BREAKING NEWS

Nuk gjen qetësi toka, 3 lëkundje të njëpasnjëshme tërmeti në Korçë, ja ku ishte epiqendra dhe sa ballë

Nuk gjen qetësi toka, 3 lëkundje të njëpasnjëshme
x

Sport

Lacio pretendente për titull në Serie A, trajnerin Inzagi e kërkon Barcelona

Lacio pretendente për titull në Serie A, trajnerin Inzagi e

Simone Inzagi është një emër jo shumë i njohur si trajner, por ecuria e pazakontë e Lacios në Serinë A, duke korrur suksese të njëpasnjëshme kanë bërë që ndaj këtij tekniku të kthehet vëmendja e duhur. Javë më parë, shqiptari Igli Tare kujtoi në mediat italiane se Inzagi jo vetëm është përmirësuar, por ai është njëherësh një simbol suksesi tek Lacio dhe për këtë duhet përgëzuar. Nuk e morën seriozisht, por ky teknik aktualisht po rivalizon për titullin këtë edicion dhe dëshmi është mposhtja e Interit në mbrëmjen e së dielës (2-1). E pranojnë dhe vetë mediat italiane që Lacio po rezulton një surprizë këtë sezon në kampionatin italian, teksa pas fitores ndaj Interit është ngjitur në vendin e dytë me një pikë më pak se Juventusi kryesues dhe ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për titullin kampion. Meritë ka padyshim Drejtori Sportiv i klubit bardhekaltër Igli Tare, por edhe trajneri Simone Inzagi, që erdhi përkohësisht në stol dhe prej disa sezonesh ka arritur të ndërtojë një skuadër që luan futboll argëtues dhe të shpejtë. Pikërisht për këtë arsye tekniku ka përfunduar nën vëzhgimin e Barcelonës, që nuk ka ndërmend t’i besojë Setien edhe përtej këtij sezoni dhe që po studion alternativat për një emër të ri për pankinën. Inzagi i plotëson më së miri kriteret e katalanasve, pasi skuadra e tij ushtron një futboll të shpejtë e vertikal, ndërsa edhe mosha premton për të nisur një projekt afatgjatë me klubin spanjoll. Megjithatë përveç Simone Inzagit, klubi katalanas ndjek me vëmendje edhe emra të tjerë interesantë si trajneri i Ajaksit Erik Ten Hag, ai i Mançester Sitit Pep Guardiola, dhe ish legjenda e mesfushës, Ksavi Hernandez. Duhet theksuar fort që Lacio është klubi që po bën çudira në këtë edicion të UEFA Champions League. Kemi të bëjmë me një skuadër që ka rritje të pabesueshme gjatë javëve të fundit, aq sa ka regjistruar një rekord ndeshjesh pa humbje, madje me shumë fitore rresht, duke u konfirmuar sidomos në uelin e madh me Interin të dielën që lamë pas, ku lacialët fituan 2-1 dhe morën tri pikë që e pëmbysën Interin në tabelë dhe tani Lacio është në vend të dytë, me një pikë më pak se Juventusi kryesues. Deri këtu gjërat po shkojnë perfekte dhe paraqitja e mirë në lojë, dëshmuar me mbrojtje solide dhe sulm frontal dhe tepër efikas, kanë sjellë në fokus një skuadër që është e aftë ta fitojë titull dhe kjo pranohet edhe nga vetë drejtuesit e Lacios, përfshi dhe drejtorin sportiv Igli Tare, që ekipi i kryeqytetit italian do të luftojë deri në javën e fundit për këtë objektiv madhor. Edhe pse Juventusi me Interin shihen ende si favoritë, ecuria dhe forma e mirë e Lacios e kanë bindur edhe më skeptikun që kjo skuadër mund të rivalizojë gjigantët e futbollit italian për titullin kampion. Nëse ia del, atëherë trajneri Simone Inzagi do të jetë një nga më të kërkuarit në treg dhe kjo do ta bënte Lacion akoma me më shumë vlerë, për punën që po bën si me futbollistët, ashtu dhe me stafin teknik.