BREAKING NEWS

E papritur/ Jep dorëheqjen nënkryetari i Bashkisë Durrës, ja cilit koalicion do t’i bashkohet për zgjedhjet e 25 prillit

E papritur/ Jep dorëheqjen nënkryetari i Bashkisë Durrës, ja
x

Sport

Leo Mesi thyen rekordin e Ksavit për më shumë ndeshje me Barçën në La Liga

Leo Mesi thyen rekordin e Ksavit për më shumë ndeshje me

Rivaliteti midis Kristiano Ronaldos dhe Lionel Mesit ka dominuar skenën e futbollit botëror në planin individual dhe ky rivalitet ka sjellë një vëmendje të shtuar ndaj dy futbollistëve që numërojnë së bashku 11 topa të artë në 13 vjetët e fundit. Por duket se Mesi, 2 vjet më i ri në moshë se portugezi, ka premisa të thyejë shumë rekorde të reja në karrierën e tij, jo vetëm si golashënues, por edhe si lojtar me shumë ndeshje në CV-në e tij. Jo më gjatë se në fundjavën që lamë pas ai theu një tjetër rekord në karrierën e tij, duke i barazuar rekordin personal një tjetër “yli”, Ksavi Hernandezit, që llogaritej si një prej lojtarëve me më shumë ndeshje me një skuadër të vetme (Barcelonën). Në fakt, Lionel Mesi u shfaq në versionin e tij më të mirë në ndeshjen ndaj Alaveshit, në “Cam Nou” (5-1), ndeshje e luajtur në kuadër të La Ligës spanjolle. “Ylli” argjentinas realizoi dygolësh si dhe asistoi Trinçaon për golin e 3-1. Përtej fitores, në  aspektin personal kjo sfidë shënoi një tjetër arritje për 33-vjeçarin: ia barazoi rekordin e legjendës Ksavi Hernandez (aktualisht trajner i Al-Sad në Katar) me plot 505 ndeshje me fanellën “blaugrana” në La Liga. Së shpejti do të thyejë rekordin e Ksavit sa i përket numrit të ndeshjeve në total. Ish-mesfushori, kur u tërhoq nga Barcelona, kishte zhvilluar 767 takime, ndërsa Mesi kundër Alaveshit luajti takimin numër 759. Kapiteni aktual i Barcelonës është lojtari me më shumë gola (651) dhe më shumë fitore (530) me “blaugranat”. Mesi hyn në histori duke përmirësuar rekordet e Ksavit: Do të këtë së shpejti më shumë ndeshje të luajtura me fanellën e Barcelonës, por ai tashmë e ka lënë pas ish-mesfushorin me 51 fitore më shumë (ka 24 barazime më pak dhe sigurisht 28 humbje më pak). Sa u përket golave të shënuar, diferenca është e madhe: 399 gola më shumë se Ksavi. Mesi gjithashtu ka më shumë minuta në fushë se Ksavi (+1544), ka luajtur më shumë ndeshje si titullar (+5) dhe i ka mbyllur të plota ndeshjet në më shumë raste (+69). Mesi i është bashkuar ekipit të parë në moshë më të re se Ksavi. Debutoi në La Liga në radhët e Barcelonës kur ishte 17 vjeç, tre muaj dhe 21 ditë, në Espanjol-FC Barcelona (0-1), ndërsa Ksavi në debutim ishte 18 vjeç, 8 muaj dhe 7 ditë, në Valencia-FC Barcelona (1- 3). Me 505 ndeshje në La Liga, Mesi tashmë është në top-10. Rekordmeni mbetet Andoni Zubizarreta me 622 ndeshje, i ndjekur nga Zhoakin Sançez 567. Më pas vijnë Raul Gonzalez (550), Eusebio Sakristan (543), Pako Bujo (542), Manolo Sançis (523), Iker Kasijas (510) dhe Serxhio Ramos (506). Duke pasur parasysh moshën e Mesit, ku ai është 33 vjeç, mund të besohet e “Pleshti” do të luajë edhe disa vite në nivel të lartë dhe do të mundësojë të tjera rekorde në CV-në e tij, për tu bërë ndoshta një prej lojtarëve me më shumë ndeshje në histori e padyshim edhe një prej golashënuesve më të spikatur në historinë e futbollit. Për një fenomen teknik si ai, rekordet janë bërë për t’u thyer dhe ai po ia del të shkruajë faqe të reja suksesi.