BREAKING NEWS

Bien ndjeshëm rastet e reja/ Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e COVID, ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Bien ndjeshëm rastet e reja/ Ministria e Shëndetësisë
x

Sport

Lajme të mira për Liverpulin, pronarët investojnë 640 mln euro për të ringritur “të kuqtë”

Lajme të mira për Liverpulin, pronarët investojnë 640 mln

Klubi i njohur anglez deklaroi humbje të konsiderueshme për shkak të pandemisë së koronavirusit, shpëtimtarët janë “RedBird Capital Partners”

Liverpuli ka dominuar skenën futbollistike në Angli, kur arriti të fitojë titullin kampion një2 vit më parë e dy sezone të shkuara mundi të fitojë edhe trofeun “veshmëdhenj” të UEFA Champions League, një sukses kontinental për klube që e afirmon atë si një prej skuadrave më të mira të historisë së futbollit në Europë. Por bota e futbollit, sikurse çdo fushë e jetës në çdo vend të botës, po përballet me vështirësi për shkak të koronavirusit, i cili prej më shumë se një viti po mban botën në ankth. Me daljen masive të vaksinave dhe kthimin e normalitetit, edhe futbolli mund të kthehet normalisht në fushë, madje po planifikohen edhe prania e tifozëve në impiante, por dëmi ekonomik u është bërë tashmë klubeve. Ndërkohë, duhet thënë se nuk janë kohë të mira për Liverpulin, as në sport, as ekonomikisht. Në aspektin e parë, kampionët në fuqi të Premier League-s zënë vendin e shtatë në elitën e futbollit anglez, me mundësi reale për të mos u kualifikuar në Champions League sezonin e ardhshëm. Në aspektin e dytë, pra në atë ekonomik, “The Reds” kanë pësuar një humbje të ndjeshme të të ardhurave prej 141 milionë eurosh gjatë pandemisë së Koronavirusit. Sidoqoftë, situata mund të ndryshojë së shpejti, të paktën ekonomikisht. Pronarët e klubit do të injektojnë 638 milionë euro, para që do të vijnë nga “RedBird Capital Partners”. Ky injeksion I rëndësishëm pritet ta lejojë klubin të bëjë përpara me planet për të zgjeruar markën dhe për të siguruar stabilitetin financiar. “Me sa di unë, kjo do të thotë që na jep qëndrueshmëri në ato që kemi arritur deri më tani, por kaq. Është një lajm i mirë”, thotë Jurgen Klop. Tekniku ka parë për dy vjet se nuk ka qenë e mundur të përforcohet skuadra, pasi shpenzimet duhet të shkojnë bëhen në bazë të realitetit financiar. Vlera e biznesit të FSG, e cila gjithashtu zotëron Boston Red Sox dhe fitoi kontrollin e plotë të Liverpul në 2010, qëndron në 7.35 miliardë dollarë (6.22 miliardë euro). Ndërkohë, nga mediat britanike mësohet se Liverpuli po planifikon të zgjasë kontratën me një prej lojtarëve të fvet kryesorë, sikurse është sulmuesi egjiptian Mohamed Salah, i cili ka pasur vitet e fundit një peshë të konsiderueshme në skuadër dhe është shndërruar në “yll” të Premier League. “Liverpul dëshiron të vazhdojë kontratën me sulmuesin Mohamed Salah. Sulmuesi egjiptian tash e disa kohë ka nisur bisedimet për vazhdimin e kontratës por nuk ka gjetur marrëveshjen”, shkruhet në shtypin sportiv britanik. Pra, mediat angleze kanë bërë të ditur se drejtuesit e klubit janë duke tentuar ta bindin Salahin të vazhdojë kontratën e cila i skadon në vitin 2023. Deklarata e fundit të lojtarit rreth një largimi të mundshëm ka bërë që klubi të këmbëngul për t’i vazhduar kontratën lojtarit. 28-vjeçari së fundmi është duke u kërkuar nga Real Madridi. Ylli egjiptian po shkëlqen këtë edicion duke shënuar 25 gola në të gjitha garat. Ai është pjesë e Liverpulit që nga viti 2017 kur u transferua nga Roma.