Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Socialistët e Tiranës ndezin motorët/ Veliaj merr vendime të rëndësishme, lëviz 20 drejtues, u kërkon të fokusohen në fushatë (Zbardhen EMRAT dhe pozicionet e tyre)

Socialistët e Tiranës ndezin motorët/ Veliaj merr vendime të
x

Sport

Lacio e këtij sezoni ekipi më i mirë në 20 vjet, dhëmbë për dhëmbë me Interin dhe Juven për titull

Lacio e këtij sezoni ekipi më i mirë në 20 vjet,

Lacio po kalon një prej momenteve më të mira të këtij sezoni, pasi në fundjavën që lamë pas realizoi fitoren e nëntë radhazi në kampionatin italian, duke qenë e pathyeshme si brenda dhe jashtë fushe dhe duke vendosur nën presion dy udhëheqësit e garës, Juventusin dhe Interin. Tashmë situata në krye të renditjes është e komplikuar, pasi dy rivalët kryesor, Juve e Inter, kanë nga 54 pikë, ndërsa një pikë më pak ka Lacio, e cila me 53 pikët e saj jo vetëm është në valle për trofeun madhor, por me gjendjen e tanishme mund të jetë dhe një nga surprizat e mëdha sezonale. Në dy dekadat e fundit, Lacio nuk ka pasur një ecuri të tillë spektakolare. Ajo i merr “zvarrë” rivalët e saj në Serie A dhe këtë e ka dëshmuar në fushë gjatë dueleve të fundit. Madje mediat sportive italiane shkruajnë me elozhe që Lacio e këtij sezoni është një Liverpul në “miniaturë”. Siç thamë, skuadra e Inzagit po konkurron në maksimum me dyshen Inter-Juve e megjithëse objektivi primar i klubit është kualifikimi në Champions, nuk është aspak gabim që lojtarët të imagjinojnë fitimin e trofeut të Serie A këtë sezon. Skuadra e ndërtuar nga trajneri Simone Inzagi dhe drejtori sportiv Igli Tare është shndërruar në një ekip shumë të vështirë për t’u mundur. Ata me fitoren e së dielës kundër Parmës regjistruan ndeshjen e 18-të në Serie A pa humbje. Ky rekord nuk është përsëritur asnjëherë në historinë e klubit kryeqytetas në Serie A. Kjo e bën Lacion akoma më të frikshme se ajo që doli kampion dy dekada më parë. Për momentin bardhekaltrit ndodhen ne vendin e tretë të kampionatit italian, ngjitur me dy kundërshtarët e tjerë, Inter dhe Juventus. Strakosha me shokë janë në kuotën e 53 pikëve, vetëm një më pak se dy kryesuesit, një pozicion që u jep mundësinë të shpresojnë për maksimumin, nisur dhe nga rivaliteti direkt që kanë dy skuadrat e tjera. Pas këtij sezoni të madh, klubi i drejtuar nga Tare pritet të fitojë shuma të mëdha nga shitja e lojtarëve. Vlera aktuale e skuadrës është plot 500 milionë euro. Por me këtë ecuri, deri në fund të sezonit mund të ketë surpriza dhe në këtë drejtim. Padyshim, një nga lojtarët që vlen më shumë është mesfushori Milinkoviç-Saviç, ku presidenti i Lacios, Klaudio Lotito, nuk dëshiron ta shesë për më pak se 100 mln euro. Por në gjirin e grupit ka dhe futbollistë të tjerë që shkojnë nga 30-50 mln euro. Një ndër ta është dhe portieri Tomas Strakosha, i cili po bën një kampionat të shkëlqyer dhe pavarësisht se “transfermarkt” e jep kartonin e tij me vlerë 25 mln euro, sipas medieve italiane, nëse gardiani i përfaqësueses së Shqipërisë do të dilte në treg në këtë moment, Lacio nuk do ta lëshonte për më pak se 30 ose 35 mln euro, pasi Strakosha është përmirësuar, ka rritje të madhe cilësore dhe është një nga shtyllat e ekipit bardhekaltër. Në pozitat ku ndodhet Lacio, drejtuesit, përfshi Taren, shpresojnë të ruajnë këtë ritëm deri në fund.