BREAKING NEWS

Ndërkombëtarët japin alarmin: Lidhjet me gjyqësorin po shpëtojnë politikanët nga burgu, Rama-Basha promovojnë vetëm besnikët, LSI parti familjare

Ndërkombëtarët japin alarmin: Lidhjet me gjyqësorin po
x

Sport

Largimi nga Liverpooli i sigurt, Xherdan Shaqiri bëhet gati për ekipin e ri

Largimi nga Liverpooli i sigurt, Xherdan Shaqiri bëhet gati për ekipin

Duket se aventurës së Xherdan Shaqirit te Liverpooli i erdhi fundi. Futbollisti me origjinë shqiptare me shumë mundësi do të largohet nga Anglia këtë verë dhe e ardhmja e tij mund të jetë në Turqi.

Sipas mediave turke, në gjurmët e sulmuesit është vënë Fenerbahçe. Madje thuhet se këta të fundit kanë pasur edhe kontakte me vetë lojtarin.

Shaqiri mësohet se ka dhënë dritën jeshile për kalimin e tij te klubi turk, ku është rënë dakord për një kontratë 3 vjeçare me 3 milionë euro në sezon dhe tashmë duhet të bindet vetëm Liverpooli për ta lënë të lirë sulmuesin.

Duke parë se Shaqiri është një lojtar stoli, kjo nuk do jetë shumë e vështirë.

Në rast se transferimi do kryhej, te Fenerbahçe Shaqiri do të gjente edhe një shqiptar tjetër, siç është Vedat Muriqi, i cili po shkëlqen këtë sezon në elitën e futbollit turk.