BREAKING NEWS

"Jap dorëheqjen nëse merr 71 mandate”/ Rama komenton deklaratën e bujshme të Ilir Metës, zbërthen skenarin e presidentit me Sali Berishën: O pushtetin o kokën e Lulit!

"Jap dorëheqjen nëse merr 71 mandate”/ Rama komenton
x

Sport

Legjionarët/ Kumbulla në “shënjestër” të kritikëve, Hysaj ka humbur sharmin

Legjionarët/ Kumbulla në “shënjestër” të

Kuqezinjtë po përpiqen të kapin “trenin” e duhur me skuadrat e tyre ku aktivizohen në Europë, për të luajtur sa më shumë minuta dhe për të qenë të përzgjedhur në formacionin titullar. Shumë syresh e kanë kapur këtë “tren”, pasi lojtarë si Etrit Berisha, Berat Gjimshiti, Ledian Memushaj, Amir Abrashi, Klaus Gjasula e ndonjë tjetër janë në qendër të vëmendjes së skuadrave të tyre dhe ia kanë dalë me punë dhe minutazh të marrin përparësinë e dëshiruar. Por ka dhe lojtarë që kanë oscilacione në paraqitjen e tyre. Dhe këtu bëjnë pjesë edhe dy mbrojtësit e përfaqësueses, kapiteni Elseid Hysaj si dhe mbrojtësi i krahut, Marash Kumbulla. Ky i fundit ka marrë vetëm vlerësime pozitive deri më tani, pornë disfatën e fundit të Romës përballë Juventusit mori kritika të shumta dhe u cilësua në shtypin sportiv italian dhe më gjerë si “hallka e dobët” e Romës. Një kritikë e tillë mund ta vendosë lojtarin nën presion, ndërsa Hysaj vijon të vuajë tek Napoli dhe po kalon një prej momenteve të këqija në karrierën e tij.

Hysaj e ka humbur sharmin e dikurshëm

Mbrojtësi Elseid Hysaj e ka humbur sharmin e dikurshëm. Shkodrani ishte vite më parë një nga pikat e forta të Napolit, lojtar i cili aktivizohej rregullisht me napolitanët, madje Hysaj ishte ndër futbollistët me më shumë minuta në këmbë në Europë. Pas largimit të trajnerit Mauricio Sarri nga pankina e Napolit, shqiptari u ndje në vështirësi me ardhjen e Karlo Ançelotit. Prej atij momenti nisi të shohë gjithnjë e më shumë stolin. Ardhja e Gatuzos e riktheu në vëmendje, por jo plotësisht. Hysaj vijon të vuajë tek Napoli, pasi aktivizohet me hope. Nuk ka vijimësi në angazhimin në formacionin titullar, kështu që ka humbur shumë nga sharmi i dikurshëm. Në ndeshjen e fundit që Napoli humbi në transfertë ndaj Xhenoas, Hysaj qëndroi gjithë kohës nëstol dhe në vend të tij në fushë u aktivizua Rui. Pra, shkodrani ndodhet në situatë të vështirë dhe fakti që mediat italiane e lakojnë si një prej emrave që mund të përshëndetet me Napolin në qershor, është shumë domethënës. Kapiteni i Kombëtares nuk e ka potencialin e dikurshëm dhe këtë e vërteton edhe performanca e tij jo e qëndrueshme në Kombëtare. Në ndeshjet e Ligës së Kombeve, ku skuadra jonë kuqezi e realizoi objektivin si vend i parë në grup, Hysaj ishte një nga lojtarët më të dobët dhe nuk e bëri detyrën si lider i skuadrës, duke dhënë shenja paqëndrueshmërie. Me pak fjalë, Hysaj është i tensionuar, plus që kaloi probleme me kovidin. E thënë ndryshe, e ardhmja e tij tek napolitanët duket e komplikuar dhe nuk përjashtohet mundësia që të ndryshojë ambient në merkaton e verës. Sa i takon Kumbullës, atij i duhet të bëjë kthesë në ndeshjen e radhës së Romës.

Kumbulla “hallka e dobët” e Romës, merr kritika të shumta

Në Serinë A gabimet e pasiguritë nuk falen, aq më shumë kur bëhet fjalë për skuadrat kryesore në futbollin italian. Këtë po e mëson javë pas jave Marash Kumbulla, i cili po përjeton një aventurë ndryshe te Roma në krahasim me atë që kishte kaluar te Verona. Shembulli më i mirë ishte dje, në ndeshjen mes Romës dhe Juventusit. Kumbulla u vu përballë Kristiano Ronaldos dhe për fatin e tij të keq, gjeti portugezin në një ditë të mirë. Kështu, lojtari i Juventusit shënoi dhe e vuri disa here në vështirësi me lëvizjet e tij mbrojtësin e ri shqiptar. Në fund të sfidës, ndaj Kumbullës nuk kanë munguar kritikat dhe portali i “Eurosport” e ka cilësuar atë si pikën e dobët të prapavijës së Romës. “Në vështirësi të mëdha para një Ronaldoje të shkëlqyer dhe të papërmbajtshëm. Gabon shpesh kohën e ndërhyrjeve dhe të daljeve. Qartësisht hallka e dobët e parapavijës verdhekuqe”, shkruante portali i njohur i cili i kishte vënë notën 5 lojtarit shqiptar për paraqitjen e tij në humbjen 2-0.