BREAKING NEWS

Shpërthen një tjetër vatër, shënohet rasti i parë me koronavirus në qytetin që deri tani ishte imun, infektohet një shitës në treg

Shpërthen një tjetër vatër, shënohet rasti i parë
x

Sport

Lajm i madh për Hysajn, Sarri e fton shkodranin tek Juventusi

Lajm i madh për Hysajn, Sarri e fton shkodranin tek Juventusi

Lojtarët e përfaqësueses po presin në këtë periudhë nisjen e garave në kampionatet ku aktivizohen, për të mundësuar mbylljen sezonale, por edhe për të shqyrtuar ofertat që kanë ardhur në adresë të tyre nga klube serioze europiane. Padyshim që merkato pritet me interes nga shumë lojtarë, por më shumë bujë bën dëshira e Elseid Hysajt për t’u larguar nga Napoli, një lëvizje që pritet të ndodhë pikërisht këtë verë, e paralajmëruar edhe nga menaxheri i tij Mario Xhiufredi, që po punon për largimin e shkodranit nga napolitanët dhe me gjasë kalimin e tij tek një tjetër klub i madh i Serisë A, ku dy më të lakuarit janë Roma dhe Juventusi. Kështu, agjenti i tij njoftoi se Elseid Hysaj nuk do të rinovojë me Napolin dhe sezonin e ardhshëm do e shohim të veshur me të tjera ngjyra. Për shkodranin ka oferta nga Spanja, ku interesohet Sevilja dhe në Itali Roma po bën çmos ta bëjë të tijin.

Oferta e Juventusit, indicia vjen nga Sarri

Qëndrojmë përtej Adriatikut sepse ka zhvillime të tjera dhe mjaft tunduese për Hysajn, por edhe për Napolin. Trajneri bardhezi, Mauricio Sarri është trajneri, që i dha më shumë besim mbrojtësit kuqezi dhe ky i fundit kishte kulmin në kohën kur ishin të dy së bashku te Napoli. Prej dy vitesh rrugët e tyre janë ndarë, por “Calciomercato” njofton se drejtuesit bardhezinj këtë verë do tentojnë të bashkojnë dyshen. Matia De Shiljo tashmë e ka humbur besimin e drejtuesve se mund të bëhet një lojtar i madh, që të blindojë qëndrimin në formacion dhe Paratiçi po synon ta shesë. Në fakt jo vetëm ta shesë, pasi pandemia ka kompromentuar gjithçka përsa i përket parave dhe Juventusi do ishte dakord edhe më një ndërrim kokë më kokë me një mbrojtës të të njëjtit pozicion. Emri i parë i përfolur është Lajin Kurzaua. Mbrojtësi i PSG diskutohet se mund të ndërrohet me De Shiljon, por lajmi se Hysaj ka ndërprerë bisedimet për rinovim bën të ndryshohet rrjedha e ngjarjeve. Në Torino në verë do të synohet ndërrimi kokë më kokë mes Hysajt dhe De Shiljos, operacion nga i cili mund të dalin të gjithë të kënaqur. Hysaj do kishte mundësinë të bashkohej me “udhërrëfyesin” e tij dhe të ishte në një skuadër, ku kryefjala janë trofetë. Napoli do arrinte të siguronte shërbimet e një lojtari mjaft cilësor si De Shiljo, që te Napoli do ishte titullar i padiskutueshëm.

Kombëtarja

Trajneri Edi Reja e ka të pamundur të bëjë formacionin kuqezi pa praninë e Elseid Hysajt në krahun e djathtë të mbrojtjes. Që prej momentit kur Hysaj ka mbërritur në ekipin përfaqësues ai nuk e ka lëshuar këtë pozicion, duke qenë një titullar fiks dhe njëherësh një nga shtyllat e forta e të qëndrueshme të ekipit përfaqësues. Trajneri Reja e di peshën e ekipit, rolin prej lideri si kapiten i grupit, por edhe niveli i lartë i performancës, pasi Hysaj luan me një skuadër të nivelit të lartë në Itali e në Europë sikurse është Napoli. Nga ana tjetër, Hysaj ka eksperiencë dhe në pozicionin e tij nuk ka asnjë futbollist që mund të bëjë më mirë aktualisht. Sidoqoftë, ka plot të rinj që presin tek dera, duke besuar se mund ta fitojnë një shans, prandaj Hysaj duhet të matet mirë në vazhdim, pasi të rinjtë kuqezinj mund t’i rrezikojnë vendin në formacionin e 11-shes titullare të Kombëtares kuqezi. Në këto rrethana, kërkimet e Rejës për elementë të rinj në Itali, Zvicër e në Gjermani, e dëshmojnë projektin e tij afatgjatë për ndërtimin e një skuadre krejtësisht të re të aftë të lakmojë kualifikimin në Europianin e vitit 2024. Sidoqoftë, shkodrani është ende i fortë, ka eksperiencë, ka cilësi dhe natyrisht nivel të lartë prezantimi, pavarësisht se minutazhi i tij në dy sezonet e fundit tek Napoli nuk është i duhuri.