BREAKING NEWS

Humb betejën me koronavirusin 59-vjeçari nga Tepelena, kishte probleme me frymëmarrjen dhe temperaturë të lartë

Humb betejën me koronavirusin 59-vjeçari nga Tepelena, kishte
x

Sport

Laçi siguron Europa League, Vllaznia shkon në “play-out” dhe rrezikon rënien nga kategoria

Laçi siguron Europa League, Vllaznia shkon në “play-out”

Kategoria Superiore luajti dje ndeshjet e javës së parafundit të saj, pra xhiros së 35-të, ku ra në sy fitorja e Partizanit ndaj Vllaznisë, ku më shumë se trepikëshi i të kuqve vlen për keq humbja e Vllaznisë, e cila tani rrezikon rënien një kategori më poshtë, pasi është zyrtarisht në “play-out” si vend i tetë në renditjen e Superiores. Nga ana tjetër, Laçi siguroi matematikisht Europa League si vend i tretë me fitoren e bujshme dje ndaj Tiranës, kurse Bylisi i shpëtoi zonës “play-out” pas fitores me Luftëtarin e Gjirokastrës. Teuta vijon të shkëlqejë në kupë e kampionat, duke pasur premisa për Europën.

Vllaznia rrezikon rënien

Partizani mundi 3-0 Vllazninë në “Air Albania” . Kjo do të thotë se Vllaznia duhet të sigurojë mbijetesën nëpërmjet ndeshjes së “play-out”-it, të cilën do ta luajë me fituesen e çiftit Pogradeci-Besëlidhja. Shkodranët e drejtuar nga Hysen Dedja e nisën mirë ndeshjen, por në minutën e 21-të ishte sulmuesi i Partizanit Solomon. Shkodranët provuan të reagojnë sërish, por në minutat e fundit të pjesës së parë, pas një sulmi të shpejtë, Partizani gjeti edhe golin e dytë me anë të brazilianit Kordeiro. Edhe pjesa e dytë pati të njëjtën tablo si e para, me Vllazninë që ishte më kërkuese, por golin e shënoi Partizani, që në minutën e 73-të zbriti me një kundërsulm të shpejtë dhe vulosi suksesin me anë të Esat Malës. Siguron kështu përfundimisht mbijetesën Partizani, por i pamundur të shkojë në Ligën e Europës, për shkak se rivalët fituan ndeshjet e fundit dhe janë në pozita të pakapshme në renditje.

Bylisi fiton dhe shmang “play-out”-in

Ashtu si Partizani, edhe Bylisi bëri dje detyrën duke mposhtur Luftëtarin e Gjirokastrës me rezultatin e pastër 2-0. Portieri Isli Hidi shënoi golin e parë për ballshiotët, pasi ekzekutoi saktë një 11-metërsh, ndërsa në minutën e fundit të pjesës së parë ishte sulmuesi shkodran Eridon Qardaku që dyfishoi shifrat dhe vulosi fatin e ndeshjes. Bylisi kishte pretendime në fazën e parë të kampionatit për zonën e Europa League, por më pas, si pasojë e disa zhg3ënjimeve radhazi, u detyrua të fokusohej vetëm në një objektiv, atë të qëndrimit në Superiore, gjë që e realizoi edhe zyrtarisht ditën e djeshme.

Laçi siguron zyrtarisht Europën

Laçi konfirmohet si skuadër e suksesshme për të dihatin sezon radhazi, pasi ia del të sigurojë një vend në Ligën e Europës dhe këtë e mundësoi pikërisht dje pasi mundi kampionët e rinj të Superiores, Tiranën, duke e shpartalluar me rezultatin 3-1. Në fakt, me titullin tashmë në kasafortë, Emanuel Egbo kishte lënë pushim disa prej titullarëve në sfidën e sotme në Kurbin, ndërsa vendasit shënuan dy herë në pjesën e parë me Nuabuezen nga pika e penalltisë dhe Redon Xhixhën, duke bërë më të lehtë ndeshjen. Në pjesën e dytë Nuabueze shënoi edhe një gol tjetër, duke shkuar në kuotën e 22 realizimeve, në krye të listës së golashënuesve, me dy gola më shumë sesa ndjekësi më i afërt Vasil Shkurtaj, që do të provojë t’i përgjigjet mbrëmjen e sotme nga Elbasani. Golin e vetëm për Tiranën e shënoi Augustin Torrasa me një gjuajtje nga distanca, në minutën e fundit të ndeshjes.

Teuta, një tjetër skuadër me një këmbë në Europë

Thuajse e sigurt për një vend në Europa League është edhe Teuta, që dje arriti të triumfojë me rezultatin 2-3 në transfertën ndaj Flamurtarit. Ndonëse të rënë tashmë në Kategorinë e Parë, vlonjatët rezistuan shumë mirë ndaj Teutës dhe golave të Lorenzo Vilës në pjesën e parë iu përgjigjën me ato të Pjeshkës e Hoxhës, për të mbajtur gjithçka në baraspeshë. Megjithatë në pjesën e dytë skuadra e drejtuar nga Edi Martini shënoi edhe një gol të tretë me anë të sulmuesit shkodran Rubin Hebaj, duke ia dalë të marrë 3 pikët që e mbajnë në vendin e katërt me 57 pikë. Teuta është vend i katërt në kampionat, por ajo ka një shans më të mirë nga Kupa e Shqipërisë, ku është finaliste me Tiranën dhe fitorja jo vetëm i siguron pjesëmarrjen automatikisht në Ligën e Europës, por njëherësh i jep trofe, duke e bërë sezonin e saj mjaft të suksesshëm.