
Deputeti i PS Bujar Çela paralajmëron arrestimin e Sali Berishës, ja kush është bashkëpunëtori i ngushtë me 3 dosje në SPAK që mund të hapë “Kutinë e Pandorës” për ish-kryeministrin

Ilir Meta i sëmurë, ish-presidenti përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg

Berisha paralajmëron trazira, rezistencë dhe protesta pa mbarim deri në rrëzimin e qeverisë, kreu i “Foltores” shton kërcënimet ndaj SPAK

Edi Rama bashkëpunoi me Sali Berishën për pronat e Malltezit, “Zëri i Amerikës” zbardh skenarin si kryeministri i dha miliona euro pasuri dhëndrit të kreut të “Foltores”

Ylli Meçe e cilëson Ballin Kombëtar organizatë tradhtarësh dhe zbardh skandalet e ballistëve, ja mesazhi për Alimadhin dhe faktet që tregojnë se partizanët çliruan Shqipërinë nga nazistët e fashistët

Edi Rama feston 28 Nëntorin si avokat i Vuçiçit dhe armik i pamëshirshëm i Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare

Kaosi me pronat, Myrshit Vorpsi akuzon qeverinë se po masakron pronarët dhe tregon çfarë fshihet pas indeksimit, shoqata paralajmëron padi në Gjykatën Kushtetuese

Nga rritja e pagave për mjekët, tek investimet e reja, prioritetet e ministres Koçiu për Shëndetësinë dhe Mbrojtjen Sociale

Laçi turpëron Tiranën në kryeqytet, fitorja e kurbinasve vjen nga ish-i bardheblu Josa

Shkruar nga Adriatik BALLA 4 Tetor 2023

Ditën e djeshme u luajt ndeshja e fundit e javës së shtatë të Kategorisë Superiore, pikërisht Tirana-Laçi, e mbyllur me fitoren e kurbinasve me rezultat të thellë 3-0, rezultat që konfirmon krizën e bardhebluve, por nga ana tjetër bën me “krahë” Josën që e nis bukur e me fitore në krye të Laçit. Tirana pëson humbjen e dytë radhazi në “Selman Stërmasi” pas asaj ndaj Erzenit, duke shfaqur një krizë serioze, kurse kurbinasit lënë krizën e tyre dhe ia “ngarkojnë” atë Tiranës dhe e bëjnë këtë brenda në kryeqytet.
Ndeshja
Përplasja e djeshme nisi e qetë nga të dyja skuadrat dhe u deshën gati 20 minuta të regjistrohej rasti i parë, ku goditja e Florent Hasanit përfundon mbi tra. Në minutën e 28-të sulmuesi nga Vushtria vertikalizon për Liridon Latifin që provon duke gjetur devijimin fitimtar të Dajsinanit. Tirana surprizohet në minutën e 41-të kur me mbrojtjen bardheblu të përgjumur, Sobovale përfiton i vetëm para portierit duke shënuar nga distanca e afërt. Ka pretendime për një pozicion jashtë loje të sulmuesit me pasaportë britanike dhe rasti konsultohet me VAR për plot 4 minuta, pas të cilave arbitri e akordon golin të rregullt edhe pse pozicioni duket i dyshimtë. Laçi në avantazh dhe rrezikon në nisjen e të dytës me Tresën që lëshon një top që shkon ngjitur me shtyllën. Shënon në të 58-ën Tirana, por nuk vlen pasi finalizimi i Florent Hasanit anulohet për pozicion jashtë loje. Tirana përpiqet të reagojë, por edhe kur bën diçka gjen përballë një Dajsinani të pakalueshëm, si ky episod i minutës së 74-t. Vetëm një minutë më pas është Florent Hasani që vepron bukur në kontroll dhe goditje por portieri i Laçit është i pakalueshëm. Sobovale ka rastin ta mbyllë në të 89′ kur del i vetëm me portën, por harkimi i tij shkon jashtë shtyllave të Likës. Megjithatë me një Tiranë të çoroditur nuk stepet anglezi, në minutën e parë të shtesës bën lëmsh mbrojtjen duke e tërhequr pas vetes, kthen te Manellari që nuk gabon për golin e 2-0. Tirana në tapet edhe pse fytyra e Josës nuk shfaq emocione, por makthi i bardhebluve tanimë jashtë çdo skeme taktike, s’ka mbaruar, pasi në të 93-ën Laçi del sërish në një kundërsulm dhe Serxhio Ujka kalon te Taleb që shënon golin e 3-0. Tirana zyrtarisht në krizë, Laçi ka dalë nga kriza e tij në kurriz të saj, duke i marrë edhe vendin e tretë në renditje.
Josa analizon skuadrat, sheh Laçin një grup të motivuar
Trajneri i Laçit, Mirel Josa, i cili mori drejtimin e ekipit kurbinas vetëm pak ditë më parë, theksoi pas ndeshjes së djeshme se ka në përbërje një grup të ri shumë të motivuar. “Të themi të drejtën nuk kemi ndryshuar gjë taktikisht, thjesht lojtarët ishin më të motivuar, jo se nuk ishin në të tjerat. Unë kam ndjekur skuadrën gjatë gjithë kohës, jo vetëm Laçin, por të gjithë kampionatin. Nuk mund të vazhdohet përherë të fitosh, ne duam të fitojmë të gjitha, por problemi është që duhet të jemi shumë të vëmendshëm në këto momente se një fitore me Tiranën nuk është se na nxjerrë ku duam ne, duhet të marrim ndeshjet një nga një dhe të shohim se ku mund të arrijmë. Duhet të kemi parasysh që kjo fitore të mos i shtojë presionin skuadrës”, tha Josa.
Java 7
Të dielën
Egnatia-Teuta 0-1
Skënderbeu-Partizani 1-0
Të hënën
Kukësi-Erzeni 2-1
Dinamo-Vllaznia 1-1
Të martën
Tirana-Laçi 0-3
Renditja
Nr.Eipi Pikë
1.Egnatia 13
2.Skënderbeu 12
3.Laçi 10
4.Tirana 10
5. Vllaznia 9
6.Partizani 8
7.Erzeni 8
8.Teuta 8
9.Dinamo 7
10.Kukësi 7
Më të lexuarat


Ish-futbollisti i njohur përfshihet në një aksident të frikshëm, zbardhen detajet e para

Milani zhgënjen ndaj Borusias së Dortmundit dhe mbetet në vend të fundit në grupin F, Lacio e Atletiko sigurojnë kualifikimin

Egnatia nuk njeh humbje, thyen Laçin e rimerr kreun e Superiores

UEFA jep detaje për tifozët shqiptarë si të pajisen me biletë pas hedhjes së shortit më 2 dhjetor

Nuk ka më dyshime, Zvicra konfirmon të ardhmen e trajnerit Yakin

FSHF nuk shet bileta për ndeshjet e kombëtares, ja mënyra se si mund ti siguroni

111 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, ja urimi i veçantë i Xherdan Shaqirit (Foto)

FSHF dhe kuqezinjtë, Tirana e Partizani, bëjnë urimet speciale në 111 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë (VIDEO)

“Dreq, dhemb kaq shumë! Është e tmerrshme”/ Garoi në temperatura -15 gradë celcius, sportistit i ndodh e papritura

Reali i Madridit shumë pranë rinovimit me trajnerin Ançeloti, disa madrilenë të dëmtuar shqetësojnë klubin
