BREAKING NEWS

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që
x
BREAKING NEWS

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më
x
BREAKING NEWS

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara zbardh për herë të parë provat përvëluese që do fundosin Metën për aferën “CEZ-DIA”, ja dëshmitë që ka në duar SPAK, roli i Sali Berishës dhe lëvizja e papritur e Ismailajt që mund “të hedhë në erë” hetimet

Romeo Kara zbardh për herë të parë provat
x
BREAKING NEWS

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të Berishës në mes të Tiranës, caktohet prokurori i çështjes, ja provat nga dosja që rrezikojnë të fundosin pushtetarë të lartë dhe biznesmenë të njohur, zbardhen emrat që po hetohen...

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të
x
BREAKING NEWS

Dosjet e korrupsionit mbushin zyrat e SPAK, SHBA mesazh kërcënues politikës shqiptare për ditët e zeza që po trokasin

Dosjet e korrupsionit mbushin zyrat e SPAK, SHBA mesazh kërcënues
x
BREAKING NEWS

Dështon këtë javë mbledhja e “non-gratave” me dezertorët e Lulzim Bashës, Bardhi qejfmbetur nga Berisha pas refuzimit të postit të Sekretarit të “Foltores”

Dështon këtë javë mbledhja e “non-gratave” me
x
BREAKING NEWS

Më 3 tetor vendoset fati i Shkëlzenit, ja si mund të marrin kthesën e madhe hetimet e dosjes së “Gërdecit” për djalin e Sali Berishës, familjarët e viktimave kërkojnë dëshminë e 12 dëshmitarëve të tjerë, mes tyre krushkun e Fatmir Mediut...

Më 3 tetor vendoset fati i Shkëlzenit, ja si mund të marrin
x

Sport

Leo Mesi largohet nga Paris San Zhermen, destinacioni i ri është Barcelona ose Arabia

Leo Mesi largohet nga Paris San Zhermen, destinacioni i ri është

Merkato ka nisur me surpriza të shumta. Jo për lëvizjet më të shtrenjta, pasi ato do të ndodhin në ditët në vijim sepse sezonet nuk janë mbyllur ende në disa vende, por për shkak se në qendër të vëmendjes është kampioni në fuqi i botës Lionel Mesi, një nga futbollistët më të mirë të historisë. Mesi do të largohet nga klubi francez i PSG-së ku ndodhet aktualisht dhe me gjasë do të firmosë sërish me Barcelonën, por nuk përjashtohet mundësia e kalimit në Arabinë Saudite, tek ndonjë klub që është gati të bëjë çmenduri financiare. Lajmin e ka dhënë trajneri i klubit francez, Kristof Galtier, i cili në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Klermont, pranoi se argjentinasi do të luajë për herë të fundit në “Parkun e Princave”. “Kam pasur privilegjin që të stërvit lojtarin më të mirë të historisë së futbollit. Nesër do të jetë ndeshja e tij e fundit në ‘Parkun e princave’. Shpresoj të respektohet në mënyrën e duhur’, deklaroi Galtier. Duke folur për eksperiencën 2-vjeçare të yllit argjentinas në klubin francez, tekniku i PSG-së pranoi se veçanërisht në sezonin aktual, Mesi u shndërrua në një element mjaft të rëndësishëm për skuadrën. “Sezonin e parë iu desh të ambientohej, ndërsa këtë vit tregoi në fushë se ishte një nga elementët më të rëndësishëm të skuadrës. Kritikat për të i gjej të pavenda, pasi në një sezon të çuditshëm si ky i Botërorit ka shënuar 21 gola dhe ka dhënë 22 asiste, duke qenë gjithmonë në shërbim të ekipit”, u shpreh trajneri. Lionel Mesi iu bashkua PSG-së në verën e 2021-shit dhe firmosi një kontratë 2-vjeçare, e cila skadon më 30 qershor të këtij viti. Pavarësisht ofertës nga klubi francez, ylli argjentinas vendosi të mos e rinovojë bashkëpunimin, kjo edhe për faktin që asnjëherë nuk arriti të krijojë afeksionin e duhur me tifozerinë e PSG-së, që e ka vërshëllyer dhe kritikuar në jo pak raste. E ardhmja e Mesit është ende për t’u vendosur, pasi Barcelona po bën përpjekje për ta rikthyer, teksa opsione mbeten edhe Arabia Saudite e ShBA-ja. Ndërkohë, Paris San Zhermeni po shihet favorit për t’i siguruar shërbimet e sulmuesit të krahut, Marko Asensio. “L’Equipe” ka njoftuar të enjten se Parisi ka mposhtur konkurrencën e skuadrave të tjera për Asension, të cilit ia ka bërë një ofertë të mirë. Mësohet se atij i është ofruar pagë më e lartë se që e merr te Reali dhe kontratë katërvjeçare me opsionin e vazhdimit për vitin e gjashtë. Në rast se arrihet marrëveshja mes palëve, atëherë Asensio te Parisi do të transferohet si lojtar i lirë pasi kontrata me Realin i skadon në fund të këtij muaji. 27-vjeçari këtë edicion ka shënuar 12 gola dhe ka asistuar 8 herë në të gjitha garat për Realin.