BREAKING NEWS

"Ndodh për herë të parë", profesori i sëmundjeve infektive jep lajmin që po e prisnim të gjithë: Pandemisë Covid-19 që pushtoi botën, po i vjen fundi! Ja pse nuk do të ketë valë të tretë

"Ndodh për herë të parë", profesori i
x

Sport

Lerda komenton Partizanin e tij: Ishte eksperiencë e bukur, shqiptarët të etur për sukses

Lerda komenton Partizanin e tij: Ishte eksperiencë e bukur, shqiptarët

Partizani vijon të jetë prej 6 vitesh një skuadër ambicioze për trofe, nisur nga investimi i madh që ka bërë në akademinë e klubit dhe në blerjet e lojtarëve, pa harruar edhe investimin e fundit me afro 10 mln euro të presidentit Gazment Demi për kompleksin e ri të klubi të kuq. Duhet thënë se Partizani është klub me shenja privatizimi më të avancuar se të tjerët, funksionon si i tillë dhe natyrisht është elitë e futbollit në Shqipëri. Historia e tij është shumë e pasur, por në të njëjtën kohë synohet të vijnë shumë trofe në vazhdim. Në epokën e presidentit Demi, Partizani ka mundur të fitojë një titull kampion, pikërisht në vitin 2019, por projekti me trajnerin Skënder Gega nuk vijoi më gjatë dhe klubi iu kthye sërish investimit në burime njerëzore italiane., pra me staf teknik e përgatitor italian. Por ata kanë dështuar dhe kjo është arsyeja që klubi iu kthye dhe një herë tjetër teknikëve shqiptarë, ku firmosi me Ilir Dajën, ekspertin e vërtetë të bankinave të Superiores. Por klubi nuk mundi të bëjë shumë ndryshime në grup në merkato, pasi UEFA ia bllokoi lëvizjet Partizanit për shkak të çështjes “Çinari”. Sidoqoftë, Daja ka premtuar të bëjë maksimumin me grupin që ka në dispozicion, duke pranuar se Partizani ka objektiva madhore sezonale. Por shpirti i lidhur me italianët nuk mungon. Madje as italianët që kanë qenë tek Partizani nuk mund të rrinë larg zhvillimeve të klubit. Në mediat italiane ata përshkruajnë emocionet e tyre me klubin e kuq shqiptar. Kështu, në “tuttomercatoweb”, ka folur ish-trajneri i fillimsezonit të shkuar, Franko Lerda, i cili e sheh periudhën që ai drejtoi “demat e kuq” shqiptarë si interesante, por edhe të suksesshme.

Lerda: Partizani, eksperiencë pozitive, por zgjati pak

Tekniku italian, duke folur për të përditshmen në fjalë, ka vënë në dukje se projekti i tij në krye të skuadrës së kuqe shqiptare nuk u përmbyll. Sipas tij, ky projekt duhej të shkonte deri në fund për të parë frytet e skuadrës. Ai e la ekipin në vend të gjashtë dhe skuadra në fakt e mbylli sezonin në këtë pozicion. Pra, aventura e tij te Partizani nuk zgjati shumë, madje as një sezon të plotë nuk e mbushi, mirëpo trajneri Franko Lerda ka përshtypje pozitive nga eksperienca në Shqipëri me të kuqtë. Në një intervistë TMË, italiani shprehet se arriti të njihte një kulturë ndryshe, ndërsa theksoi se në garat europiane siç ishte Champions ishin të pafat duke pasur përballë Karabak me një buxhet prej 25 milionë euro, ndërsa në Europa League përballë kishin Sherif Tiraspolin, ose ndryshe sipas Lerdës, Juventusin e Moldavisë. “Partizani ishte një eksperiencë pozitive, u nisëm nga kualifikueset e Champions duke u eliminuar nga Karabak. Ata kualifikohen shpesh për “play-off” të Champions League, kanë një buxhet prej 25 milionë eurosh. Baku është një qytet i pasur. Luajtëm në një betejë duke barazuar në ndeshjen e parë me rezultatin 0-0, dhe më pas në ndeshjen e radhës qëndruam në lojë deri pesë minuta para fundit për barazimin që mund të na kualifikonte. Pastaj në Europa League ishim kundër Sherif Tiraspolit, ose Juventusit të Moldavisë. Ndërkohë, fituam Superkupën, u nisëm mirë”, u shpreh Lera. Më pas ai i kthehet momentit të qëndrimit të tij të shkurtër në krye të pankinës së Partizanit, me idenë se mund të shkruante një faqe suksesi me këtë ekip. Por eksperienca e tij me “demat” në Kategorinë Superiore të Shqipërisë zgjati fare pak. “Kemi qenë në krye për të gjithë pjesën e parë të kampionatit, më pas ndodhi tërmeti. Ne pastaj ishim një pikë pas vendit të parë dhe u mposhtëm në ndeshjen direkte ndaj rivalëve. Në atë pikë, ne gjetëm marrëveshjen për një ndarje konsensuale. Më pas skuadra e mbylli në vendin e gjashtë. Megjithatë, për mua, ishte një eksperiencë e mirë. Ana sportive ishte e mirë dhe kam njohur një kulturë të ndryshme nga ajo e jona”, u shpreh Lerda. Kjo është një qasje disi e moderuar e Lerdës krahasuar me daljet e tij mediatike në momentet e para që u tërhoq nga Shqipëria. Një qëndrim i tillë duket se për të ishte eksperiencë e mirë dhe nuk përjashtohet mundësia që ai të kthehet në Superiore për të drejtuar në mos Partizanin ndonjë skuadër tjetër shqiptare.