BREAKING NEWS

E veshur sportive dhe duke shijuar tingujt e çiftelisë, ambasadorja Yuri Kim shfaqet si kurrë më parë (Pamjet)

E veshur sportive dhe duke shijuar tingujt e çiftelisë, ambasadorja
x

Sport

Lampard: Titullin e mori Liverpuli, për mua ekipi më i mirë është Siti i Guardiolës

Lampard: Titullin e mori Liverpuli, për mua ekipi më i mirë

Liverpuli fitoi titullin kampion në Angli pas 30 vjetësh, ndërkohë që polemikat nëse skuadra e tij është më e mira në Premier vijojnë të jenë të forta. Mendim të kundërt, ka për shembull trajneri i Çelsit, Frenk Lampard, i cili ka lavdëruar ekipin e Mançester Sitit pas fitores së ekipit të tij me rezultat 2:1 mbrëmë në “Stamford Bridge”. Trajneri i Çelsit thotë se Jurgen Klop dhe Pep Guardiola kanë “klas të ndryshëm”, ndërsa mendon se Siti e bën lojën më të bukur në Premier League. “Ishte e vështirë për ne. Kur e ke përpara një ekip të tillë si Mançester Siti, me një cilësi të madhe, në aspektin individual dhe ekipor, në mënyrën se si ata udhëhiqen, për mua, ky është ekipi më i mirë. Në aspektin se si luajnë, është një gjë e bukur dhe e madhe t’i shikosh”, deklaroi Lampard për “”BT Sport”. “Pep dhe Klop kanë klas të ndryshëm. Kjo është arsyeja se përse Liverpuli e fitoi titullin e kampionit sonte. Ne punuam shumë dhe u munduam ta nxirrnim një rezultat të mirë. Bëmë punë të madhe dhe të vështirë edhe në mbrojtje. Gjithashtu, krijuam edhe raste më të mira sonte”, përfundoi Lampard. Ndërkohë, trajneri i Mançester Junajtid, Ole Gunar Solskjaer, e pranon se të gjithë personat e lidhur me Djajtë e Kuq janë lënduar nga triumfi i Liverpulit në Premierligë, por thotë se klubi do të bëjë gjithçka për t’i kaluar rivalët në të ardhmen. Skuadra e Jurgen Klopit u shpall kampione e Premier League të enjten në mbrëmje, pasi Çelsi e mposhti Mançester Sitin me rezultat 2:1 në “Stamford Bridge”, duke i dhënë kështu fund ecurisë prej 30 vjetësh pa titull të kampionit të Anglisë. Trajneri i Mançester Junajtid, Solskjaer, tha se Liverpooli e meritoi të shpallet kampion i ligës, mirëpo e pranoi se të gjithëve që janë të lidhur me Djajtë e Kuq i ka lënduar ky triumf i rivalëve. “Cilado skuadër që e fiton Premier League, e meriton. Natyrisht se ata e merituan, kjo është një ligë e vështirë për ta fituar. I përgëzoj Jurgenin dhe lojtarët e tij. Por, kurdo që e sheh dikë ta fitojë ligën, të lëndon”, ka thënë Solskjaer. “Kjo është ndjenja që e ka të gjithë personat e lidhur me Mançester Junajtid, të gjithë stafi, lojtarët dhe tifozët. Natyrisht, ne duam t’u kthehemi fitoreve dhe kjo është pjesë e sfidës sonë”, theksoi ai. Në fakt, mesazhe pa fund urimi ka pasur në adresë të Liverpulit dhe trajnerit Klop pas fitores ndaj Kristal Palace dhe sigurimit matematik të titullit. Një ndër ata që kanë uruar është dhe trajneri rival i Klopit, Pep Guardiola i Mançester Sitit. “Urimet më të përzemërta për Liverpul, bënë një sezon të madh dhe e merituan titullin. Ne nuk ishim në nivelet e sezonit të shkuar, nuk kishim vazhdimësi. Liverpul luajti çdo ndeshje sikur të ishte e fundit, sikur të ishte një finale, ndërsa ne nuk e bëmë diçka të tillë. Klop iu ka dhënë shumë besim lojtarëve të tij dhe ata e kanë treguar gjatë gjithë sezonit. Para dy sezonesh, ne kishim 25 pikë më shumë se Liverpul, këtë sezon ata kanë 23 pikë më shumë se ne. Normalisht që do të mundohemi ta ngushtojmë sa më shumë këtë diferencë sezonin e ardhshëm. Ne jemi ende në garë për objektivat tjera dhe ky sezon kurrsesi nuk ka përfunduar për ne”, thotë Guardiola.