulohen 12 emrat e propozuar nga qeveria për ambasadorë (Lista)
x
BREAKING NEWS

Publikuan sekretet hetimore për arrestimin e Vangjush Dakos, SPAK bën lëvizjen urgjente

Publikuan sekretet hetimore për arrestimin e Vangjush Dakos, SPAK bën
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur zbardh detaje nga ngjarja në “Don Bosko”, ja kush është Nikoll Sherrniku i arrestuar edhe më parë për vrasje

Gazetarja e njohur zbardh detaje nga ngjarja në “Don Bosko”, ja
x
BREAKING NEWS

Ndryshime në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, ja kush emërohet zëvendësministëri i ri (Emri)

Ndryshime në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, ja
x
BREAKING NEWS

Arrestohet personi 'kyç' në atentatin e bujshëm ndaj rivalit të Ervis Martinaj ku mbeti e vrarë banakierja në "Don Bosko" (emri)

Arrestohet personi 'kyç' në atentatin e bujshëm ndaj
x
BREAKING NEWS

Tragjedia e Gërdecit/ Përfaqësues të ambasadës së SHBA-së në gjyqin e Mediut

Tragjedia e Gërdecit/ Përfaqësues të ambasadës së
x

Sport

Laçi rrezikon rënien nëse s’bën kthesë, Tirana pret të fitojë miliona nga shitja e Hasanit

Laçi rrezikon rënien nëse s’bën kthesë, Tirana

Kategoria Superiore do të rikthehet shpejt në fushë me duelet e javës së fundit të fazës së tretë, duele që do të kenë ndikim në fatet e titullit. Padyshim që vëmendja është në rivalitetin midis Partizanit dhe Tiranës si kryesues të garës, por jo pak emocione kanë edhe ekipet e fundtabelës, ku këtë herë, krahas Kastriotit dhe Bylisit e vendeve të fundit, rrezikojnë edhe skuadrat e Laçit e të Teutës që më parë luanin për një vend në Europë. Ndërkohë, skuadra e Laçit do të luajë të dielën një ndeshje delikate ndaj Kastriotit në stadiumin e Kamzës për llogari të javës së 27-të. Skuadra e Gentjan Mezanit vjen pas triumfit shumë të rëndësishëm në shtëpi ndaj Vllaznisë, ku sulmuesi Saliu Guindo shënoi dy gola. Tri pikët ndaj shkodranëve ishin shumë të domosdoshme në situatën që po kalojnë bardhezinjtë. Pas 26 javësh, kurbinasit pozicionohen në vendin e tetë me 33 pikë dhe nëse gara do të mbyllej sot, atëherë do të luante një ndeshje shtesë për qëndrimin në Superiore me skuadrën që fiton fazën “play-off” të Kategorisë së Parë. Megjithatë, në kampin kurbinas janë të bindur se shumë shpejt do të largohen nga zona e poshtme e tabelës, pasi i kanë të gjitha mundësitë për të pretenduar pse jo një vend që të çon në Europë. Distanca mes Laçit dhe skuadrës së vendit të tretë, që mbahet nga Egnatia, është vetëm pesë pikë. Ndeshja e kësaj të diele në Kamzë është shumë e rëndësishme për vazhdimësinë e bardhezinjve, edhe për faktin se gjen një kundërshtar që ka ndoshta shansin e fundit për të shpresuar te mbijetesa, duke qenë se mbyll tabelën e klasifikimit dhe numri i ndeshjeve më pas mbetet nëntë të tilla për t’u luajtur. Për të parë gjendjen e grupit pas pauzës së kampionatit, Laçi zhvilloi një miqësore me Tërbunin e Pukës të shtunën, ku fitoi me shifrat 4-1. Golat u shënuan nga Bibo, Myrta, Shkurtaj dhe Qato. Mezani aktivizoi të gjithë futbollistët që kishte në dispozicion dhe në prag të ndeshjes me Kastriotin, situata në skuadër është e mirë.

Tirana synon të shesë Hasanin, ka pritshmëri të mëdha

Mësohet se për futbollistin e Tiranës, Florent Hasani, interesohen skuadra nga Turqia dhe Azerbajxhani. Lojtari është lideri i bardhebluve këtë sezon. Referuar asaj që shkruan “panorama Sport”, lojtari la Hungarinë për Shqipërinë, por duket se shumë shpejt, ndoshta pas Europës, do të prekë një aventurë europiane. Ende nuk janë zbuluar skuadrat, të cilat kërkojnë shërbimet e shqiptarit, ndërkohë nuk përjashtohet mundësia që edhe ekipe të tjera të duan Hasanin. Kartoni i lojtarit vlerësohet 400 mijë euro. Ai është futbollisti më i shtrenjtë i Tiranës. Po kështu, këtë kampionat, veç 14 golave, Hasani që është 25 vjeç në 32 takime në kampionat, ka dhënë 5 asiste si dhe ka qenë në fushën e lojës 2496 minuta. Tirana në janar shiti dy lojtarë gjatë merkatos. Bëhet fjalë për Redon Xhixhën dhe Marsel Ismajlgecin, të cilët u kanë sjellë bardhebluve 700 mijë euro. Këtu nuk llogariten largimet e verës, ku Tirana shiti tre lojtarë, Seferin, Tolin e Totren për shumën 820 mijë euro. Këtë sezon Tirana vetëm nga shitja e lojtarëve ka grumbulluar mbi 1.5 milionë euro.

 

Superiore/ Egnatias i kthehen katër lojtarë nga dëmtimet

Informacionet që vijnë nga kampi stërvitor i Egnatias së Rrogozhinës flasin për kthimin në stërvitje të katër lojtarëve që mungonin më parë dhe kjo shihet si diçka pozitive për ekipin rrogozhinas. Ndërkohë, aktualisht për këto 26 javë të kampionatit, portieri i Egnatias, Alen Sherri, vendos rekordin e më pak golave të pësuar sesa tërë portierët e skuadrave të tjera që luajnë në Kategorinë Superiore (vetëm 22 pësime). Kujtojmë që Egnatia këtë sezon është shumë pranë zonës europiane.