Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“L’Equipe” e bën fakt të kryer, Zidan do të zëvendësojë Murinjon në krye të Junajtid

Postuar: 16/08/2018 - 07:23

 Hoze Murinjo i kishte kërkuar klubit të Mançester Junajtid që të negocionte dhe në fund të sillte tek “Djajtë e kuq” anglezë pesë lojtarë cilësorë, por në fund klubi nuk ia përmbushi kërkesën, duke sjellë edhe irritimin e trajnerit portugez që kritikoi rëndë funksionarët e Junajtid, ndaj të cilëve tha se nuk e kuptonin rëndësinë e blerjeve verore dhe se kjo ndikonte në performancën e skuadrës dhe në objektivat e klubit anglez. Murinjo dëshironte të paktën dy blerje “big”, si një mënyrë për të mbajtur në kuotë të lartë pretendimet e klubit dhe të rivalizonte me Sitin, Liverpulin e Çelsin për titullin kampion. Por mungesa e këtyre blerjeve e irritoi tej mase teknikun portugez, i cili nuk i kurseu ironitë dhe thumbimet ndaj zyrtarëve, por kjo gjë shkaktoi pakënaqësi tek vetë drejtuesit, që nisën të kërkonin për një trajner të ri. Natyrisht, emri i Zinedin Zidane kishte prej ditësh që lakohej në mediat angleze, por referuar të përditshmes dhe prestigjiozes franceze “L’Equipe”, tashmë orët e Hoze Murinjos në krye të Junajtid janë të numëruara dhe se Zinedin Zidane do ta zëvendësojë atë. Në fakt, ish-trajneri i Realit ndodhej gjatë këtyre ditëve në Ibiza të Spanjës bashkë me gruan dhe djemtë e tij, për pushime dhe nuk ka preferuar të flasë për projektet e së ardhmes, megjithëse ai asnjëherë nuk e ka mohuar se mund të marrë drejtimin e “Djajve të kuq” anglezë. Sipas shtypit francez, marrin konfirmim nëpërmjet rreshtave të gazetës prestigjioze L’Equipe, zërat që qarkulluan në mediat angleze dy javë më parë. Sipas “L’Equipe”, Zinedine Zidane trajneri që fitoi tre herë Champions League në tre sezone radhazi me Realin e Madridit, mund t’u japë fund në kohë rekord pushimeve. Pas lamtumirës së paparashikuar nga “Los Blancos”, Zidane është gati për një eksperiencë të re te një tjetër klub shumë i madh në arenën europiane. Ish kampioni i botës me Francën në 1998-ën mund të marrë drejtimin e Mançester Junajtid për të zëvendësuar portugezin Hoze Murinjo. Raportet e “Special One” me drejtuesit e Djajve të Kuq janë acaruar ndjeshëm pas merkatos jo shumë të kushtueshme që zhvilloi klubi këtë verë dhe për këtë arsye Murinjo mund të shkarkohet nga detyra në ditët e ardhshme edhe pse Junajtid e nisi sezonin e ri me këmbën e mbarë pasi mposhti 2-1 Leicesterin në ndeshjen hapëse të Premier League. Sipas gazetës franceze, kalimi i Zidane te Mançester Junajtid po merr gjithnjë e më shumë formë nga dita në ditë. Madje në brendi të shkrimit lihet të kuptohet se Murinjo do të shkarkohet menjëherë pas rezultatit të parë negativ, por mund të shkarkohet dhe më parë pavarësisht rezultateve dhe kjo periudhë shihet si fundi i këtij muaji. Mbetet të mësohet se pse drejtuesit e Junajtid kanë në “syrin” e tyre vetëm Zidane dhe asnjë teknik tjetër si zëvendësues të Murinjos. Pavarësisht se çfarë shkruan shtypi francez, Murinjo beson se ai do ta mbyllë sezonin në krye të Junajtid dhe pavarësisht se klubi nuk ia plotësoi dëshirat, Mançester Junajtid mbetet një skuadër që lufton për titull dhe të gjithë trofetë sezonalë në Angli dhe në Europë./Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 5

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/09/2018 - 15:48

Kroati Luka Modriç mbrëmjen e djeshme u shpall futbollisti më i mirë i vitit për sezonin 2017-2018, dhe këtë trofe ka vendosur t’ia dedikojë një personi shumë të veçantë për jetën dhe karrierën e tij.

Postuar: 25/09/2018 - 13:42

Ish-mesfushori i Palermos, Mark Breshiano ka tërbuar italianët me deklaratën e tij.

Postuar: 25/09/2018 - 10:39

Pas ceremonisë së ndarjeve të çmimeve për futbollistët dhe trajnerët nga FIFA, është bërë publike

Postuar: 25/09/2018 - 08:12

Fabio Capello beson se mungesa e Cristiano Ronaldo-s dhe Lionel Messi-t në çmimet e FIFA-s tregon

Postuar: 25/09/2018 - 07:38

Luka Modriç është lojtari më i mirë në botë sipas FIFA-s.

Postuar: 25/09/2018 - 07:35

Midis Atalantës dhe Etrit Berishës në këtë moment ka një ngërç që duket i vështirë për t’u

Postuar: 25/09/2018 - 07:33

Kukësi po rikonstrukton stadiumin dhe deri sa të ketë impiantin tij në kushte moderne po luan sa