BREAKING NEWS

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Diti që drejtoi operacionin nxjerr për herë të parë detajet “bombastike”, nga politikani që doli kundër, sekuestrimi i 71 ton kanabis sativa, te reagimi i Ramës, ...

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i
x
BREAKING NEWS

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive të fshehura të Ilir Metës, nga ditëlindja 500 mijë euro në Lalëz, 51 asetet që ka në Londër, 289 mijë euro operacione, mbi 100 mijë euro shpenzim vetëm për njërin fëmijë, deri te vrasjet ku është implikua...

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive
x
BREAKING NEWS

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në Shqipëri, DASH listë me “non-grata”, a do sanksionohen oligarkët që financojnë Sali Berishën si rasti i Dodik në Bosnje?

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në
x
BREAKING NEWS

Ja si u përdor ARRSH për të kamufluar fondet nga Belinda Balluku, në skenë del dhe kompania e oligarkut rus Oleg Deripaska, KLSH liston shkeljet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë

Ja si u përdor ARRSH për të kamufluar fondet nga Belinda Balluku,
x
BREAKING NEWS

Zbardhen detajet e forta nga dosja e SPAK, ja si gënjeu Ahmetaj para prokurorëve specialë për njohjen me Mërtirin dhe Zoton, tentativat e partneres së ish-zv/kryeministrit për të zhdukur dokumentin e rëndësishëm dhe shitjet fiktive të kryera me qellim ...

Zbardhen detajet e forta nga dosja e SPAK, ja si gënjeu Ahmetaj para
x
BREAKING NEWS

Gjykata Kushtetuese shfuqizon disa pika të Rregullores së re të Kuvendit, përjashtimin e deputetëve që ushtrojnë dhunë nga 30 ditë e zbret në 10, ja ndëshkimi i ashpër që do të jepet për ligjvënësit që përdorin tymuese gjatë seancës plenare...

Gjykata Kushtetuese shfuqizon disa pika të Rregullores së re të
x
BREAKING NEWS

Ngrihen 5 klane në PD për t’i “ngrënë kokën” Sali Berishës, ja kush do i japë goditjen finale pas 23 qershorit, zbardhen prapaskenat e fundit nga SHQUP

Ngrihen 5 klane në PD për t’i “ngrënë
x
BREAKING NEWS

Vendimi i Home Office për ta shpallur “non-grata” Sali Berishën i bazuar në fakte dhe jo fjalë, u hetua dhe dokumentua çdo provë kundër kreut të PD që nga viti 1996, avokat nga Londra zbulohen detaje nga dosja e britanikëve

Vendimi i Home Office për ta shpallur “non-grata” Sali
x

Sport

Laporta shkarkon trajnerin Ksavi, emëron në krye të Barcelonës Hansi Flik

Laporta shkarkon trajnerin Ksavi, emëron në krye të

Ende pa u mbyllur mirë sezoni aktual, klubet kanë nisur lëvizjet për sezonin e ri. Dhe sikurse kuptohet në këto raste, fillimisht nisin lëvizjet e bankinave, për të mundësuar më pas blerjet ë bëhen për të sjellë trofe. Pas disa klubeve që morën vendime për panënat e tyre, dje një tjetër klub i madh njohu zhvillime të reja. kështu, Barcelona do të ndryshojë trajner dhe vendimi duket e është marrë. Huan Laporta, president i klubit të Barcelonës, ??shkoi në “Ciutat Esportiva” për të folur me Ksavi Hernandezin dhe për ta informuar për shkarkimin e tij. Klubi i Barçës e konfirmoi zyrtarisht në orën 13:39. Kreu i Barçës mbërriti pak para orës 12 të mesditës, para se të përfundonte seanca e ekipit të parë. Barça do të zyrtarizojë nënshkrimin me Hansi Flik si trajner i ri të hënën. Në deklaratë, Barça thekson se Ksavi do ta drejtojë ndeshjen e fundit të La Ligas në Sevilje, të dielën (21:00). Klubi i Barçës shton se “dëshiron të falënderojë Ksavin për punën e tij si trajner dhe i uron atij gjithë fat në botë”. Barça shton se do të raportojë për strukturën e re të ekipit të parë në ditët në vijim edhe pse, siç është zbuluar nga media katalanse, të hënën, më 27 maj, pasi sezoni të ketë të përfunduar, do të njoftohet emërimi i gjermanit Hansi Flik si pasardhës i Ksavit. Ndërkohë, dje pasdite, skuadra e Barcelonës ka gjetur menjëherë trajnerin e ri pas shkarkimit të Ksavit. Siç raporton gazeta gjermane BILD.de, trajneri Hansi Flik do të jetë pasardhësi i Ksavit në stolin e klubit katalanas. Flik pritet të nënshkruaj kontratë dy vjeçare me Barcelonën deri në vitin 2026. Kujtojmë që së fundmi, Hansi Flik ishte trajner i Kombëtares së Gjermanisë, por që u shkarkua për shkak të rezultateve të dobëta. Ishte eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, që e dha i pari lajmin e famshëm për këtë marrëveshje. Kontrata është kompletuar dhe tani aprovuar nga agjenti i tij, Pini Zahavi. Flik ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me Barcelonën. Hansi Flik do t’i sjellë dy asistentë gjermanë si pjesë e stafit të tij. Hansi Flik ishte pjesë e Bajernit Munihut e më pas edhe përzgjedhës i kombëtares së Gjermanisë. Mbetet të shihet deri në fund me çfarë kushtesh do të firmosë Flik kontratën e tij me Barcelonën, por në Katalonjë duan trofe të mëdhenj, titull dhe trofeun e Champions League, në të kundërt quhesh i dështuar.