BREAKING NEWS

Surpriza ‘të pakëndshme’ 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë jep detajet sa raste të reja janë shënuar me COVID

Surpriza ‘të pakëndshme’ 24 orët e fundit, Ministria
x

Sport

Lajm i madh për Partizanin, Arbitrazhi i lejon të bëjnë merkato, “demat” rrisin pretendimet për titull

Lajm i madh për Partizanin, Arbitrazhi i lejon të bëjnë

Klubi i Partizanit ka marrë dje një lajm të madh nga Gjykata Sportive e Lozanës, njohur edhe si Këshilli i Arbitrazhit Sportiv, pasi në vendimin e saj për çështjen “Çinari”, gjykata i ka lejuar klubit shqiptar të bëjë merkato, duke hedhur në një farë mase poshtë UEFA-n që e kishte gjobitur rëndë klubin dhe i kishte ndaluar të bënte lëvizje në treg. Edhe pse vendimi nuk është zbardhur i detajuar dhe nuk është përfundimtar, praktikisht Partizanit i lejohet të bëjë merkato në treg dhe kjo është një fitore e parë për “demat”, por njëherësh një lajm i mirë për të gjithë skuadrën e kuqe, protagonistët e saj në fushë, në pankinë e zyrtarët e klubit, që u lejohet kështu të bëjnë lëvizjet e dëshiruara në këtë merkato dimri. Siç dihet, Partizani është një prej klubeve më të mira të Shqipërisë. Historia e skuadrës së kuqe është në të vërtetë historia e futbollit shqiptar 1që prej vitit 1946. Klubi ka shkruar faqe të ndritura në historinë e sportit tonë dhe është fakt që Partizani ka qenë shkolla më e madhe sportive prej më shumë se 7 dekadash. Natyrisht, në këtë histori të gjatë ka pasur ulje ngritje e tij, por skuadra e kuqe vijon të jetë prezente me forcë edhe në elitën e futbollit. Këtë edicion ka bërë një nisje të mirë dhe pavarësisht problemeve që pati klubi, pozicioni i skuadrës është i kënaqshëm dhe mund të rikuperojë mjaftueshëm në vijim, për të mbajtur lart objektivin e tij për të fituar titullin. Me trajnerin Ilir Daja në krye të pankinës, një ekspert në kampionatin shqiptar, Partizani shpreson të bëjë merkato të fuqishme në janar e të rrisë pretendimet e tij dhe vendimi i djeshëm i gjykatës sportive i jep një shans.

Vendimi i Arbitrazhit Sportiv të Lozanës

Referuar thelbit të problemit që ka pasur Partizani prej shumë muajsh, atë të bllokimit të merkatos nga UEFA për transferimin jo sipas rregullave (siç cilësohej në vendimin e Komisionit disiplinor të UEFA-s) të Erald Çinarit, tani klubi i kuq do të kenë mundësinë të zhvillojë merkato në këtë janar, teksa ishin vetë “të kuqtë” që kanë njoftuar se CAS ka marrë vendimin për të hequr pezullimin që kishte nisur si pasojë e çështjes “Çinari”. Në këtë formë, drejtuesit e të kuqve tashmë do të provojnë të plotësojnë organikën e trajnerit Ilir Daja për të konkurruar për titullin kampion, duke qenë se aktualisht kishin një numër të kufizuar lojtarësh. Përmes njoftimit në faqen e tyre zyrtare në rrjetet sociale, Partizani bën me dije se ky është një njoftim paraprak deri sa më pas të zbardhet vendimi i plotë, ku do të shihen edhe hapat e mëtejshme të klubit. Gjithsesi, më e rëndësishmja është fakti se nga ky moment të kuqtë janë sërish prezent në tregun e transferimeve. “Klubi njofton se sot është bërë me dije nga CAS për heqjen e pezullimit të sesionit të transferimit të lojtarëve, vendim që ishte në fuqi nga FIFA në lidhje me çështjen e sulmuesit Erald Çinari. Klubi saktëson se ky është një njoftim paraprak, deri në zbardhjen e plotë dhe përfundimtare të vendimit që ka marrë CAS, përmes të cilit do të përcaktojmë dhe hapat e mëtejshëm që do të ndërmerren në lidhje me këtë çështje. Nga ky moment tashmë FK Partizani rifiton të drejtën për të operuar në merkaton e janarit”, shkruan klubi i Partizanit në “facebook”.

Objektivat në treg

Partizani ka nevojë urgjente për një bomber të mirëfilltë, një lojtar goli që do të zgjidhte situatën e skuadrës në vijën e parë të sulmit. Mbrojtja ka qenë e mirë dhe Partizani ka mundur të ketë një qëndrueshmëri domethënëse falë repartit të prapavijës, por me mundësinë e re që krijohet, klubi do të shfrytëzojë ditët e janarit që të bëjë goditjet e dëshiruara, për të afruar elementë që bëjnë diferencën. Pritet që të mbajnë qëndrim për këtë rast si presidenti Gazmend Demi, ashtu dhe drejtori i përgjithshëm i klubit, Olsi Rama.