BREAKING NEWS

Goditi agresorin që qëlloi kreun e opozitës, policia ndalon 2 truproja të Berishës

Goditi agresorin që qëlloi kreun e opozitës, policia ndalon 2
x
BREAKING NEWS

“Isha 10 metra larg, kur dëgjuam incidentin...”/ Neutralizoi agresorin që goditi Berishën, Erzen Breçani rrëfen momentin e ndërhyrjes: Lëvizje të dyshimta u kapën në oborrin e PD-së para protestë, por...

“Isha 10 metra larg, kur dëgjuam incidentin...”/ Neutralizoi
x
BREAKING NEWS

Sulmi ndaj Berishës, Flamur Noka zbulon prapaskenat: Kam informacione të sigurta që tregojnë se...

Sulmi ndaj Berishës, Flamur Noka zbulon prapaskenat: Kam informacione
x
BREAKING NEWS

“Rrezikojmë të shkojmë në luftë civile”, Jozefina Topalli bën paralajmërimin e fortë: Uroj të reflektojmë, pasi...

“Rrezikojmë të shkojmë në luftë civile”,
x
BREAKING NEWS

"Gerti Shehu i infiltruar"/ Deklarata e fortë e deputetit të PD-së: Ja pse prokuroria ka lëshuar një dokument informal

"Gerti Shehu i infiltruar"/ Deklarata e fortë e deputetit të
x
BREAKING NEWS

Dhuna ndaj Berishës/ Klodiana Lala zbardh detaje tronditëse: Autori ka precedentë për plagosje, në momentin e sulmit dyshohet se ka pasur me vete...

Dhuna ndaj Berishës/ Klodiana Lala zbardh detaje tronditëse: Autori ka
x
BREAKING NEWS

“Ishte për t’u bërë”/ Dhunoi Sali Berishën, Klodiana Lala zbardh detaje të forta nga biseda e truprojës me autorin

“Ishte për t’u bërë”/ Dhunoi Sali
x
BREAKING NEWS

Sulmi ndaj Sali Berishës, reagon ashpër Ambasada Britanike: Dhuna nuk ka vend në demokraci, mbështesim...

Sulmi ndaj Sali Berishës, reagon ashpër Ambasada Britanike: Dhuna nuk
x

Sport

Leo Mesi thyen rekorde të reja me Argjentinën., tek Barcelona ende shpresojnë ta kthejnë “pleshtin”

Leo Mesi thyen rekorde të reja me Argjentinën., tek Barcelona ende

Janë disa futbollistë për të cilët mosha është thjesht numër. Ibrahimoviç, Ronaldo, Bufon e ndonjë tjetër vijojnë të luajnë. I madh në moshë është tani dhe Lionel Mesi, por me 35 vjetët në shpatulla duket larg të menduarit të tërhiqet. Përkundrazi, ai vijon me rekorde. Lionel Mesi po kalon një formë fantastike si me Paris San Zhermen po ashtu edhe me kombëtaren argjentinase. Shtatë herë fituesi i Topit të Artë në dy sfidat e fundit me Kombëtaren ka shënuar katër gola, ndërsa rekordet e tij sa vijnë e shtohen. Me fitoren e fundit kundër Xhamajka, Mesi u bë lojtari i parë argjentinas që arrin 100 fitore me kombëtaren. 35-vjeçari e nisi nga stoli ndeshjen përball Xhamajka, e cila u fitua me rezultatin 3-0, megjithatë sapo ai u aktivizua në pjesën e dytë, u shfaq menjëherë vendimtar me dy realizime. Fillimisht në minutën e 87 dhe përsëri me një goditje të lirë në të 89, Argjentinasi po kalon një formë mjaft të mirë pak para fillimit të botërorit Katar 2022. Në tre ndeshjet e fundit me Argjentinën, Mesi në total ka shënuar nëntë gola dhe shtatë herë fituesi i topit të artë është më gati se kurrë për të bërë një arritje tjetër të madhe me kombëtaren pas fitores së kupës së Amerikës në finale me Brazilin. Deri në fillimin e kupës së botës, Lionel Mesi do të luaj edhe 11 sfida të tjera me klubin e tij Paris Saint German në Ligue 1 dhe Champions League. Kohëve të fundit kanë nisur të rriten zërat që flasin për një rikthim të mundshëm të Lionel Mesit në Barcelonë. E për këtë çështje është pyetur zëvendës-presidenti ekonomik i gjigantit katalanas, Romeu. Yllit argjentinas do t’i skadojë kontrata me Paris San Zhermen në fund të këtij sezoni dhe klubi që do ta transferojë atë nuk do t’i duhet të paguajë dëmshpërblim. “Pasi do të jetë lojtar i lirë, ne natyrisht se mund të bëjmë diçka. Mirëpo, do të jetë një vendim teknik”, ka thënë ai. “E kemi bërë një diferencim pagash, kemi bërë ndryshime në këtë drejtim”, shtoi Romeu, duke aluduar në uljen e pagave të lojtarëve. Mbetet të shihet nëse 35 vjeçari do të pranojë të rikthehet në “Camp Nou” me një pagë më të vogël, pra nëse do të jetë në gjendje të bëjë sakrifica, duke e pasur parasysh se sa shumë paguhet në Paris. Shtatë herë fituesi i Topit të Artë ishte larguar nga “Blaugrana” vitin e kaluar pasi kishte fituar gjithçka të mundshme me gjigantin spanjoll. Nëse nuk e vazhdon kontratën me PSG-në, për Leon do të jenë dy mundësi: rikthimi në Barcelonë ose transferimi në një klub të MLS amerikane.