BREAKING NEWS

E papritur/ Jep dorëheqjen nënkryetari i Bashkisë Durrës, ja cilit koalicion do t’i bashkohet për zgjedhjet e 25 prillit

E papritur/ Jep dorëheqjen nënkryetari i Bashkisë Durrës, ja
x

Sport

Lajm i HIDHUR! Ndahet nga jeta në moshën 21-vjeçare ish-futbollisti i njohur i Atalantës

Lajm i HIDHUR! Ndahet nga jeta në moshën 21-vjeçare

Në lajm i hidhur vjen nga Italia teksa raportohet se është ndarë nga jeta Willy Ta Bi. Pas një beteje të gjatë me kancerin, lojtari i Atalantës nuk ka arritur t’ia dalë duke tronditur mbarë opinionin sportiv në Itali.

Ai kishte kohë që po luftonte me kancerin e mëlçisë. Nuk i ka munguar as mbështetja e Federatës së Futbollit të Bregut të Fildishtë, e cila kishte ndërmarrë hapa për të mbledhur fonde dhe për ta ndihmuar atë me shpenzimet.

Futbollisti  ishte detyruar të tërhiqej nga futbolli për të vijuar me kurën, ndërsa muajt e fundit mbylli marrëdhënien me klubin bergamask, për t’u kthyer në Bregun e Fildishtë, ku kaloi momentet e fundit të jetës së tij.

Willy Braciano Ta Bi mbërriti në Bergamo në vitin 2019 nga klubi ASEC Mimosas. Ai tregoi cilësitë e tij duke luajtur 9 ndeshje dhe duke shënuar 3 gola për skuadrën e të rinjve (u shpall kampion pas fitores 1-0 të Atalantës kundër Interit). Ai u huazua për një periudhë të shkurtër  te Pescara, por shfaqja e sëmundjes e pengoi ta vijonte karrierën në Abruzzo.

Lajm i HIDHUR! Ndahet nga jeta në moshën 21-vjeçare