BREAKING NEWS

Fluturon kurba, Ministria e Shëndetësisë zbulon sa raste të reja me koronavirus janë identifikuar në 24 orët e fundit në vendin tonë

Fluturon kurba, Ministria e Shëndetësisë zbulon sa raste të
x

Sport

Lazio thyen Juventusin e Cristiano Ronaldos me përmbysje (Golat video)

Lazio thyen Juventusin e Cristiano Ronaldos me përmbysje (Golat video)

Lazio ka arritur të mposhtë me përmbysje skuadrën e Juventusit. Lacialët mposhtë 3-1 kampionët në fuqi të Italisë, falë golave të Luis Felipe dhe Milinkovic-Savic, që shfuqizuan golin e Cristiano Ronaldos që në minutën e 25-të.

“Zonja e Vjetër” e nisi më mirë takimit, duke dominuar në qarkullim topi dhe në raste të krijuara. Strakosha bëri një pritje shumë të mirë përballë Dybala, pak minuta pasa se ky i fundit të shërbente për Cristiano Ronaldon brenda zonës, me yllin portygez që nuk e pati të vështirë të shënojë me portën e boshatisur.

Kur dukej se pjesa e parë do të mbyllej me avantazhin e Juves 0-1, Lazio arriti të barazoi. Luis Felipe shënoi me kokë në minutën e 44-ët. Milinkovic-Savic gjeti rrjetën në pjesën e dytë për të përmbysur gjithcka, ndërsa Immobile pati shansin e artë të mbyllë takimin, por u tregua i pasaktë nga pika e bardhë e penalltisë. Caicedo shënoi golin e sigurisë në sekondat e fundit, për të vendosur rezultatin final të sfidës në 3-1

Interi udhëheq i vetëm me 36 pikë, ndërsa Juventusi mbetet me 34 pikë në vend të dytë. Lazio me 33 ngjitet në vendin e tretë në Serie A.