BREAKING NEWS

Sa do të kapërcejnë temperaturat? Njihuni me parashikimin e motit për datën 6 korrik 2022

Sa do të kapërcejnë temperaturat? Njihuni me parashikimin e motit
x
BREAKING NEWS

“Nëse SPAK nuk heton…”/ Kryemadhi plas deklaratën e fortë dhe paralajmëron arrestime të politikanëve: Ja lista e ministrave që përfundojnë në burg

“Nëse SPAK nuk heton…”/ Kryemadhi plas deklaratën e
x
BREAKING NEWS

Çështja e pensionistëve milionerë, Kryemadhi zbardh detaje të reja: Ja ku qëndron problemi! Kikia: Totalisht e pafalshme për drejtësinë, skema më e madhe pas firmave piramidale

Çështja e pensionistëve milionerë, Kryemadhi zbardh detaje
x
BREAKING NEWS

Skema e mashtrimit me inceneratorët, Monika Kryemadhi flet me emra dhe nxjerr aferën me firmën e Edi Ramës: Arben Ahmetaj...

Skema e mashtrimit me inceneratorët, Monika Kryemadhi flet me emra dhe
x
BREAKING NEWS

“Ishte 82 vjeç, kryeministri sapo kishte mbaruar si student”, Kryehetuesi i komunizmit zbulon pse kërkohej arrestimi i gjyshit të Edi Ramës

“Ishte 82 vjeç, kryeministri sapo kishte mbaruar si student”,
x
BREAKING NEWS

Inceneratori i Tiranës/ Monika Kryemadhi paralajmëron: Kam filmime dhe gjëra të tjera që nuk i kam publikuar ende, institucionet nuk më kthejnë përgjigje edhe pse...

Inceneratori i Tiranës/ Monika Kryemadhi paralajmëron: Kam filmime dhe
x
BREAKING NEWS

Rritja e rasteve me Covid, mjeku Alimehmeti shpjegon situatën dhe i bën thirrje qeverisë: Kjo vjen si rrjedhojë e...

Rritja e rasteve me Covid, mjeku Alimehmeti shpjegon situatën dhe i
x
BREAKING NEWS

Skandali me inceneratorët, Kryemadhi: Mua nuk tregonte njeri, se jam gruaja e Ilir Metës

Skandali me inceneratorët, Kryemadhi: Mua nuk tregonte njeri, se jam gruaja
x

Sport

Lara Kolturi, talentja italiane e skive do të garojë për Shqipërinë, Çuçi e pajis me pasaportë

Lara Kolturi, talentja italiane e skive do të garojë për

Pas gjimnastikës, mundjes e ndonjë disipline tjetër, edhe skitë do të përfaqësohen me sportistë të huaj. Shqipëria nuk ka sportistë cilësorë në shumësportësh dhe në mungesë të talenteve dhe sportistëve elitarë, disa federata po gjejnë zgjidhje me sportistë të huaj, në mënyrë që të përfaqësohen në garat e rëndësishme. Dje një sportiste italiane, e cilësuar edhe në mediat e vendit fqinj si talente e së ardhmes, mori pasaportë shqiptare dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në evenimentet e mëdha të skive, por me flamurin kuqezi. Lajmin fillimisht e dha “Gazzetta dello Sport”, por që shpejt u konfirmua edhe nga pala shqiptare, pasi sportistja dhe familjarët e saj u pajisën me pasaportë shqiptare. Kështu, Lara Kolturi do të garojë për Shqipërinë. Vajza 15-vjeçare e olimpistes Daniela dhe Alesandro Çekarelit, një prej shpresave më të mëdha të skijimit italian, është përfshirë zyrtarisht në bazat e të dhënave të federatës ndërkombëtare si sportiste nga “Toka e Shqiponjave” dhe jo nga Italia. “Ndërrimi i fanellës” është i mundur deri në moshën 16-vjeçare – Lara do ta kthejë më 15 nëntor – pa pasur nevojë të lëshojë lejen federata e origjinës.

Zgjedhja

Janë vetë mediat italiane që shkruajnë se Shqipëria, e cila me sa duket ofronte kushte të favorshme, në fakt do t'u garantojë atyre që e ndjekin vajzën të kenë duart e lira në shumë aspekte, teknike dhe tregtare. Prej disa kohësh flitej për hipotezën por dje në qarqet e “FIS”-it (federata italiane e skive) kishte habi, pasi mendohej se çështja ishte zgjidhur. Lara shfaqet ende mes sportisteve të “vëzhguara” nga kjo federatë: në fakt, në muajt në vijim do të kishte hyrë në skijimin e të mëdhenjve. Dhe do ta bëjë, por për një shtet tjetër për të cilin ka marrë pasaportën, kusht themelor për t'u regjistruar në listat e “FIS”. Anulim për skijimin italian, sepse Lara prej vitesh konsiderohet si një talent absolut dhe parashikohet e ardhmja e saj si protagoniste, tashmë nga Lojërat Milano-Kortina 2026, prej të cilave nga viti 2020 është edhe ambasadore. Nëse vendos të ndryshojë shtet dhe të kthehet për të konkurruar për Italinë, Kolturi do të humbiste të gjitha pikët e fituara nga “FIS”.

Çuçi pajis me pasaportë Kolturin

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Bledi Çuçi, nga rrjetet sociale bëri me dije se sportistja italiane, Lara Kolturi, është pajisur me pasaportën shqiptare, të cilën ia ka dorëzuar vetë ministri. Ai thotë se Kolturi do të garojë për ngjyrat e flamurit kuqezi. Gjithashtu pasaporta shqiptare i është dhënë edhe vëllait të saj të vogël dhe nënës, Daniela Çekareli, një ish-kampione olimpike, e cila do të drejtojë tashmë ekipin tonë kombëtar në sportin e skive. Për të mundësuar këtë lëvizje ndikoi presidenti i federatës tonë të skive, Elvis Toçi dhe kreu i KOSH-it Fidel Ylli. “Kënaqësi e veçantë t’i jap pasaportën shqiptares më të re, Lara Kolturi, e cila do të garojë shumë shpejt me flamurin tonë kombëtar në sportin e skive. Me kombësi dhe gjithashtu shtetësi italiane, Lara është një sportiste plot talent dhe shumë premtuese, me të cilën Shqipëria i ka të gjitha shanset të ketë një kampione olimpike”, shkruan Çuçi.