BREAKING NEWS

Autoritetet italiane tregojnë çfarë pritet: Lufta nuk është fituar ende, nuk ka kthim në normalitet. Komisioneri i emergjencës shëndetësore tregon se vendi do të dalë nga kjo dramë vetëm nëse...

Autoritetet italiane tregojnë çfarë pritet: Lufta nuk
x

Sport

Lajm tronditës! Digjet i gjallë brenda makinës sportisti i njohur bashkë me familjen e tij (Foto)

Lajm tronditës! Digjet i gjallë brenda makinës sportisti i njohur

Një ish-lojtar i ligës në regbi, gruaja e tij dhe tre fëmijët e tyre kanë vdekur, pasi makina e tyre mori flakë në qytetin australian të Brisbane. Roëan Baxter dhe fëmijët, të gjithë nën 10 vjeç, u gjetën të vdekur në vendin e ngjarjes nga reaguesit e urgjencës, tha policia.

Gruaja e tij, Hannah Baxter, në moshën 31 vjeç, vdiq më vonë në spital nga djegiet e gjera. Ajo raportohej se ishte kërcyer nga makina duke bërtitur: “Ai derdhi benzinë mbi mua”.

Policia po heton se si filloi zjarri. “Se si ka ndodhur zjarri në të vërtetë nuk është konstatuar për momentin, kështu që për ne ta quajmë atë një vrasje-vetëvrasje ose një aksident tragjik, është e papërshtatshme në këtë fazë,” tha Inspektori i Detektivit Mark Thompson.

Lajm tronditës! Digjet i gjallë brenda makinës sportisti i njohur

Policia u njoftua për ngjarjen në 08:30 me kohën lokale të mërkurën.

Ata gjetën tre fëmijët e çiftit, të moshës gjashtë, katër dhe tre vjeç të vdekur brenda makinës. Ekuipazhet e urgjencës u përpoqën të shpëtonin jetën e 42 vjeçarit Roëan Baxter, por nuk mundën. Mediat australiane raportojnë se ai u gjet afër makinës me një plagë me thikë të shkaktuar nga vetë ai. Roëan kishte qenë në sediljen e pasagjerit dhe Hannah Baxter po drejtonte makinën, tha policia. Mësohet se ata se ishin ndarë në fund të vitit të kaluar dhe po përpiqeshin të arrinin një marrëveshje për kujdestarinë e fëmijëve./ BBC