BREAKING NEWS

“Është një njeri që i njeh mirë shërbimet sekrete”/ Artan Hoxha nxjerr informacionin e rëndësishëm, flet me emra dhe zbulon ku fshihet vrasësi i Remzi Hoxhës: Krim shtetëror!

“Është një njeri që i njeh mirë shërbimet
x
BREAKING NEWS

“Kush është spiuni?”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e grabitjes së biznesmenit në Krujë dhe bën paralajmërimin ‘bombë’: Do të ketë viktima!

“Kush është spiuni?”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e
x
BREAKING NEWS

Rritja e numrit të rasteve me Covid, Italia merr vendimin drastik ndaj Shqipërisë, hyn në fuqi menjëherë që ditën e nesërme

Rritja e numrit të rasteve me Covid, Italia merr vendimin drastik ndaj
x
BREAKING NEWS

“Berishën po e mbështesin njerëzit e korruptuar”, Frrok Çupi plas deklaratën ‘bombë’ për ish-kryeministrin dhe ngre alarmin për lëvizjen e fundit të Bashës

“Berishën po e mbështesin njerëzit e korruptuar”,
x
BREAKING NEWS

SPAK lë pas hekurave avokatin e njohur. Zbardhen detajet

SPAK lë pas hekurave avokatin e njohur. Zbardhen detajet
x
BREAKING NEWS

Basha bën publikë organizatorët që duan ta largojnë nga drejtimi i PD, akuzon dyshen Meta-Berisha si skenaristë dhe regjisorë të foltores antiamerikane

Basha bën publikë organizatorët që duan ta largojnë nga
x
BREAKING NEWS

Drafti/ SHBA zgjeron gamën e zyrtarëve që mund të shpallen “non grata”, nga politikanët trafikantë, tek ata që ushtrojnë presion ndaj drejtësisë

Drafti/ SHBA zgjeron gamën e zyrtarëve që mund të shpallen
x
BREAKING NEWS

Muharrem Xhafa: Ja çfarë di unë për lidhjet e Berishës me komunizmin, nga emërimi sekretar partie, tek aleanca me Ramizin

Muharrem Xhafa: Ja çfarë di unë për lidhjet e
x

Sport

Legjendat e trajningut në Itali, Saki e Lipi: “Topi i Artë” duhet të shkojë për Zhorzhinjon

Legjendat e trajningut në Itali, Saki e Lipi: “Topi i

Mesfushori shkëlqeu me Çelsin dhe me përfaqësuesen italiane, duke fituar UEFA Champions League por edhe Europianin me Italinë

Gara për lojtarin më të mirë në botë është dominuar në 10-15 vjetët e fundit nga dy lojtarë: Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo. Natyrisht në botë ka dhe lojtarë të tjerë të mirë dhe Modriç, Levandovski dhe ndonjë tjetër kanë nisur ta thyejnë këtë dyshe historike të kësaj loje. Ndërkohë, pas fitores së Europianit nga Italia dhe natyrisht edhe fitores së Çelsit në UEFA Champions League, një nga emrat që është lakuar që të fitojë “Topin e Artë” këtë sezon është braziliani i natyralizuar si italian, Zhorzhinjo, për të cilin kanë nisur të “votojnë” edhe ikonat e futbollit. Kështu, trajnerët Arrigo Saki dhe Marçello Lipi, kanë këmbëngulur se Zhorzhinjo duhet ta fitojë “Topin e Artë” për shkak të suksesit me Italinë dhe Çelsin në sezonin e fundit. Mesfushori është ndër favoritët për trofeun individual për futbollistë, pasi e fitoi Kampionatin Evropian 2020 dhe i ndihmoi Italisë ta vendosin një rekord prej 37 ndeshjeve pa humbje. Për më tepër, ai i fitoi Ligën e Kampionëve dhe Superkupën Evropiane me Çelsin. “Zhorzhinjo duhet ta marrë Topin e Artë këtë vit, jo të zakonshmit”, tha Lipi, ish-trajneri i Italisë dhe Juventusit. “Pajtohem plotësisht”, shtoi ish-trajneri i Milanit dhe Italisë, Saki. Lionel Mesi dhe Robert Levandovski mbeten dy favoritët kryesorë për Topin e Artë këtë vit, megjithatë. Topi i Artë do të ndahet në një ceremoni në dhjetor. Ndërkohë, kapiteni i Italisë në Botërorin 2006, vit në të cilin Italia fitoi trofeun e madh të Kupës së Botës pasi mundi në finale Francën, Fabio Kanavaro, është shprehur se futbolli italian ka defektet e tij dhe se në Europë nuk është më cilësori për momentin, duke ia adresuar këtë cilësi, pra vendin e parë, kampionatit anglez. Pra, Fabio Kanavaro e studion futbollin nga observatori i tij. Londra dhe Anglia janë bërë shtëpia e tij, që kur u largua nga Guangzhou Evergrande dhe Kina disa javë më parë. Kampioni Botëror 2006 dhe “Topi i Artë” analizon nga afër Premierligë, duke pritur për të gjetur një stol të ri. “Këtu jemi në zemrën e fortë të futbollit ndërkombëtar. Unë kam ndjekur ndeshjet e Çelsit dhe Totenhemit, së shpejti do të shkoj edhe në Mançester. Pasi kam ndjekur disa ndeshje të kampionatit italian, kam forcuar idenë se futbolli ynë është ende një hap prapa atij anglez në aspektin e intensitetit , shpejtësisë, tranzicionit. Ne po rritemi dhe kemi perspektiva të mira”, tha Kanavaro. Kujtojmë që disa vite më parë, futbolli italian ishte në majën e futbollit botëror, sidomos nga viti 1990 e deri në vitn 2010.