BREAKING NEWS

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Diti që drejtoi operacionin nxjerr për herë të parë detajet “bombastike”, nga politikani që doli kundër, sekuestrimi i 71 ton kanabis sativa, te reagimi i Ramës, ...

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i
x
BREAKING NEWS

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive të fshehura të Ilir Metës, nga ditëlindja 500 mijë euro në Lalëz, 51 asetet që ka në Londër, 289 mijë euro operacione, mbi 100 mijë euro shpenzim vetëm për njërin fëmijë, deri te vrasjet ku është implikua...

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive
x
BREAKING NEWS

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në Shqipëri, DASH listë me “non-grata”, a do sanksionohen oligarkët që financojnë Sali Berishën si rasti i Dodik në Bosnje?

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në
x
BREAKING NEWS

Ja si u përdor ARRSH për të kamufluar fondet nga Belinda Balluku, në skenë del dhe kompania e oligarkut rus Oleg Deripaska, KLSH liston shkeljet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë

Ja si u përdor ARRSH për të kamufluar fondet nga Belinda Balluku,
x
BREAKING NEWS

Zbardhen detajet e forta nga dosja e SPAK, ja si gënjeu Ahmetaj para prokurorëve specialë për njohjen me Mërtirin dhe Zoton, tentativat e partneres së ish-zv/kryeministrit për të zhdukur dokumentin e rëndësishëm dhe shitjet fiktive të kryera me qellim ...

Zbardhen detajet e forta nga dosja e SPAK, ja si gënjeu Ahmetaj para
x
BREAKING NEWS

Gjykata Kushtetuese shfuqizon disa pika të Rregullores së re të Kuvendit, përjashtimin e deputetëve që ushtrojnë dhunë nga 30 ditë e zbret në 10, ja ndëshkimi i ashpër që do të jepet për ligjvënësit që përdorin tymuese gjatë seancës plenare...

Gjykata Kushtetuese shfuqizon disa pika të Rregullores së re të
x
BREAKING NEWS

Ngrihen 5 klane në PD për t’i “ngrënë kokën” Sali Berishës, ja kush do i japë goditjen finale pas 23 qershorit, zbardhen prapaskenat e fundit nga SHQUP

Ngrihen 5 klane në PD për t’i “ngrënë
x
BREAKING NEWS

Vendimi i Home Office për ta shpallur “non-grata” Sali Berishën i bazuar në fakte dhe jo fjalë, u hetua dhe dokumentua çdo provë kundër kreut të PD që nga viti 1996, avokat nga Londra zbulohen detaje nga dosja e britanikëve

Vendimi i Home Office për ta shpallur “non-grata” Sali
x

Sport

Lautaro vlerëson Asllanin si talent dhe e ardhmja e Interit, mesfushorin e do edhe Aston Vila

Lautaro vlerëson Asllanin si talent dhe e ardhmja e Interit, mesfushorin e

Lojtarët e Kombëtares që do të ftohen nga trajneri Silvinjo në Europianin e Gjermanisë duhet të gëzojnë të paktën minuta të rëndësishme në këmbë dhe të jenë protagonistë me ekipet e tyre. Përveçse lojtar me nivel ata duhet të dëshmojnë se përshtaten në skemën e trajnerit dhe bëjnë diferencë në repartet ku luajnë. Natyrisht, lojtarët që luajnë në Serie A italiane kanë më shumë shanse të ftohen në Europian, pasi Serie A është një nga kampionatet më cilësore të botës dhe lojtarët që luajnë aty supozohet që janë më të mirët nga lojtarët e përfaqësueses tonë. Ndërkohë, për një kuqezi në Itali ka vlerësime pozitive nga kolegët. Kështu, sulmuesi i Interit, argjentinasi Lautaro Martinez, theksoi në një intervistë për “Gazetta dello Sport” se Kristjan Asllani, do të jetë në vitet në vijim e ardhmja e skuadrës së Interit. Për lojtarin shqiptar sulmuesi zikaltër tha se është talent dhe një organizator i shkëlqyer që do të bëhet numri një i Interit. Një vlerësim i tillë tregon se Kristjan Asllani është vërtet një mesfushor kualitativ, që pret të marrë më shumë vëmendje te Inter. “E kam thënë që nga fillimi edhe për shokët e skuadrës. Një kapiten ka nevojë për të gjithë shokët. Kam folur me Darmianin, Açerbin, Dimarkon, Bastonin dhe Barelën. Duhet të më ndihmonin dhe e kanë bërë mjaft mirë duke ju shpjeguar edhe të tjerëve se çfarë është Interi dhe për të sqaruar rrugëtimin që duhet të bënim të gjithë së bashku. Për shembull, në fillimin e sezonit kam folur me Asllanin që e shihja pak të rënduar psikologjikisht që nuk po merrte minuta. Kishte nevojë për një mbështetje dhe kështu u rrit në këtë vit. Ai ka gjithçka për të qenë organizatori i Interit në të ardhmen. Për një periudhë nuk më foli, por pastaj e kuptoi dhe më falënderoi. Tani për tani ky është roli im, por në të ardhmen nuk bëhem trajner”, tha Kautaro.

Aston Vila shpreh interesim për Asllanin

Mesfushori shqiptar Kristjan Asllani pritet të largohet nga Italia për ta vazhduar karrierën në Angli. Për mesfushorin e Interit dhe Shqipërisë interesim ka shprehur skuadra e Premier Leagues, Aston Vila. Kështu kanë raportuar mediume të ndryshme në Angli. Siç raportohet 22-vjeçari pëlqehet shumë nga trajneri Unai Emeri. Aston Vila, që ka siguruar paraqitjen në Ligën e Kampionëve, është i gatshëm t’i ofroj Interit 25 milionë euro për Asllanin. Asllani me Interin fitoi titullin e kampionit. Pjesë e Interit, Asllani është prej vitit 2022, ndërsa ka kontratë deri në verën e vitit 2027. Interit iu bashkua nga Empoli. Në edicionin 2023/2024 shënoi një gol dhe kontribuoi me dy asistime në 30 paraqitje.

Kombëtarja

Trajneri Silvinjo i dha rol titullari lojtarit në fazën eliminatore dhe ai e shpërbleu, pasi bëri ndeshje të mira, madje shënoi dhe një eurogol në duelin ndaj Ishujve Faroe, por nga ana tjetër Asllani pati dhe një rendiment të mirë në mesfushë, duke qenë organizatori i duhur dhe lojtari që tregoi klasi në të dy fazat e lojës. Ai me siguri që do të jetë në listën e Silvinjos edhe për duelet e grupit B kundër Italisë, Kroacisë dhe Spanjës, rivalë të Shqipërisë në grupet e Gjermani-2024.