BREAKING NEWS

COVID në Shqipëri/ Më shumë se 900 raste të reja, MSH zbardh bilancin e 24 orëve të fundit

COVID në Shqipëri/ Më shumë se 900 raste të reja, MSH
x
BREAKING NEWS

Zgjerimi i BE, lajm i mirë për Shqipërinë, rriten shanset për anëtarësim

Zgjerimi i BE, lajm i mirë për Shqipërinë, rriten shanset
x
BREAKING NEWS

Temperatura deri në 40 gradë, moti bën kthesën drastike të premten

Temperatura deri në 40 gradë, moti bën kthesën drastike
x
BREAKING NEWS

Vrau dy turistët çekë në Prekal, Gjykata e Lartë merr vendimin për Sokol Mjacajn, ia ‘hedh çelësat në det’

Vrau dy turistët çekë në Prekal, Gjykata e Lartë merr
x
BREAKING NEWS

“PS është shkërmoqur si parti”/ Spartak Braho flet për emërimet brenda Partisë Socialiste dhe ia numëron ‘një nga një’ kryeministrit: Gjithçka e vendos Rama sikur është shefi i Shtabit. Si kjo situatë nuk ka pasur ndonjëherë

“PS është shkërmoqur si parti”/ Spartak Braho flet
x
BREAKING NEWS

Rrebeshe të forta dhe stuhi/ Moti bën ndryshimin drastik, meteorologu tregon kur vjen kthesa e madhe dhe si parashikohet fundjava

Rrebeshe të forta dhe stuhi/ Moti bën ndryshimin drastik, meteorologu
x
BREAKING NEWS

“Ka filluar që kur ishte ministër Olldashi”, Spartak Braho hedh dritë mbi skandalin e madh me rrugën Kardhiq-Delvinë: Aferë korruptive! Balluku pjesë e oligarkisë së kryeministrit. Ai është megaloman dhe…/ Rama i ka hipur...

“Ka filluar që kur ishte ministër Olldashi”, Spartak
x
BREAKING NEWS

"Ka nja dy deputetë që kundërshtojnë me të drejtë"/ Spartak Braho plas deklaratën e fortë për aferën e inceneratorëve: Skandali është kaq i fortë sa…Ja pse Rama nuk e jep dorëheqjen. A do ketë fundin e Musolinit?

"Ka nja dy deputetë që kundërshtojnë me të
x

Sport

Laportës nuk i del inati me largimin e Mesit e Nejmarit: Tek PSG janë skllevër të parasë

Laportës nuk i del inati me largimin e Mesit e Nejmarit: Tek PSG janë

Barcelona dhe Paris San Zhermen bashkëpunuan më shumë se një rast për të gjetur gjuhën e përbashkët rreth transferimeve madhore. Dhe është fakt që klubi francez i ka marrë Barcelonës lojtarët më cilësorë dhe disa prej yjeve botërorë të topkëmbës. Braziliani Nejmar dhe argjentinasi Lionel Mesi janë tashmë në radhët e PSG-së, duke vërtetuar se sheikët që kanë në pronësi klubin francez i kanë blerë me para, pra kanë paguar aq sa kanë dashur lojtarët dhe ka kërkuar Barça, për të mundësuar që yjet të mblidhen në një skuadër. Por edhe pse ka marrë yjet, PSG ende nuk po e fiton Champions League. Kjo ndodh, sipas shumë ekspertëve, se PSG nuk luan me pasion, por lojtarët janë skllevër të parasë. Në këtë pikëvështrimi, presidenti i Barcelonës, Huan Laporta, është shprehur së fundmi se lojtarët yje që zgjodhën PSG-në s’janë gjë tjetër veçse skllevër të parasë. Kështu, Joan Laporta, gjatë intervistës së tij për “L’Esportiu”, u pyet për dy ish-ikonat e Barcelonës (Mesi e Nejmar), nëse ata mund të ktheheshin në “Camp Nou” pas vendimit të Mbapesë për të rinovuar kontratën. Presidenti i Barçës deklaroi: “Kush nuk e pëlqen Nejmarin? Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm”, ndonëse shpejt shtoi se “ka kontratë me PSG-në, i kanë mbetur edhe katër apo pesë vite. Këta lojtarë që kanë nënshkruar për klube si PSG pothuajse kanë nënshkruar skllavërinë e tyre. Për para”. Sa i përket situatës së Leos, Laporta theksoi se “Mesi ka shkuar ashtu siç ka shkuar. Të gjithë do të dëshironim që ai t’i jepte fund jetës së tij sportive këtu, por për shumë arsye nuk u bë e mundur. Nuk u bë e mundur për shkak të “fair play”-t të ligës spanjolle dhe për shkak të ofertës së PSG-së. Këta lojtarë, kur përfshihen në një dinamikë të tillë, a kanë të pamundur të tërhiqen, sepse operacione të tilla bëhen për miliona euro. Ju më pyesni për rastin e Nejmarit. Nuk e di se si do ta bëjnë në Francë, sepse ndoshta kanë sisteme të tjera që ne nuk i kemi këtu, por anulimi para kohe i një kontrate të nënshkruar kushton shumë para. Është gjithashtu e vërtetë që PSG ka shtetin pas vetes.” Në këtë kuptim, presidenti i Barçës e bëri të qartë se si Nejmar ashtu edhe Mesi “për t’u kthyer te Barça një ditë, duhet të jenë lojtarë të lirë. Ne nuk jemi në gjendje të kryejmë operacione të shtrenjta. Por edhe sikur të kishim para, nuk do ta bënim. Do të ishte irracionale”, theksoi në qëndrimin e tij presidenti i klubit të Barcelonës, Huan Laporta.