BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Leicesteri i shtohet listës së klubeve të Premier League që duan Brojën

Leicesteri i shtohet listës së klubeve të Premier League që

Armando Broja është një ndër lojtarët më të lakuar të Kombëtares tonë në këtë merkato verore. Futbollisti është në Pronësi të Çelsit, por ishte i huazuar tek Sauthemptoni sezonin e kaluar. Tani është rikthyer tek Çelsi e me gjasë klubi blu i Londrës do ta huazojë sërish, këtë herë në një klub tjetër të Premier League, ku në skenë ka dalë edhe klubi i Leicesterit. Padyshim që Broja është lojtar me të ardhme dhe gjasat janë shumë të mëdha që ai të luajë sërish në Premier League, pasi e ka kapërcyer “barrierën”si golashënues, gjë që e vërtetoi me Sauthemptonin në sezonin që lamë pas, por shqiptari kërkon më shumë. Interesimi për të është rritur, aq sa mund të thuhet se 4-5 klube cilësore të Premier League e kërkojnë atë dhe Çelsi po i shqyrton. Problem mbetet fakti që klubi londinez nuk e lë të lirë Bronën nën 40 mln euro.

Oferta e Leicesterit dhe shansi të luajë me Eriksenin

Leicester Siti ende nuk ka nisur punën për të bërë afrime gjatë kësaj merkatoje dhe tifozët duken shumë të pakënaqur, ndërsa shohin që drejtuesit e klubit nuk po e vënë “ujin në zjarr”. Megjithatë tashmë “dhelprat” janë duke analizuar alternativat dhe dy emrat që po shihen me vëmendje nga Leicester janë Kristian Eriksen dhe talenti i kombëtares shqiptare Armando Broja. Të dy lojtarët janë ndër më të kërkuarit e kësaj merkato, me Eriksen që pas rikthimit në Angli kaloi super sezon me Brentford. Kontrata e danezit me Brentford ka mbaruar dhe tashmë ai po sheh mundësitë që ka për të ardhmen, ndërsa përveç klubit ku luajti edicionin që u mbyll, Totenhem prej javësh po tenton afrimin e tij. Ndërsa sa i përket 20-vjeçarit shqiptar, Leicester i bashkohet në garë një numri të madh klubesh angleze përfshirë këtu edhe Uest Ham që bëri dhe një ofertë zyrtare prej 30 milionë eurosh për kartonin e Brojës, por edhe shumë të tjerëve nga Seria A. Megjithatë për sulmuesin, kartonin e të cilit e posedon Çelsi, të gjithë klubet e interesuara do duhet të presin vendimin e Thomas Tuhel pas përfundimit të fazës përgatitore, pasi gjermani nuk dëshiron që të vendos për Brojën, pa e parë së pari nëse mund ta bëjë pjesë të planeve të tij.

Kombëtarja

Broja ka një vit që luan me Kombëtaren si i grumbulluar i përhershëm. Në të vërtetë ai ka një vit që grumbullohet me ekipin e parë, por minutazhin nuk e ka të plotë. Trajneri Edi Reja preferon ta aktivizojë atë vetëm një pjesë loje. Këtë preferencë ai e zbatoi edhe në ndeshjet e qershorit, megjithëse këtë herë e aktivizoi Brojën titullar. Duhet theksuar se lojtari ka qenë produktiv në aq minuta sa ka luajtur dhe namin e mori në ndeshjet e eliminatoreve të shkuara të Botërorit, ku ndaj Hungarisë rezultoi vendimtar me nga një gol në secilin takim, duke i dhënë Shqipërisë 6 pikë. Në qershorin e këtij viti shënoi ndaj Izraelit me penallti, por pati dhe raste shënimi, por nuk rezultoi përcaktues pasi në asnjë ndeshje skuadra kuqezi nuk fitoi, duke zhgënjyer disi fansat (ndaj Islandës mungoi sepse ishte ende me pasojat e virusit Covid-19). Gjithsesi, shtatori vjen shpejt dhe Broja do të kërkojë më shumë