BREAKING NEWS

Shqipëria nuk gjen qetësi / Plas arma në Elbasan, ekzekutohet një person në makinë

Shqipëria nuk gjen qetësi / Plas arma në Elbasan, ekzekutohet
x

Sport

Legjionarët, Hysaj dhe Gjimshiti marrin elozhe nga shtypi, Sadiku ende “thatësirë” në Bolivi

Legjionarët, Hysaj dhe Gjimshiti marrin elozhe nga shtypi, Sadiku ende

Kuqezinjtë po nxitojnë të përmbyllin një edicion me statistika pozitive dhe për këtë po shfrytëzojnë kalendarin e ndeshjeve që të bëjnë më të mirën e tyre për të pasur në CV vepra të mira. Veçanërisht kjo bëhet evidente sidomos tek lojtarët që luajnë në dy kampionatet elitare italiane, ku është përqendruar edhe numri më i madh i lojtarëve shqiptarë që janë pjesë e skuadrave përfaqësuese. Kështu, mbrëmjen e së enjtes në Serinë A italiane janë zhvilluar dy ndeshje ku të përfshirë ishin edhe disa futbollistë shqiptarë. Kështu, Atalanta e Berat Gjimshitit nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në kryeqytet ndaj Romës. Si gjithnjë, mbrojtësi i kombëtares ishte titullar dhe bëri një paraqitje të mirë ndërsa kishte punë me Xhekon.

Gjimshiti, i vetmi që ndali Xhekon

Në vlerësimin nga “Eurosport”, Gjimshiti është vlerësuar me notën 6.5. “Kishte duele të vështira me topin në ajër ndaj Xhekos, por e përgjithshmja ishte pozitive për mbrojtësin”, shkruhej për ndeshjen e zhvilluar nga Gjimshiti. Ndërkaq, në ndeshjen tjetër Napoli i Elseid Hysajt dhe Amir Rrahmanit fitoi thellë me rezultatin 5-2 ndaj Lacios. Shkodrani bëri një paraqitje pozitive duke dhuruar edhe një asist, ndërsa Rrahmani u aktivizua në minutën e 71.

Hysaj në mbrëmje të shkëlqyer

Mbrojtësi Kuqezi, Elseid Hysaj, mori notën 6.5 në ndeshjen ndaj Lacios. “Në fillimin e ndeshjes rrezikon shkaktimin e një penalltie ndaj Laxarrit. Është më mirë në sulm se në mbrojtje, kishte ide të shkëlqyera”, përshkruhej nga Eurosport ndeshja e Hysaj. Ndërkohë, pranohet dhe në mediat e tjera sportive italiane që mbrojtësi i përfaqësueses së Shqipërisë, Elseid Hysaj, ka qenë edhe në mbrëmjen e së enjtes një nga më të mirët në fushë për Napolin, teksa dhuroi një asist për Insinjen në triumfin 5-2 ndaj Lacios. Sakaq, këto janë ndeshjet e fundit të shkodranit me të kaltrit duke qenë se i skadon kontrata në fund të këtij sezoni. Pas sfidës së mbrëmshme, agjenti i mbrojtësit të kombëtares, Mario Xhufredi thekson Hysaj është një lojtar klasi dhe meriton një klub klasi për të vazhduar karrierën. “Elseid dje ishte vendimtar për fitoren e Napolit. Me eksperiencën e tij ndali Lazarrin. A mund të qëndrojë te Napoli? Nëse largohet, atëherë ata që do të pendohen do të jenë të kaltrit. Një tjetër me moshën dhe eksperiencën e tij është e vështirë të gjendet. E ardhmja? Deçiziv do të jetë mesi i muajit maj. Po punojmë mbi katër apo pesë opsione, mes Italisë dhe jashtë saj. Elseidi është një lojtar klasi dhe si i tillë meriton edhe një klub klasi. Emrat që po punojmë janë të gjithë të rëndësishëm”, u shpreh Hysaj. Pra, e ardhmja e Elesid Hysajt te Napoli, vazhdon të mbetet në dyshim. Mbrojtësi shqiptar mund të largohet në fund të sezonit nga Napoli pasi nuk e ka vazhduar ende kontratën me skuadrën italiane. Për Hysajn interesim ka pasur nga skuadrat si Atletiko e Madridit dhe Milani. 27-vjeçari është pjesë e Napolit që nga viti 2015 kur u transferua nga Empoli.

Rrahmani po rritet

Amir Rrahmani, mbrojtës i përfaqësueses së Kosovës, mori notën 6. “Luan mirë në pjesën e mbetur të ndeshjes, nuk iu desh të bënte ndërhyrje vendimtare”, shkruhej për Rrahmanin nga “Eurosport”. Sakaq, në minutën e 83, për Lacion u aktivizua Vedat Muriqi, por për aq sa luajti nuk kishte shumë për të bërë dhe nuk është vlerësuar me notë.

Sadiku sërish “thatësirë” në Bolivi

Armando Sadiku ka marrë minuta të plota në ndeshjen e fundit të Bolivar në kuadër të Kupës së Amerikës së Jugut. Ekipi i sulmuesit shqiptar fitoi me rezultatin 2-1 ndaj Arsena Sarandi të Argjentinës, ndërsa edhe pse nuk ia doli sërish të gjejë golin e parë me ekipin e ri, elbasanasi ka bërë një paraqitje shumë të mirë. Madje, në golin e parë të skuadrës ka kontribuar teksa aksioni që përfundoi me gol, kaloi edhe nga këmbët e Sadikut. Tashmë, sulmuesit i mbetet vetëm të tundë vetë rrjetën teksa edhe forma e tij është duke u përmirësuar dhe në vijim ambientimi me Bolivar do të jetë i plotë.