BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Lerda mobilizon Partizanin: Derbi nuk luhet, -or fitohet, Tiranës i uroj sukses pas këtij takimi

Lerda mobilizon Partizanin: Derbi nuk luhet, -or fitohet, Tiranës i uroj

Sot në mbrëmje do të luhet në stadiumin e ri kombëtar ndeshja derbi midis Partizanit dhe Tiranës, e cila regjistron duelin e parë në kampionat që zhvillohet në impiantin e ri të futbollit në kryeqytet dhe ndeshja e dytë në radhë pas duelit që zhvilloi ekipi përfaqësues ndaj Francës në nëntor. Në kuadër të ndeshjes së sotme derbi, në konferencën për shtyp para gazetarëve doli trajneri i të kuqve, italiani Franko Lerda, i cili shpalosi objektivat e tij e të skuadrës për duelin e sotëm, duke mos kursyer ironitë e shpesh edhe mëshirën për situatën e rivalit, Tiranës, për krizën e brendshme të pankinës. “Të gjithë derbit janë ndeshje të rëndësishme, duhet të bëjmë figurë të mirë. Është fakt që prej vitesh Partizani bën mirë dhe ne duam që kjo ecuri të vijojë. Jemi të përgatitur. Besoj se kur luhen ndeshje derbi nuk ka favoritë, sepse përfshihen aspekte psikologjike më të rëndësishme se në ndeshjet e tjera”, theksoi Lerda, i bindur që ekipi i tij i ka kapacitetet e duhura teknike për ta përballuar sfidën dhe për ta fituar këtë duel derbi, i dyti në radhë për këtë sezon. më pas ai foli për gjendjen e skuadrës së tij dhe mungesat, apo grupin në tërësi. “Kemi një organikë të gjerë, nuk kemi qarë kur na ka munguar kush. E kemi përgatitur ndeshjen me ata që kemi në dispozicion, jo me ata që s’janë”, shtoi Lerda, i cili u pyet për gjendjen e Tiranës dhe mundësinë që ajo, si e plagosur që ishte në këto momente, mund ta “kafshonte” Partizanin. Por Lerda tha se kishte përqendrim veëm tek ekipi i tij. më tej ai tha se derbi luhet por së pari fitohet, duke vendosur kështiu objektiv vetëm trepikëshin, por pa e fyer kundërshtarin për të cilin tha që gëzon respekt. “Mendoj për skuadrën time dhe të përgatis futbollistët e mi. Do t’i respektojmë shumë kundërshtarët për atë që përfaqësojnë. Jemi të përqendruar vetëm te skuadra jonë, sepse në këtë ndeshje ndikojnë faktorë të ndryshëm. Sa i përket frazës, nëse luhet apo fitohet, kjo është ndeshje që fitohet, duke parë mbështetjen dhe besimin që tifozët kanë. Duhet të fitohet dhe për ta fituar duhet të zhvillohet një lojë perfekte. Shpresoj që Tirana të ringrihet në objektivat që ka, por jo nesër. Mendoj se është prezente dhe do të luftojë deri në fund. Është e vërtetë që, kur ka ndryshim trajnerësh, ka rezultate më të mira, sepse lojtarët mobilizohen më shumë. Ajo që di është se Egbo ka qenë prej vitesh pjesë e stafit dhe i njeh mirë pikat e forta të skuadrës së tij”, nënvizoi më tej trajneri Lerda.

Humbja me Bylisin dhe mësimet e nxjerra nga “demat”

Humbja në Ballsh ndaj Bylisit duket se ka lënë pasoja, por trajneri i “demave të kuq” beson se disfata në Ballsh është analizuar për mirë, pasi janë nxjerrë mësimet e duhura. “Ne kemi analizuar ndeshjen në Ballsh, kemi parë gjërat e mira dhe ato më pak të mira. Kemi punuar për këtë dhe e kemi mbyllur atë kapitull. Tani mendojmë për Tiranën, që nuk e meriton atë vend që ka. Është një provë shumë e rëndësishme për ne”, vijoi më tej tekniku italian në komentin e tij para gazetarëve. Më tej del në skemat taktike dhe në emrat konkretë të grupit, duke përmendur edhe mungesat e rëndësishme si të Telushit, Brojës apo të Malës. “Në i ndryshojmë shpesh skemat, nuk do të sakrifikojmë asnjë. Ndryshojmë shpesh në stërvitje. Për mua janë të rëndësishëm ata që kam në dispozicion, ata që nuk janë, nuk i llogaris. “Air Albania”? Është një vend i bukur, sepse është derbi. Pastaj të përurosh një stadium, që është ndër më të mirët në Europë, është kënaqësi e madhe. Nga lojtarët e mi pres që të bëjnë atë që dinë të bëjnë më mirë, asgjë më tepër. Dua fitoren, këtë dëshiron çdo trajner”, përfundoi Lerda. Në fakt, pritet me interes skemat taktike që do të ndjekë Lerda në këtë ndeshje, pasi Partizani po tenton shkëputjen e madhe në garë, kurse Tiranës i duhet me patjetër fitorja që të afrohet me kryesuesit dhe të rikthehet si pretendente.

Adriatik BALLA