BREAKING NEWS

Detaje të reja për vajzën e showbizz-it e implikuar në botën e krimit/ Si i ndihmoi Marina Fara dhe mikesha e saj dy transportuesit e drogës t’i arratisen policisë (Telefonata që e 'fundosi')

Detaje të reja për vajzën e showbizz-it e implikuar në
x

Sport

Lajm i trishtë për botën e futbollit! Ndahet nga jeta ish-presidenti i klubit të njohur

Lajm i trishtë për botën e futbollit! Ndahet nga jeta

Ish-presidenti i Perugias, Luciano Gaucci ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare.

Keqmenaxhimi i klubit, borxhi prej 40 milion eurosh dhe shpëtimi prej akuzave të falimentimit të Perugias, bënë që Gaucci t’ia mbathte për në Republikën Domenikane, aty ku edhe mbylli sytë për herë të fundit gjatë ditës së sotme.

Gaucci qëndroi në krye të ekipit italian gjatë viteve 90′-2000′ dhe ia doli të dërgonte Perugian nga Serie C në Serie A, duke krijuar një skuadër shumë të fortë kundër së cilës vuanin edhe të mëdhenjtë e Serie A.

“Nuk do të jem kurrë mirënjohës aq sa duhet ndaj teje dhe familjes tënde. Faleminderit për gjithçka. Pas teje asgjë te Perugia“, shkruan ish-kampioni i botës me Italinë, Marco Materazzi.