
Sulmi ndaj “Top Channel”, analisti: U kalua vija e kuqe, ja biseda që kam bërë me kolegët që punojnë aty

Hetimet marrin kthesë tjetër? Sulmi me armë tek Top Channel, policia ndalon ish-dhëndrin e Pal Kolës, ja çfarë ka zbuluar gazetari Elton Qyno

Sulmi me armë në Top Channel/ Gazetari: Ja mesazhi që u kam dërguar drejtuesëve të policisë

Analisti flet për sulmin ndaj Top Channel, ku humbi jetën roja i sigurisë: U shërben interesave të pronarëve, përfshirjen e medias me krimin

Zgjedhjet e 14 majit/ Gazetari: Ju tregoj skenarin e Berishës pas asimilimit të PD-së

Plas sherri në studio/ "A po iu imiton ju krimi i organizuar?" Klodiana përplaset keq me Ramën: Nëse nuk më lë ta shpjegoj le ta mbyllë ekranin moderatorja, kjo është jeta e neveritshme

Analisti Vangjeli flet për sulmin ndaj Top Channel: Ja mesazhi që kanë dashur të përcjellin autorët

Zgjedhjet e 14 majit/ Andi Bushati zbardh skenarin e Alibeajt

Leonard Toska: Hera e parë që një kampionat i shtangës sjell 140 sportistë, por na duhet më shumë cilësi

Shkruar nga Adriatik BALLA 14 Mars 2023

Peshëngritja është padyshim një nga sportet më të suksesshme në Shqipëri. E dëshmuar ndër vite me numrin e madh të medaljeve ndërkombëtare, ky sport e ka radhitur Shqipërinë ndër vendet me më shumë sukses në ngritjen e peshave, një sport i trashëguar mirë dhe realisht me potencial të madh. Por kjo nuk mjafton nëse nuk punohet intensivisht për më të mirën. Duhet që edhe peshëngritja të ketë suport financiar, kuadro teknikë të zotë dhe strategji afatgjata nga federata e linjës. Megjithatë, progresi në këtë sport është evident pasi kemi sportistë elitarë dhe të rinj premtues që janë një vazhdimësi e shkëlqyer e emrave të mëdhenj të shtagës shqiptare. Si të mos mjaftonte kjo, së fundmi janë shtuar edhe skuadrat e vajzave të cilat, pavarësisht nivelit jo aq të lartë, tregojnë një tendencë pozitive për rezultate të mira në të ardhmen. Probleme ka e do të ketë, sigurisht, por edhe përpjekje për punë e rezultate janë bërë e po bëhen. Sigurisht që stafet teknike kanë në dorë suksesin e talenteve të rinj dhe në këtë kuadër gazeta “SOT” sjell ditën e sotme intervistën me trajnerin e Shtërmenit dhe të Kombëtares së Peshëngritjes, Leonard Toska, i cili tregohet entuziast për të ardhmen nisur nga potenciali i disa talenteve.
- Peshëngritja zhvilloi pak ditë më parë Kampionatin Kombëtar të të rriturve. Pati jehonë për disa elementë por emrat janë të njëjtë. Duke qenë se keni përvojë si trajner, e njëherësh teknik i ekipit përfaqësues, deshëm një mendim tuajin për nivelin e këtij kampionati. Cilat qenë risitë e tij?
- Ky ishte një nga evenimentet e peshëngritjes për vitin 2023, domethënë një kampionat kombëtar për të rritur, ku pati pjesëmarrje meshkujsh dhe femrash dhe natyrisht edhe rezultate të mira. Për femra aktivitetin e fitoi Enkileda Carja e Elbasanit, e cila theu tre rekorde kombëtare për moshën U-15 dhe një rekord kombëtar për moshën U-17. Tek meshkujt fitues ishte Erkand Qerimaj. Padyshim, ajo që na gëzon më shumë është pjesëmarrja e lartë, dukshëm më shumë se vitet e mëparshme, një pjesëmarrje që të sillte frymë entuziazmi, premtuese. Në aspektin e nivelit dua të vlerësoj performancën e të rinjve, që kishin progres, por edhe paraqitjen e mirë të sportistëve veteranë si Qerimaj e Godelli, por edhe Ramadani etj. Kupën për meshkuj e mori Qerimaj që fitoi në peshën 81 kg. Në këtë garë unë do të veçoja edhe sportistin tim Ertjan Kofsha, që garoi me të rriturit dhe zuri vend të tretë, me një performancë cilësore e në rritje të vazhdueshme. Mua më duhet të ndalem pak tek ekipi im, Shtërmeni, me tre sportistë, por njëri nuk u paraqit për shkak të moshës së vogël, kurse dy të tjerët patën performancë cilësore dhe jam i kënaqur.
- Ju e vlerësoni pjesëmarrjen por harrojmë se niveli matet me rezultate. Si qëndrojnë këta dy elementë matës të sportit kur ballafaqohen me njëri-tjetrin?
- Në këtë kampionat kombëtar pati pjesëmarrje të plotë. Ishin prezent 140 sportistë, shifër që na jep shumë besim dhe na mbush me optimizëm. Jo të gjithë do të jenë kampionë e jo të gjithë pretendojnë medalje europiane e botërore, por ku ka masivitet rritet rivaliteti dhe rivaliteti prodhon cilësi në rezultate. Sa i takon numrit, mund të themi se ishte një pjesëmarrje rekord. Madje kjo ishte hera e parë që kishte një numër kaq të madh sportistesh femra të Elbasanit, Tiranës, Teutës, Partizanit etj, ekipe që garonin në kategorinë e të rriturave. Por kuptohet, tek femrat cilësia nuk është atje ku ne dëshirojmë, duhet ende punë të kapim rezultate të larta. Por, sërish e them, ka vend për optimizëm sepse ka dhe vajza që kanë rezultate premtuese, sikurse është rasti i Enkileda Carjes së klubit të Elbasanit.
- Sporti i një vendi ecën përpara kur ka politika afatgjata ndihmuese sportive, kur ka investim financiar dhe natyrisht edhe kuadro të zotë. Sa ndihen të motivuar sportistët pas këtij kampionati?
- Meqë pjesëmarrja e femrave në numër të madh ishte surprizë dhe rekord këtë herë, më duhet ta nis pikërisht nga vajzat dhe mund të them se federata shpërblen tre vendet e para. Kurse vendi i parë si fitues në çdo peshë, shpërblehet edhe sipas ligjit të ri që ka hyrë në zbatim e ku sportisti fitues i një gare përfiton 625 mijë lekë të vjetra. Këtë ia jep statusi i sportistit që është miratuar kohë më parë nga parlamenti.
- Përjashtuar Qerimajn, i cili është i afirmuar tashmë dhe dihen vlerat e tij, për çfarë tjetër duhet mbajtur mend ky kampionat?
- Qerimaj e ndonjë tjetër nuk janë surprizë si fitues në gara të tilla, pasi po flasim për sportistë elitarë, të afirmuar brenda e jashtë vendit. Por unë e përmenda dhe më lart, këtë vit në kampionat patëm shpërthimin e të rinjve. Rekordet i vendosën të rinjtë. Sigurisht që nuk ishin rekorde në kategorinë e të rriturve, por edhe pse ishte një kampionat kombëtar të rriturish, elementë të veçantë thyen rekorde për moshën e tyre.
- Çfarë objektivash keni për periudhën në vazhdim?
- Objektiva madhore, natyrisht, që do të thotë duam maksimumin dhe jam optimist se do t’ia dalim. Këtu flas për sportistët e mi të Shtërmenit e specifikisht për Ertjan Kofshën, i cili është fenomen i shtangës dhe djalosh që mund të arrijë shumë, në nivele botërore. Objektivi im parësor si trajner i tij është të fitojmë tri medalje ari në Kampionatin Europian për të rinj (U-20) që do të zhvillohet në Rumani më 25 qershor. Më pas do të tentojmë titullin në Kampionatin Botëror U-20 që do të zhvillohet në Meksikë në nëntor 2023. Kofsha është akoma pa mbushur 18 vjeç dhe rezultatet i ka të nivelit të kampionit kombëtar për të rritur. Sa i takon ekipit përfaqësues, talentja tek vajzat, Enkileda Carja, pesha 59 kg, do të testohet në Kampionatin Europian U-17 që do të zhvillohet në Tiranë nga 24 marsi e deri më 3 prill. Është një shans për vajzat që të tregojnë cilësitë e tyre dhe të mësohen me garat mëdha e serioze. Ky Europian U-17 do të jetë për meshkuj e femra dhe këtu do të aktivizojmë edhe Samuel Rrasën e Shtërmenit, që gjithashtu ka pretendime madhore në 67 kg. Në garë do të jenë edhe Flavio Allia i Tiranës, po në 67 kg, Antonino Mullisi i Vllaznisë së Shkodrës në 61 kg, si dhe Mariglen Kofsha i moshës U-14, i ekipit të Shtërmenit, në peshën 67 kg. Por e ritheksoj, objektivi im madhor si trajner është padyshim Europiani U-20 në qershor, ku me Kofshën synoj tri medalje ari. Rezultati i sportistit 155 kg në shkëputje dhe 185 kg në shtytje, janë dëshmi se ai mund t’ia dalë pa problem të fitojë titullin e parë europian për këtë moshë. Dhe në kampionatin kombëtar të zhvilluar së fundmi, gara e tij në peshën 81 kg ishte vërtet e bukur. Stërvitja jonë ka nisur pa humbur kohë, është intensive, me nga dy seanca në ditë dhe shpresojmë të kapim nivelin maksimal e të bëjmë më të mirën në garën e Europianit.
- Federata e Peshëngritjes ka përfituar nga fondi grant i shtetit një buxhet më të mirë se federatat e tjera. Sa do të ndikojë kjo në objektivat tuaja?
- Buxheti për federatën tonë është nga më të mëdhenjtë për federatat sportive, kjo është gjë e mirë, por edhe e justifikuar pasi ne kemi sportistë shumë cilësorë që sjellin medalje nga garat ndërkombëtare. Por ju siguroj që nuk mjafton. Duhet ende shumë më tepër, sepse ka grumbullime, ka aktivitete brenda e jashtë vendit, ka shpenzime të gjithëllojshme. Investojnë edhe bashkitë sigurisht, ka fjalë të mira nga institucionet, por për cilësinë dhe objektivat që ka ky sport, duhet shumë më tepër.
- Cilat janë garat më të rëndësishme për vitin 2023?
- Duke qenë se Tirana është zgjedhur kryeqytet europian i sportit për vitin 2023, ne presim të organizojmë disa aktivitete serioze europiane e më gjerë. Së afërmi do të nisë Kampionati Europian U-17 për meshkuj e femra (24 mars deri më 3 prill), po ashtu janë Lojërat Islamike, Kupa e Konfederatës. Më tej, gjatë vitit 2024, Shqipëria do të organizojë Kampionatin Botëror të të rinjve si dhe një Kupë bote për sportistët veteranë (Master). Shpresojmë që të bëjmë më të mirën jo vetëm për të rritur imazhin e sportit tonë në botë, por njëherësh të pretendojmë medalje nga aktivitetet. Sportistët e mi të Shtërmenit janë në formë dhe besojmë se do t’ia dalim që në muajt e ardhshëm të jemi përcaktues e medalistë në garat e moshës e të peshave konkrete. Rezultatet e deritanishme që kemi regjistruar në stërvitje dhe në garat e kontrollit janë vërtet premtuese. Mos harrojmë se sportistët janë ende poshtë moshës U-18, kështu që suksesi duket i garantuar.
Intervistoi: Adriatik BALLA
Më të lexuarat


Shqipëri- Poloni/ Formacionet zyrtare, Sylvinho debuton me skemë sulmuese

Gradohet Granit Xhaka, çmenden serbët!

EURO 2024/ Gati për përballjen e madhe ndaj Polonisë, Silvinjo i beson shpirtit luftarak të kuqezinjve

Sonte mbrëmja e madhe, Poloni-Shqipëri për hapin e parë të Euro 2024, zbardhen detajet

Knock-outi i raundit të 3-të i jep fitoren ndaj boksierit Crossed, Kristjan Prenga hyn në histori dhe merr dy tituj

Sulmuesi i kombëtares franceze entuziast për rikthimin e madh të “gjelave”, shpreson të mos ndikojnë negativisht largimet e disa titullarëve

Silvinjo: E njohim Poloninë, do të jetë e vështirë, por ne shkojmë për fitore

Nuk ndalet Ronaldo në kualifikimet e Euro 2024, dy gola vetëm në pjesën e parë

Ndryshimi ndodhi pasi Nagelsman kishte krijuar përplasje me lojtarët e veçmas portierin Nojer, zëvendësimi nga Tuhel vjen natyrshëm në këtë moment

Gjasula kënaqet edhe me një barazim ndaj Polonisë, Ramadani premton më të mirën
