BREAKING NEWS

Spartak Braho 'kap mat' Metën: Kjo që po bën presidenti s’ka ndodhur në asnjë vend të botës!

Spartak Braho 'kap mat' Metën: Kjo që po bën presidenti
x

Sport

Laçi-Vllaznia kokë më kokë, Partizani provë zjarri me Bylisin në “Air Albania”

Laçi-Vllaznia kokë më kokë, Partizani provë zjarri me

Java e 27-të e Kategorisë Superiore do të regjistrojë xhiron e fundit të fazës së tretë të kampionatit, ku padyshim kemi duele që mund të rezultojnë vendimtare për fatet e sezonit. Ka përplasje kokë më kokë, por edhe duele mes vendeve që rrezikojnë rënien dhe atyre që duan titullin. Rivaliteti pritet të jetë shumë i fortë, sepse Vllaznia do të ketë duel direkt me Laçin, skuadrën që gjithashtu synon trofeun e kampionatit këtë sezon. Ndërkohë, Teuta, një favorite për titull, do të ketë punë me Apoloninë, pra këtë javë ka një kalendar më të lehtë, por vështirësia qëndron tek fakti se fierakët synojnë mbijetesën dhe do të rivalizojnë fort për pikë. Partizani, gjithashtu një skuadër që pretendon titullin këtë sezon, do të ketë një duel shumë të vështirë me Bylisin në stadiumin “Air Albania”. Tirana do të jetë në Korçë, ku shpreson të marrë pikët maksimale dhe të ruajë ritmin me skuadrat kryesuese.

Partizani pret Bylisin në “Air Albania”

Ishte përcaktuar që si zakonisht, edhe këtë javë Partizani të luante si pritës ndaj Bylis në impiantin e Elbasan Arena. Megjithatë, duke qenë se dyert e “Air Albania” u hapën në javën e kaluar për Tiranën, e njëjta gjë do të bëhet edhe me Partizanin. Të kuqtë kanë arritur marrëveshje me FSHF dhe do të rikthehen të luajnë në kryeqytet, teksa sfida do të zhvillohet ditën e dielë në orën 16:00. Gjendja e fushës së “Air Albania” është shumë e mirë dhe këtë ekipe si Tirana e Partizani duket se do ta shfrytëzojnë për të qenë më komod. Mbetet për t’u parë tashmë nëse ky spostim do të rezultojë me fat për të kuqtë të cilët garojnë për fitimin e titullit kampion ndërsa nga ana tjetër ballshiotët janë të “etur” për pikë, për të mos rrezikuar mbijetesën. Ndërkohë, ballshiotët kanë katër rezultate pozitive radhazi dhe një ecuri e tillë nuk ka ndodhur kurrë këtë sezon dhe synimi është vazhdimësia. Pa Ndrecën e Stojanoviç, mallakastriotët tashmë janë të përqendruar te transferta me të kuqtë, aty ku Bylisi synon sërish rezultat pozitiv. Ajo që bie në sy tashmë është se skuadra ka krijuar edhe stabilitet me lojëra e rezultate por edhe stafi nuk ka bërë lëvizje si më parë në 11-shen e parë. Edhe lojtarët e afruar nga merkato janë përshtatur me pjesën tjetër të skuadrës dhe Bylisi tashmë është konsoliduar jo pak në të gjitha repartet, teksa edhe konkurrenca është rritur dukshëm. Marçelino Preka pritet që të zërë vendin e Stojanoviç në mbrojtje për sfidën me të kuqtë po mund të luaj edhe Nebihu që ka eksperiencë në një ndeshje kaq delikate. Ndërsa Antoni pritet që të luajë në linjën e majtë në vend të Ndrecës ose mund të kalojë aty edhe Loran. Janë plot 38 lojtarë shto edhe disa që kanë qenë në stolin e skuadrës së parë dhe aktivizohen edhe me ekipin U-21 në dispozicion të trajnerit Veljko Dovedan në dhjetë takimet që kanë mbetur deri në fund të sezonit. Ballshiotët do të synojnë që në 30 pikë që janë në lojë të konsolidojnë pozitat për vendin e tetë dhe pse jo duke parë edhe rivalët të synojnë edhe vendin e shtatë në renditje pasi diferenca nuk është më shumë se katër pikë, ndërkohë që ka mbetur edhe një ndeshje nga faza e tretë dhe më pas luhen takimet e fazës së katërt. Ashtu sikurse ballshiotët ndiejnë rrezikun sidomos nga Skënderbeu që ndodhet në vendin e nëntë dhe ka katër pikë më pak se Bylisi.

Situata/ Apolonia, skuadra më e rrezikuar për të rënë nga kategoria

Superliga ka një rivalitet si në krye dhe në fund të renditjes së saj. Kështu, dhjetë javë nga fundi si rrallëherë në Superiore, në garën për qëndrimin mes më të mirave janë përfshirë 5 ekipet e mestabelës e poshtë duke krijuar një ngjeshje në pjesën e poshtme të renditjes si për të konfirmuar rivalitetin në çdo front të këtij sezoni. Apolonia për momentin duket ajo pak më larg objektivit, të paktën të “play-out” dhe më e distancuara, por matematika e mban në lojë dhe shumë madje për të shpresuar. Ndërkohë që Skënderbeu gjithashtu duket më tepër i përfshirë për vendin e “play-out” dhe pse rezultatet e javëve të fundit, ku arriti madje dhe një fitore direkte me Apoloninë dhe suksesi befasues me Kukësin kanë ngritur ndjeshëm kuotat për qëndrim.