BREAKING NEWS

Gati të plasë  “Lufta e Tretë Botërore”, Suedia e Finlanda përgatiten për konflikt me Rusinë

Gati të plasë  “Lufta e Tretë Botërore”,
x
BREAKING NEWS

Humbje e madhe! “I pari në fushatën elektorale, i fundit u largua deri sa numëroi të gjithë votat”/ Ina Zhupa mes dhimbjes ndan lajmin e trishtë: Një nga djemtë më të mirë! Po na plas zemra

Humbje e madhe! “I pari në fushatën elektorale, i fundit u
x
BREAKING NEWS

Humbi jetën nga rrëzimi i tendës së kalçetos, i riu nipi i deputetit të njohur të PD-së, rrëqeth me mesazhin politikani dhe jep lajmin tronditës: Më fal Armando…

Humbi jetën nga rrëzimi i tendës së kalçetos, i riu
x
BREAKING NEWS

Tragjike/ Moti i keq i merr jetën të riut, ky është 22-vjeçari që vdiq mbrëmjen e sotme në Sarandë

Tragjike/ Moti i keq i merr jetën të riut, ky është
x
BREAKING NEWS

Emri/ Stuhia rrëzoi tendën e kalçetos në Sarandë, ndërron jetë në spital 22-vjeçari

Emri/ Stuhia rrëzoi tendën e kalçetos në Sarandë,
x
BREAKING NEWS

Tirana po ‘digjet’ nga temperaturat e larta, ndërsa në Sarandë shiu bën namin, ja mbathin pushuesit

Tirana po ‘digjet’ nga temperaturat e larta, ndërsa në
x
BREAKING NEWS

U vra me plumb në kokë/ Zbardhen detaje të reja, ja kujt i përkiste trupi i dekompozuar në Malin e Gramozit (Emri)

U vra me plumb në kokë/ Zbardhen detaje të reja, ja kujt i
x
BREAKING NEWS

Kryeministri holandez habit me deklaratën: Gati u kapëm fizikisht me Ramën në Sofje, Shqipëria ka probleme me...

Kryeministri holandez habit me deklaratën: Gati u kapëm fizikisht me
x

Sport

Lampard i emocionuar, tregon se Evertoni siguroi mbijetesën në Premier League

Lampard i emocionuar, tregon se Evertoni siguroi mbijetesën në Premier

Një javë para fundit të garës në Premeir League, u regjistrua një ndeshje emocionuese që do të mbahet mend gjatë nga tifozët e Evertonit, skuadër që rrezikonte të binte nga kategoria. Gjithçka për këtë ekip po shembej deri në minutën e 80-të të duelit me Kristal Palace, por një përmbysje spektakolare ndodhi, Evertoni fitoi dhe siguroi mbijetesën dhe tifozët të mbërthyer nga emocionet e shumta zbarkuan në fushë, duke e pushtuar atë. Ngjarja bëri bujë në Angli dhe Europë pasi Evertoni është ndër klubet e mëdha e të njohura angleze. Kështu, Everton triumfoi 3-2 me përmbysje ndaj Krystal Palace dhe siguroi matematikisht qëndrimin në Premier League, teksa pas ndeshjes shumë tifozë zbritën në fushë për të festuar bashkë me futbollistët. Me këtë triumf, “Toffees” shkuan në kuotën e 15 pikëve të marra nga situata disavantazhi, teksa më shumë ia ka dalë të rikuperojë vetëm skuadra tjetër e qytetit, Liverpuli me dy më tepër, ose 17 pikë. Trajneri Lampard pranoi vështirësinë e sfidës dhe deklaroi se momenti kyç ishte goli i Keane në fillim të pjesës së dytë, ndërsa më i miri për Everon, padyshim Delle Ali. “E dinim që do të ishte e vështirë, pasi ata kanë një skuadër shumë cilësore, që bëhej më e rrezikshme nga fakti që luante e çliruar nga objektivat. Pas pjesës së parë 0-2, gjithçka u komplikua edhe më shumë, por momenti kyç ishte goli i Keane. E dija që duhej të rihapnim shpejt ndeshjen, pasi nësë do të kalonin edhe 10 minuta të tjera pa shënuar, do të zbehej besimi dhe shfaqej lodhja. Një nga më të mirët ishte padyshim Delle Ali, të cilin e morëm në një moment të vështirë dhe e pritëm të rikthehët në formë, por justifikoi gjithçka duke udhëhequr skuadrën me besim, zgjuarsi, teknikë dhe cilësi”, u shpreh Lampard. Duke iu rikthyer ndeshjes, kujtojmë që Everton pa makthe në “Goodyson Park”, pasi Crystal Palace kaloi në avantazh të dyfishtë në pjesën e parë dhe vuri seriozisht në dyshim mbijetesën, por gjithçka shkoi më së miri në pjesën e dytë për vendasit. Tre gola mes minutave 54-të dhe 85-të, sollën përmbysjen e madhe për djemtë e drejtuar nga Frank Lampard, të cilët siguruan matematikisht mbijetesën një javë para fundit dhe jaq mjaftoi që në stadium të shpërthejë festa. Një pjesë e mirë e tifozëve zbritën në fushë për të festuar bashkë me futbollistët, ndërsa të tjerët vijuan me korin e këngëve të tyre, teksa nuk mungoi aa mbështetja për trajnerin Frank Lampard, që me këtë sukses mund të zgjasë kontratën me klubin e Evertonit.