BREAKING NEWS

Pakti për emigrantët/ Reagojnë media italiane: Engjëll Agaçi, njeriu kyç në marrëveshjen Shqipëri-Itali, një ish-avokat i...

Pakti për emigrantët/ Reagojnë media italiane: Engjëll
x
BREAKING NEWS

Edi Rama bën “mea culpa” dhe pranon "njollën në biografi" për etiketimin e mediave si kazanë, a po reflekton kryeministri për arrogancën e ekzagjeruar?

Edi Rama bën “mea culpa” dhe pranon "njollën në
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ja marrëveshja e pisët e Ramës, Metës e Berishës që është ende në fuqi, taktikat e tyre të kërcënimit me dosje, skema që po përdor kryeministri me ndërkombëtarët për të qëndruar në pushtet dhe dy goditjet e rënda që do të marrë ish-pre...

Kreshnik Spahiu: Ja marrëveshja e pisët e Ramës, Metës e
x
BREAKING NEWS

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori: Ju tregoj recetën për të rrëzuar nga pushteti Edi Ramën dhe oligarkinë ekonomike që e mbështet, ja dosja që nëse hetohet siç duhet nga SPAK e çon kryeministrin pas hekurave, Meta-Berisha kokë e këmbë të zhytur në vj...

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori: Ju tregoj recetën për
x
BREAKING NEWS

Ja dëshmitari kyç që i ka bërë “gropën” nga qelia Metës për aferën “CEZ-DIA”, SPAK ka sekuestruar celularët e Kryemadhit e fëmijëve të saj me biseda të vitit 2013-2015, pyeten 100 persona, nga të afërm, bashkëpunëtorë dhe mjekë, futet në skaner edhe vi...

Ja dëshmitari kyç që i ka bërë
x
BREAKING NEWS

Ministri i Financave, Ervin Mete: Ja çfarë duhet të dini për kategoritë që përfitojnë rritje page, detajet nga indeksimi i pensioneve dhe periudha kur do të shpërndahet bonusi, do të ketë paketë mbështetëse për shtresat në nevojë, ndihmë edhe për famil...

Ministri i Financave, Ervin Mete: Ja çfarë duhet të dini
x
BREAKING NEWS

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali Berishës, Ilir Metës dhe Edi Ramës, SHBA del në krah të Altin Dumanit, kërkon distancim të opozitës nga “non-grata” dhe jep mesazhin e fortë se keqqeverisja e korrupsioni duhen luftuar

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali
x
BREAKING NEWS

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën “gropën” Ilir Metës dhe Monikës, roli i nënës së Kryemadhit dhe vëllait Drini që mori 360 milionë lekë nga SGS, 2 njerëzit që hapën dosjet e ish-presidentit në SPAK me kallëzimet që bënë nxjerrin faktet t...

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën
x

Sport

Laçi shkarkon Mirel Josën dhe emëron Armando Cungun, surpriza edhe në Kategorinë e Parë

Laçi shkarkon Mirel Josën dhe emëron Armando Cungun, surpriza

Java e 26-të në Kategorinë Superiore solli të papritura në rezultate, por pikërisht nga rezultatet ka dhe një diferencim të grupimeve në renditje, ku Kukësi duket se ka marrë rrugën e rënies, ndërsa Egnatia jo vetëm është frenuar dhe ka probleme prej një muaji, por tani rrezikohet në kryesim nga Vllaznia e cila i është afruar me 4 pikë dhe e ka hapur plotësisht kampionatin me fitoren që shkodranët regjistruan të shtunën në “Loro Boriçi përballë Tiranës, 3-1. Padyshim që në garë është dhe Partizani, por i zbritur në vend të tretë, ndërsa në vend të katërt është ngjitur Skënderbeu, që ka gjithashtu shanse të jetë në fund në “Final Four”, format që është vendimtar për fatet e titullit. Ndërkohë, ka zhvillime në pankina, pasi Laçi, pas humbjes së fundit me Skënderbeun ka ndryshuar trajnerin, ndërsa në Kategorinë e Parë ka surpriza në rezultate që mund të prodhojnë befasi në garën e fundtabelës.

Laçi ndryshon trajnerin

Klubi i Laçit ka gjetur trajnerin e ri për pjesën e mbetur të sezonit. Nga informacionet e para mësohet se drejtimi i ekipit “bardhezi” i është besuar trajnerit Armando Cungu. Cungu do të jetë në krye të skuadrës së Laçit deri në fund të këtij sezoni, me trajnerin që rikthehet te ky ekip. Armando Cungu ka qenë në krye të kurbinasve në sezonet 2014-2015 dhe 2019-2020 dhe rikthehet për të marrë drejtimin e këtij ekipi, me Laçin që momentalisht renditet në vend të shtatë me 30 pikë. Cungu do të zëvendësojë te Laçi Mirel Josën, i cili u shkarkua pas humbjes 1-0 në javën e fundit ndaj Skënderbeut.

Kategoria I/ Bylis fiton dhe mban kreun, zhgënjen Flamurtari

Beteja për objektivat sezonalë në Kategorinë e Parë po kushtëzohet nga pikët e marra në duelet direkte, por ka dhe befasi në lojë e rezultate në disa takime. Dje pati befasi të reja, por kryesimi nuk ndryshon. Kështu, Bylisi vijon ecurinë pozitive në Kategorinë e Parë, teksa ka triumfuar me rezultatin 2-1 ndaj Tomorit në Ballsh, duke qenë 2 pikë para Elbasanit të vendit të dytë. Mallakastriotët vuajtën në shumë se zakonisht, megjithatë shënuan ne amë të Ruçit e Kibe, ndërsa për beratasit barazoi përkohësisht Hysolli. Fitore bindëse mori edhe Vora, që mposhti Besën e Kavajës me shifrat 3-0 dhe u ngjit përkohësisht në vendin e tretë, duke parakaluar Flamurtarin, me këta të fundit që u mposhtën në shtëpi me rezultatin minimal 0-1 nga Burreli. Prengaj, Rraboshta e Qardaku shënuan për Vorën në suksesin e sotëm, ndërsa Burreli u nderua nga Ferruku ndaj Flamurtarit. Bënë detyrën edhe dy skuadrat e tjera të zonës “Play Off” të renditjes, Apolonia dhe Korabi, Fierakët mposhtën me rezultatin 2-0 Kastriotin, ndërsa në Peshkopi, Korabi triumfoi 2-1 ndaj Lushnjës. Në orën 18:00 Elbasani priti në shtëpi Luzin, me synim marrjen e tre pikëve për të ndjekur Bylisin kryesues dhe ia doli, duke fituar 2-1. Gara për ngjitjen direkte në Superiore është vendosur tashmë, me Bylisin dhe Elbasanin që janë të shkëputura dhe vijojnë duelin vetëm për titullin kampion, ndërsa Vora, Flamurtari, Korabi dhe Apolonia do të synojnë elitën nëpërmjet “Play Off”-it, një rrugë e gjatë dhe e mundimshme.