BREAKING NEWS

“Kam dyshimet e mia”, Klodiana Lala tregon me çfarë përballet policia kur shkon në Nikël: I gjen shtëpitë ‘xixë’…

“Kam dyshimet e mia”, Klodiana Lala tregon me çfarë
x
BREAKING NEWS

Vjen reagimi zyrtar nga policia për krimin e dyfishtë në Vlorë: Nipi vret xhaxhin, më pas edhe veten

Vjen reagimi zyrtar nga policia për krimin e dyfishtë në
x
BREAKING NEWS

Ambasadorja Kim: Ky është një mesazh i fuqishëm për kundërshtarët tanë. S’mund të kërkonim më shumë se kaq

Ambasadorja Kim: Ky është një mesazh i fuqishëm për
x
BREAKING NEWS

“Është një njeri që i njeh mirë shërbimet sekrete”/ Artan Hoxha nxjerr informacionin e rëndësishëm, flet me emra dhe zbulon ku fshihet vrasësi i Remzi Hoxhës: Krim shtetëror!

“Është një njeri që i njeh mirë shërbimet
x
BREAKING NEWS

“Kush është spiuni?”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e grabitjes së biznesmenit në Krujë dhe bën paralajmërimin ‘bombë’: Do të ketë viktima!

“Kush është spiuni?”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e
x
BREAKING NEWS

Rritja e numrit të rasteve me Covid, Italia merr vendimin drastik ndaj Shqipërisë, hyn në fuqi menjëherë që ditën e nesërme

Rritja e numrit të rasteve me Covid, Italia merr vendimin drastik ndaj
x
BREAKING NEWS

“Berishën po e mbështesin njerëzit e korruptuar”, Frrok Çupi plas deklaratën ‘bombë’ për ish-kryeministrin dhe ngre alarmin për lëvizjen e fundit të Bashës

“Berishën po e mbështesin njerëzit e korruptuar”,
x
BREAKING NEWS

SPAK lë pas hekurave avokatin e njohur. Zbardhen detajet

SPAK lë pas hekurave avokatin e njohur. Zbardhen detajet
x

Sport

Lacio fiton derbin italian me Romën, Arsenali shkatërron Totenhemin në derbin e Londrës

Lacio fiton derbin italian me Romën, Arsenali shkatërron Totenhemin

Lacio dhe Roma u përballën mbrëmë në duelin e parë sezonal në kuadër të Serisë A, duke dhuruar emocione dhe spektakël në “Olimpico”. Lacialët u treguan tepër të fortë përball rivalit të tyre dhe e dominuan takimin, duke shënuar dy gola të shpejtë që i shkakton tronditje rivalëve që udhëhiqen këtë sezon nga trajneri Hoze Murinjo. Milinkoviç Saviç dhe Pedro shënuan në minutat e 10-të dhe të 19-të, duke e vendosur nën presion Romën, e cila reagoi ngadalë dhe pa shumë nerv. Megjithatë, Roma e Murinjos arriti të ngushtojë diferencën në fund të pjesës së parë me anë të Ibanez (41’). Pjesa e parë mbyllet 2-1 për lacialët, të cilët, në minutën e 63-të shënojnë golin e tretë me Anderson. Por Murinjo është mjeshtër i skemave dhe kur dukej se Roma u dorëzua, arriti ta ngushtojë diferencën me anë të Veretut në minutën e 69-të. Minutat e fundit ishin emocionuese, pasi Roma luajti çdo gur për të barazuar, por Lacio e mbrojti portën e saj dhe në fund fitoi 3-2 dhe ngjitet në 11 pikë në vend të gjashtë, 1 pikë më pak se Roma e vendit të katërt. Në këtë takim, mbrojtësi Elseid Hysaj luajti në krah të majtë për 90 minuta, kurse portieri Strakosha qëndroi në stol.  Ndërkohë, në Angli, mbrëmë luhej derbi i Londrës Arsenal-Totenhem. Arsenali i bën tri fitore radhazi në Premier League, duke bërë të harrohet ecuria negative e fillimsezonit me tri disfata të njëpasnjëshme. Suksesi i fundit i “Topçinjve” merr edhe më shumë vlerë për faktin se erdhi në derbi, kundër Totenhemit, madje me rezultat të thellë 3-1 dhe me lojë bindëse. Skuadra e Mikel Artetës duket se është kthyer në shina pas, atij starti horror të kampionatit, duke u ngjitur në vendin e 10-të me 9 pikë. Triumfi i “Topçinjvë”, në fakt, u vulos që në pjesën e parë teksa Smith Roue realizoi që në minutën e 12-të, i shërbyer nga Saka, ndërsa në të 27-tën dyfishoi Aubamejang, pas pasimit të marrë nga autori i golit të parë. Vetëm shtatë minuta pas dyfishimit të rezultatit, tundi rrjetën talenti Saka, me Totenhemin që e kishte të vështirë të hynte në lojë. Pas shumë përpjekjesh “Spurs”-at ia dolën të ngushtonin në 3-1 diferencën me Son Heung-Min në të 79-tën e vetëm pak çaste më vonë Granit Xhaka ishte i detyruar të linte fushën i dëmtuar. Asgjë nuk ndryshoi në minutat e mbetura, pasi Arsenali u rreshtua mirë në mbrojtje, për të mos rrezikuar një fitore që hipotekuar që në fraksionin e parë. Ndryshe nga Arsenali, Totenhemi pësoi humbjen e tretë radhazi, duke zhgënjyer tifozët pas atij starti pozitiv me tri fitore të njëpasnjëshme.