BREAKING NEWS

PËRDITËSIMI/ Ulen ndjeshëm rastet e infektimeve me Covid-19 në 24 orët e fundit

PËRDITËSIMI/ Ulen ndjeshëm rastet e infektimeve me Covid-19
x

Sport

Leo Messi dhe Ronaldo mund të përballen në Champions League

Leo Messi dhe Ronaldo mund të përballen në Champions League

A e dëshironi një përballje tjetër Messi-Ronaldo, siç ndodhte para disa vitesh në La Liga? Ndoshta tifozët e futbollit do e kenë shansin ta shohin sërish këtë verë, por kësaj here në një kompeticion akoma më madhështor si Champions League.

Kjo dyshe, dhe skuadrat e tyre (Juventus-Barcelona) mund të takohen në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Për të ndodhur kjo, Juventusi duhet fillimisht të eliminojë Lyonin, dhe pastaj në çerekfinale të triumfojë ndaj fituesit të sfidës Manchester City – Real Madrid.

Në anën tjetër, Barcelona duhet të kalojë Napolin në fillim dhe të mposhtë më pas fituesin e përballjes Bayern Munich – Chelsea.

Nëse ky skenar do të vazhdojë kështu, në Ligën e Kampionëve do të kemi përballë Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon. Të presim dhe të shohim a do realizohet.