BREAKING NEWS

Nuk përmbahet Andi Bushati, sulmon ashpër Ramën: Albin Kurti po merr thika pas shpine nga Tirana

Nuk përmbahet Andi Bushati, sulmon ashpër Ramën: Albin Kurti po
x
BREAKING NEWS

Eksperti i kriminalistikës habit me deklaratën: Droga futet me anije peshkimi, por edhe me avionë civilë

Eksperti i kriminalistikës habit me deklaratën: Droga futet me anije
x
BREAKING NEWS

Ish-kandidati i PD-së tregon fajtorët e përçarjes së opozitës, nuk i kursehet ish-kryeministrit dhe Alibeajt

Ish-kandidati i PD-së tregon fajtorët e përçarjes së
x
BREAKING NEWS

Pse zbarkoi DEA në Shqipëri? Eksperti Karamuço zbardh prapaskenat dhe i del kundër ministrit: Ja sa agjentë kanë ardhur

Pse zbarkoi DEA në Shqipëri? Eksperti Karamuço zbardh
x
BREAKING NEWS

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda plas deklaratën ‘bombë’: Ja kush është qyteti që konsumon më shumë kokainë në Shqipëri

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda plas deklaratën
x
BREAKING NEWS

"Luizi ka marrë një të dytën e shikimeve të Joe Biden"/ Rakipi pyet Fevziun për spektaklin që ka “mbërthyer” shqiptarët: Po largohen masivisht, kush ka mbetur është zhytur në kotësinë e Big Brother

"Luizi ka marrë një të dytën e shikimeve të Joe
x
BREAKING NEWS

Çështja “McGonigal”/ Ish-presidenti i Dhomës amerikane plas deklaratën: Ka informacione që nuk janë publikuar dhe…

Çështja “McGonigal”/ Ish-presidenti i Dhomës
x
BREAKING NEWS

“Ti i di më mirë këto, por nuk do të flasësh!”/ Plas debati në studio, Rakipi kapet me Fevziun për naftën kontrabandë dhe oligarkët

“Ti i di më mirë këto, por nuk do të
x

Sport

Leo Mesi: Kam arritur gjithçka në karrierë, s’mund të kërkoj më shumë

Leo Mesi: Kam arritur gjithçka në karrierë, s’mund

Leo Mesi është padyshim një nga lojtarët më të mëdhenj në historinë e futbollit, vlerësuar kjo sidomos nga performanca e tij teknike, golat, asistent, roli si lojtar në fushë dhe arritjet e tij qoftë në rang ekipor e qoftë individual. Ai e kompletoi karrierën e tij në fund të vitit që shkoi duke e fituar Kupën e Botës, që ishte trofeu i vetëm që mungonte në vitrinat e tij. Ylli argjentinas i udhëhoqi “Albiceleste” drejt triumfit në “Katar 2022”, duke ua mbyllur kështu gojën kritikëve. E pasi e kompletoi kabinetin e tij me kupa, me 7 Topa të Artë, 4 Liga të Kampionëve, 1 Copa America dhe 1 Kupë të Botës, Mesit nuk i mbetet më asnjë merak. “Kam fituar gjithçka në karrierën time, si në aspektin individual, ashtu edhe në atë ekipor. Do ta mbylli karrierën në mënyrë unike. Nuk e kam imagjinuar kurrë që kjo do të më ndodhte mua kur e pata filluar karrierën. Dhe, ta arrija një gjë të tillë në këtë moment të karrierës ishte gjëja më e mirë. Nuk kam asnjë merak, nuk mund të kërkoj më shumë. Ne e fituam Copa American në vitin 2021 dhe më pas Botërorin, s’ka mbetur asgjë pa u fituar”, deklaroi Mesi. Ish-futbollisti i Barcelonës është favorit për ta fituar edhe Topin e Artë, të tetin në karrierë. 35 vjeçari konsiderohet si futbollisti më i mirë në histori. Ndërkohë, Paris San Zhermen po ecën mirë në Francë, në kampionat, duke siguruar pikë të rëndësishme për objektivat e saj. Ndonjëherë yjet që ka në grup bëhen pengesë për objektivin e skuadrës, por janë pikërisht yjet ë i zgjidhin situatat në kohë të vështirë. Kështu, PSG i është kthyer fitoreve në elitën e futbollit francez, pas fitores që e arriti në udhëtim te Montpelieri në xhiron e 21-të. PSG-ja fitoi të mërkurën mbrëma me rezultatin 3:1, në ndeshjen ku u shkrua edhe histori e re te klubi parisien. Kilian Mbape humbi penallti për skuadrën parisiene në minutën e 10-të, në dy raste, pasi gjuajtja e parë u përsërit. Edhe në tentimin e dytë, Mbape kishte rastin ta shtynte topin në rrjetë pas topit të kthyer, por gjuajti lartë. Ai u lëndua më pas, dhe u desh të zëvendësohej në minutën e 20-të. Skuadra e PSG-së, të cilës iu anuluan dy gola për pozitë jashtë loje, kaloi në epërsi në minutën e 55-të me golin e Fabian Ruizit. Lionel Mesi në minutën e 72-të shënoi për 2:0 me asistim të Ruizit. Në minutën e 89-të realizoi për vendësit Arnaud Nordin. Por ishte 16-vjeçari i mysafirëve, mesfushori Varren Zaire-Emeri, ai që vulosi rezultatin final të takimit dhe fitoren e PSG-së. Zaire-Emeri bëhet golashënuesi më i ri i parisienëve. PSG-ja udhëheq kampionatin me 51 pikë në 21 ndeshje.