BREAKING NEWS

Yuri Kim i dha mesazhin e fortë, Lulzim Basha bën lëvizjen urgjente

Yuri Kim i dha mesazhin e fortë, Lulzim Basha bën lëvizjen
x

Sport

Lajm i keq për kombëtaren, mesfushori dëmtohet që në ndeshjen e parë në Greqi

Lajm i keq për kombëtaren, mesfushori dëmtohet që në

Lojtari i Kombëtares Shqiptare Ergys Kaçe është dëmtuar në ndeshjen e tij debutuese për këtë sezon me Panathinaikosin.Dëmtimi në kyçin e djathtë mund t’i kushtojë të paktën një ndeshje jashtë fushave mesfushorit.

Mediat greke raportojnë se Kaçe kreu edhe një rezonancë magnetike në spital ku edhe u vu re një zgjatim i ligamentit.Tanimë Kaçe do të ndjekë një program rehabilitimi për ditët e ardhshme për t’u përgatitur për ndeshjen ndaj Levadiakosit.

Ergys Kaçe u rikthye pas një viti mungesë tek Kombëtarja me kërkesë të Panuccit në përballjen me Izraelin dhe me Skocinë, të luajtuar në 7 dhe 10 shtator.