BREAKING NEWS

Shëndetësia shqiptare promotore mediatike e koronavirusit që po ushtron terror mbi psiqikën e shqiptarëve nën regjinë e supernovës të Surrelit

Shëndetësia shqiptare promotore mediatike e koronavirusit që po
x

Sport

Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta në moshën 33-vjeçare ish-futbollisti i Juventusit

Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta në moshën 33-vjeçare

Ish-futbollisti i Juventusit, Giuseppe Rizza është ndarë nga jeta, pas disa komplikimeve shëndetësore.

Rizza ka qenë anëtar i Juventusit, por nuk mundi dot asnjëherë të debutonte me me skuadrën e parë, teksa ka luajtur vetëm me skuadrat e reja.

Ish-lojtari ka pasur hemoragji cerebrale rreth një muaj më parë. Ai ishte zgjuar nga koma më 22 qershor, por ka ndërruar jetë sot.

Lojtari ka pasur shokë skuadre emra të njohur të Juventus si Claudio Marchisio e Sebastian Giovinco, të cilët gjithashtu kanë qenë pjesë e ekipeve të moshave te bardhezinjtë.