
Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Romeo Kara zbardh për herë të parë provat përvëluese që do fundosin Metën për aferën “CEZ-DIA”, ja dëshmitë që ka në duar SPAK, roli i Sali Berishës dhe lëvizja e papritur e Ismailajt që mund “të hedhë në erë” hetimet

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të Berishës në mes të Tiranës, caktohet prokurori i çështjes, ja provat nga dosja që rrezikojnë të fundosin pushtetarë të lartë dhe biznesmenë të njohur, zbardhen emrat që po hetohen...

Dosjet e korrupsionit mbushin zyrat e SPAK, SHBA mesazh kërcënues politikës shqiptare për ditët e zeza që po trokasin

Dështon këtë javë mbledhja e “non-gratave” me dezertorët e Lulzim Bashës, Bardhi qejfmbetur nga Berisha pas refuzimit të postit të Sekretarit të “Foltores”

Më 3 tetor vendoset fati i Shkëlzenit, ja si mund të marrin kthesën e madhe hetimet e dosjes së “Gërdecit” për djalin e Sali Berishës, familjarët e viktimave kërkojnë dëshminë e 12 dëshmitarëve të tjerë, mes tyre krushkun e Fatmir Mediut...

Largohet Maldini, milanistët të shtangur nga vendimi i papritur nga klubi

Shkruar nga Adriatik BALLA 7 Qershor 2023

Milani ka bërë disa lëvizje që kanë shtangur opinionin sportiv në Itali, sidomos për të papriturën e largimit të ikonës së klubit Paolo Maldini, i cili shihej i paprekshëm në radhët e kuqezinjve. Por duket se kjo lëvizje për të larguar Maldinin, si dhe Masarën, është një plan i drejtuesve për të sjellë një frymë tjetër në skuadër, pra Milani është gati tani të bëjë revolucion. Por a do të jetë revolucioni i duhur ai që largon Maldinin nga drejtimi i klubit? Në Milani janë të shokuar nga lëvizja që ndodhi mbrëmjen e dy ditëve më parë. Largimi i dyshes Maldini-Masara nga Milani ishte një rrufe në qiell të hapur për të gjithë, qofshin tifozët, por edhe futbollistët, që kanë mbetur të befasuar nga vendimi i pronarit të klubit Geri Kardinale. Një nga futbollistët që është zhgënjyer më së shumti, është padyshim Rafael Leao, i cili pas shumë negociatash me Paolo Maldinin dhe garancish se Milani do të jetë konkurrues, firmosi rinovimin e kontratës të premten. Mjaftoi një emoji në Tuiter, që të shprehte të gjithë zhgënjimin e sulmuesit anësor portugez, i cili kishte mundësinë të largohej këtë verë, por u bind të qëndrojë pikërisht nga Maldini, që tashmë është larguar vetë nga kuqezinjtë. Ndërkohë burime brenda klubit bëjnë me dije se edhe senatorë të tjerë si Theo Hernandez, Mike Mainjan, etj, kanë mbetur të zhgënjyer dhe janë rreshtuar në anën e dyshes Maldini-Masara. Ndryshimet në drejtim vijnë në një moment aspak të përshtatshëm për klubin kuqezi, pasi Maldini dhe Masara kishin nisur punën për të ndërtuar skuadrën për sezonin e ri dhe tashmë të gjithë planet rrëzohen. Në rastin më të mirë, Milani do të vonohet jo pak në organizimin për sezonin e ri dhe në rastin më të keq, mund të përballet me kërkesën e titullarëve kryesorë për t’u larguar. Kështu, një prej këtyre emrave është Brahim Diaz, i cili raportohet se nuk do të qëndrojë te Milani, por do të kthehet përfundimisht te Real Madrid. Lojtari ka bërë të qartë se dëshiron të kthehet te madrilenët, ku do t’i jepet një rol qendror në projektin e ri. Sipas Fabricio Romano, futbollisti dhe Reali kanë qe tani një marrëveshje për zgjatjen e kontratës ekzistuese, që ishte e vlefshme në periudhën që u huazua te Milani. Marrëveshja e re parashikon firmën deri në vitin 2027. Siç shihet, Milani po kalon një krizë serioze, e cila në vetëm 24 orë ka prodhuar shumë pasiguri rreth grupit dhe vazhdimësisë së skuadrës. Largimi i Maldinit ka sjellë edhe shqetësimin e lojtarëve që janë me kontrata afatgjata.
Më të lexuarat


Zhgënjejnë djemtë e PSG-së, gjigandët francezë befasohen nga vendi i parafundit

Situata te Roma, flet Jose Mourinho: S’jam unë përgjegjësi, ndaj Frosinones nuk ka justifikime

Sfida mes Napolit dhe Lecce-s, ja skuadra që triumfoi

Nuk është futbolli/ Zbuloni çfarë e lidh Neymar dhe Pique

UEFA zbardh raportin/ Superiorja luajti 100’, ja sa milionë euro përfituan klubet

Sheiku Al Khelaifi: Mbape e do me zemër klubin e PSG, do të mbetet gjatë këtu

Bën 100 fitore me Atalantën, klubi italian i jep përshëndetje të zjarrtë Berat Gjimshitit

Silvinjo “fërkon” duart, dëmtimi i Uzunit s’është serioz, do të jetë ndaj Çekisë

E thonë shifrat, Bellingam është lojtari më i keqtrajtuar në La Liga

Tmerr në Francë/ Futbollisti i njohur kërcënon se do të hidhet nga ura, zbardhen detajet
