BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Lëkundet stoli i Interit, Alegri po kuotohet si pasues i Kontes

Lëkundet stoli i Interit, Alegri po kuotohet si pasues i Kontes

Antonio Konte rrezikon të shkarkohet nga Interi. Ndaj në Milano ka filluar që të tani të diskutohet për largimin e tij nëse dështon në ndeshjet e radhës. Në klub i kanë idetë e qarta se kush duhet të jetë pasardhësi i tij, të paktën sipas Bepe Marotës. Ky i fundit, edhe te Juventusi pas Kontes mori në drejtim Masimiliano Alegrin e shpreson që të arrijë të bëjë të njëjtën gjë edhe te zikaltrit nëse dështon projekti me Konten. Alegri është i papunë që kur u largua nga drejtimi i Juventusit dhe deri tani ka refuzuar çdo ofertë që i ka mbërritur, fillimisht se deshi të bënte një vit pushim e së fundmi se nuk kishte alternativa nga ato që e tërhiqnin. Por nëse Interi do të mbetet pa trajner, mediat italiane janë të sigurta se ai nuk do të vononte për të thënë “po”, edhe nëse do t’i kërkohej që të merrte drejtimin në mes të sezonit, që është një variant i cili nuk pëlqehet nga trajnerët e njohur. Ndërkohë, aksioneri Zhang e ka votëbesuar Konten, duke i dhënë kurajë trajnerit të vijojë më tej. Kështu, u mblodh dje, online, Këshilli i Aksionarëve të Interit, që ka miratuar bilancin e vitit të kaluar, ndërsa presidenti i zikaltërve, Stiven Zhang ka folur edhe për trajnerin Antonio Konte, duke dhënë konfirmime në një javë të turbulluar. Rezultatet e zikaltërve në këtë fillim sezoni nuk janë aspak në nivelin e pritshmërive, megjithatë Zhang e ka quajtur Konten një lider që po punon për të hedhur bazat e një projekti fitues në të ardhmen. “Antonio Konte është lideri i Interit dhe zona teknike ka hedhur bazat solide për të ndërtuar një erë të re fituese të historisë së klubit zikaltër. Te Konte kemi gjetur cilësitë profesionale dhe njerëzore, për të krijuar një mentalitet fitues edhe në një vit si ky, me problem të mëdha ekonomike. Objektivi është të fitojmë në fushë dhe sezonin e kaluar kemi hedhur bazat për të bërë diçka të tillë”, tha Zhang në fjalën e tij para aksionarëve. Këto fjalë ishin mjaft të rëndësishme jo vetëm për ambientin zikaltër, por edhe për trajnerin Konte, pozitat e të cilit ishin lëkundur shumë, sidomos pas humbjes ndaj Realit të Madridit mbrëmjen e të mërkurës në “San Siro”. Është zhvilluar sot mbledhja e Këshillit të Aksionarëve te Interi, e cila për shkak të kushteve të pandemisë, u mbajt online, ndërsa drejtuesit raportuan arritjet dhe problematikat e hasura gjatë sezonit të fundit 2019-2020. Kështu është raportuar një rritje e brandit Inter, që është renditur sërish mes 15 markave më me vlerë në botën e futbollit, konkretisht në vendin e 14 me 466 milionë euro vlerë. Kjo rritje është me 235% krahasuar me 2016-ën, kur zikaltrit ishin në vendin e 29-të. Edhe puna mjaft e mirë e bërë nga Inter Media House ka sjellë rezultatet e saj, pasi ndjekësit në rrjetet e ndryshme sociale janë rritur me 72% krahasuar me një vit më parë, duke bërë zikaltrit klubin me rritjen më të madhe në përqindje gjatë sezonit të fundit. Është shtuar ndjeshëm edhe numri i tifozëve në botë, që ka prekur shifrën 428 milionë dhe është rritur me 11% krahasuar me një vit më parë, të dhëna këto që renditin Interin të 9-in në botë.