Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Lajm i keq për Kombëtaren, Eros Gtrezda dëmtohet dhe përfundon me paterica

Postuar: 12/01/2019 - 07:23

Një nga futbollistët më të mirë të Kombëtares gjatë dy viteve të fundit, Eros Grezda, ka pësuar një dëmtim të rëndë në stërvitjen e skuadrës së tij Gllasgou Rejnxhërs, ku skocezët ndodhen në Spanjë për të zhvilluar fazën përgatitore. Ishte një dëmtim serioz, gjë që vërtetohet dhe nga fotot që kanë dalë pas këtij dëmtimi, ku sulmuesi i krahut i përfaqësueses së Shqipërisë shihet me këmbën e fashuar dhe të futur në pajisje mbajtëse dhe vetë ai ecën me paterica, duke treguar mjaft qartë për gjendjen e vështirë ku ndodhet. Vetë klubi nuk ka dhënë shumë detaje rreth dëmtimit dhe për vetë lojtarin, por edhe për klubin, dëmtimi është mjaft i rëndë sepse vjen në një moment kur Eros Grezda po luante në kapacitetin e tij maksimal dhe kishte siguruar aktivizimin si titullar në ndeshjet e Gllasgou Rejnxhërsit në kampionatin skocez.

Dëmtimi dhe gjendja e lojtarit

Eros Grezda ishte thjesht i pafat në këtë periudhë rikuperimi energjish të skuadrës së Gllasgout në fazën përgatitore spanjolle. Kur të gjithë prisnin që në fazën përgatitore, Eros Grezda të arrinte formën e tij më të mirë dhe të ambientohej me skuadrën e Rejnxhërsit, nga Spanja vijnë lajme jo të mira. Sulmuesi shqiptar është dëmtuar sërish në stërvitje me skuadrën dhe është fotografuar duke ecur me paterica dhe me çizme mjekësore në këmbë. Nuk dihet ekzaktësisht ende se çfarë problemi ka për Grezdën apo se sa do të duhet të qëndrojë larg fushave, por raportimet e para e lidhin këtë dëmtim me dëmtimin e para disa kohëve, kur luante te Osijeku në Kroaci. Nëse bëhet fjalë për të njëjtin dëmtim, Grezda do të duhet të qëndrojë larg fushave për disa javë të tjera. Ky dëmtim, mund ta bëjë Grezdën që të humbasë shumë në rendimentin e tij dhe në përgatitjet me skuadrën, duke qenë se edhe konkurrenca në krah është e madhe dhe ka ardhur në një moment ku nuk duhej të vinte. Pas këtij dëmtimi, edhe tifozët kanë nisur të humbasin më shumë besimin te sulmuesi shqiptar, që e konsiderojnë tashmë si një investim të çuar dëm.

Kombëtarja dhe klubi

Grezda është zgjedhur si një nga lojtarët e privilegjuar të trajnerit Kristian Panuçi, i cili në 18 muaj në krye të kuqezinjve e ka pasur kosovarin zgjedhje të parë në formacionin e tij kuqezi. E vërteta është se Grezda nuk ka luajtur rregullisht, pikërisht për shkak të dëmtimeve. Edhe tek Osijekiu kroat ai kishte probleme të shumta lëndimi, por ia doli të linte gjurmë në momentet kur aktivizohej në fushë. ishte kjo paraqitje e mirë e tij me Osijekun kroat që solli vëmendjen e shumë kubeve europiane dhe ofertat në adresë të tij ishin të mëdha. Kur Gllasgou Rejnxhërs u përball me Osijekun në Ligën e Europës, Grezda u piketua nga klubi skocez që insistoi ta merrte dhe në fund ia doli. U paguan 2 mln euro për sulmuesin e krahut të Shqipërisë dhe lëvizja bëri bujë në mediat skoceze. Por Grezda pati dy probleme në fillim. E para përshtatja me një futboll ndryshe nga ai kroat dhe ballkanik, ku në Skoci kërkohej më shumë përgatitje fizike, por edhe lëndimet e shumta. Gjithsesi, javët e fundit ai ishte angazhuar maksimalisht me grupin dhe kishte marrë vëmendjen e trajnerit Stiven Xherard, që e aktivizoi titullar. Grezda shënoi dy gola në pak ndeshje të luajtura dhe në takimet e fundit më shumë ka asistuar. Në ekipin përfaqësues ai ka qenë lojtar fiks, sidomos në ndeshjet e fundit kur skuadrës i mungonin shumë elementë titullar si Roshi apo ndonjë tjetër. Dëmtimi i tij është një lajm i keq për trajnerin Kristian Panuçi, i cili shpreson që të paktën të kthehet Odise Roshi nga dëmtimi e të jetë gati për eliminatoret e Kampionatit Europian që do të nisin në muajin mars. Pra, dëmtimi i Grezdës sjell telashe dhe në ekipin përfaqësues të trajnerit Panuçi. Megjithatë, shpresohet që kosovari ta kalojë shpejt dëmtimin e të kthehet në formën e tij më të mirë brenda muajit mars.

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/06/2019 - 16:50

 Sezoni që sapo u mbyll ishte një nga më të mirët për sulmuesin polak, Kristof Piatek.

Postuar: 25/06/2019 - 07:19

Në kulmin e merkatos së verës, klubi i Njukasëll Junajtid humbet trajnerin dhe nuk bëhet fjalë pë

Postuar: 25/06/2019 - 07:17

Kualifikimi dhe prania në finalet e Kampionatit Europian të Francës në vitin 2016 ishte kulminaci

Postuar: 25/06/2019 - 07:15

Futbolli shqiptar po përjeton një moment transformues si në kampionatin kombëtar, ashtu dhe në ni

Postuar: 24/06/2019 - 18:39

 Neymar është gati të bëjë gjithçka për t’u kthyer edhe një herë të Barcelona.

Postuar: 23/06/2019 - 23:18

Futbollisti i Kombëtares, Elseid Hysaj duket se do të jetë emri më i lakuar i kësaj vere, kjo edh

Postuar: 23/06/2019 - 12:11

 Kristiano Ronaldo kur është me pushime nuk është një klient i zakonshëm.